Author: Adijat

Vrasja e Senada R. (27) nga lagjja Shuto Orizarë e Shkupit, e cila dje rreth orës 9:00 pa shenja jete është gjetur në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar është zbardhur tërësisht, informojnë nga SPB Tetovë. I dyshuar është bashkëshorti i saj B.G. (38) nga Shuto Orizarë të cilit gjatë ditës do t’i parashtrohet kallëzim penal deri te Prokuroria Publike e Gostivarit. Sipas pretendimeve nga kallëzimi, i dyshuari B.G. e ka kryer vrasjen e bashkëshortes dje në mëngjes me disa goditje me thikë në dorë, gjoks dhe bark. Më pas me shpejtësi e ka braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa dhe…

Lexo më Shumë

Shoqëria patriarkale në Maqedoni si duket akoma ushqen stereotipet gjinore, njofton agjencia e lajmeve INA. Ndoshta në këtë rastë vlen thënia e politikanes shqiptare Ganimete Musliu, se të jesh femër në politikën shqiptare, duhet të jesh 3 herë më e fortë se burrat. Kjo i demotivon shumë femra, të cilat nga frika e paragjykimeve dhe shpifjeve të paskruptullta vendosin të mos hyjnë ujrave të politikës. Dhe ky është realiteti, Partitë politike shqiptare në Maqedoni në garë për zgjedhjet lokale të caktuara më 15 tetor, drejtimin e komunës ia kanë besuar vetëm një gruaje – Teuta Arifi, e cila do të…

Lexo më Shumë

Rasti i “Sopotit”, ku ishin të pranishëm pesë të akuzuarit, dhe kjo ishte séance e parë pasi Prokurori Speciale Publike e ka marrë lëndën, është anuluar për muajin tjetër. Seanca shtyhet për shkak të mungesës së në gjykatësi i cili ka qenë në udhëtim zyrtar. I menjëhershëm ka qenë reagimi i prokurores special Fatime Fetai, e cila deklaroi “ se prêt që procesi gjyqësor për këtë lëndë pasi PSP e ka marrë në kompetencë të fillojë së ma shpejt sepse ky process tashë e disa vite po anulohet.  Ajo, nuk deshi të zbulojë se me çfarë argumentesh do të paraqitet…

Lexo më Shumë

Filmi “Amok” i regjisorit dhe skenaristit Vardan Torzija e fitoi çmimin kryesor “Feneri i artë 2017” në Festivalin filmik në Otranto, Itali. “Në veprën e tij të parë, regjisori me masë subtile dhe emocione të fuqishme rrëfen tregim për vuajtje dhe urrejtje, përmes rrëzimit të një engjëlli rebel në fundin e gjithë gjeneratës së re. I rëndë, i sëmurë, përplot me mavijosje, i dhunshëm, por edhe film i fuqishëm, ku drita depërton vetëm përmes një prerje të ngushtë të spirales. Por, kjo spirale është ajo e cila mund ta kalojë ardhmërinë”, thuhet në deklaratën e jurisë profesionale të Filmit. Rolet…

Lexo më Shumë

Biznes delegacioni i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, i cili qëndron në Sidnei me rastin e Kongresit të 10-të botëror të odave, ralizoi takime me kryetarin eOdës Ekonomike Maqedoni – Australi, Gjorgi Mihajlov dhe me ambasadorin e Maqedonisë, Vele Trpevski. Nga LOE sot kumtuan se në takimin ku ka marrë pjesë drejtori ekzekutiv i Odës, Aleksandar Zarkov dhe kryetari i Odës Turistike-Hotelierike, Arkan Kerim, u bisedua për potencialet për bashkëpunim mes kompanive të të dy vendeve, përmes këmbimit të përvojave, investimeve të përbashkëta dhe hyrje të kapitalit më të madh australian në Maqedoni. U theksua edhe nevoja për pasurimin…

Lexo më Shumë

Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Themelore Shkup, e ka informuar KSHZ se gjyqi nuk mund të jep vërtetime dhe certifikata se kandidatët nuk kanë qenë të dënuar për shkak se sistemi kompjuterik ku shtypen të dhënat evidencën penale dhe dënimet nuk ka punuar. Sistemi i prishur elektronik për sigurimin e të dhënave për kandidatët për kryetar dhe këshilltar komunal do të votojë shortin e renditjes për rajonin e Shkupit. Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Themelore Shkup,  e ka informuar KSHZ se gjyqi nuk mund të jep vërtetime dhe certifikata se kandidatët nuk kanë qenë të dënuar për shkak…

Lexo më Shumë

Gazetari Branko Gerovski u paraqit para kafenesë “Manda”, ku ishte marrë vesh për t’u takuar me Ljupço Pavleskin, me të cili kanë “nxehur” atmosferën në rrjetet sociale me paralajmërimet se do të takohen sot për të kërkuar llogari. Ljupço Pavleski ngjyrosi Branko Geroskin me ngjyrë të kuqe dhe verdhë duke i thënë “Ja revolucioni yt laraman”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Disa thanë se do të ketë përleshje fizike, ndërsa disa të tjerë menduan se do të përmbyllet vetëm me debat dhe fjalë, por ajo që u pa ishte vetëm ngjyrosja e Pavleskit. Geroski mori kërcënime dhe ofendime, por gjithë incidenti para…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Komitetit të tretë të përbashkët të Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, i cili u mbajt në Shkup, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim mes dy Qeverive në procesin e integrimeve evropiane. Delegacionin e lartë malazez, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, e kryeson ministri për Çështje Evropiane dhe negociues kryesor i Malit të Zi në negociatat me BE-në Aleksandar Andrija Pejoviç. Takimi u mbajt Zëvendëskryeministri Osmani në konferencë e përbashkët për shtyp ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve, e në veçanti faktin…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi seancën e 12-të, por që në fillim është dhënë pushim prej gjysmë ore në kërkesë të deputetit Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja. Pushimi është kërkuar që të mundet, siç tha Milloshovski, të dakordohen deputetët nga shumica parlamentare për cilin prej dy ligjeve të parashtruara nga VMRO-DPMNE do të japin mbështetje. Në vërejtje procedurale Milloshovski tha se si deputet të VMRO-DPMNE-së do t’i mbështesin ligjet për punëtorët e falimentuar për rritjen e pagës minimale dhe për heqjen e taksës radiodifuzive, por se kërkon të mbështetet të paktën njëri prej dy ligjeve që i parashtrojnë…

Lexo më Shumë

Ministri për Kulturë, Robert Allagjozovski në konferencën për shtyp të caktuar në ora 12:30, do të njoftojë se çka do të bëhet me monumentet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas analizave, ministri do të njoftojë nëse dhe si do të përfundojnë dhe nëse do të zhvendosen disa nga monumentet që qeveria e Gruevskit i vendosi në zonën qendrore të Shkupit. Ndër të tjera, një nga më të diskutueshmet për publikun është monumenti i “Qoses” para gjykatës. Ky monument është përmendur edhe në debatin gazetarëve në Telma javën e fundit, duke pyetur pse qeveria nuk ka filluar ende të paktën këtë monument të…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=hr_eykzEGqc Portali A1On ka bë një emision ndryshe për tri damat që udhëheqin prokurorinë Speciale Publike, Katica Janeva, Lençe Ristevska dhe Fatime Fetai. Ata edhe më tej preferojnë të flasin më tepër për mediumet maqedonase, ku nuk u parashtrohen pyetjet e “sikletshme” për rastet Sopoti, Monstra, Lagja e Trimave, e për raste tjera të montuara kundër shqiptarëve. Në fokus të pjesës së parë të storjes është jeta private e tyre, transmeton Gazeta Lajm. Në këtë emision, Fatime Fetai flet për jetën e saj në fshatin Bogovinë bashkë me burrin, vjehrrin, kunatin dhe kunatën. “Kështu jetohet zakonisht te ne, deri…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër nga ora 08:30 deri në orën 12:00 do të jenë banorët e rrugëve “Veleshka”, “Prespanska” dhe “Ohridska” në lagjen Maxhar Mëhallë në komunën e Qendrës. Në të njëjtën kohë energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatrave Çajlanë, Semenisht, Paniçar, Bukoviq, Laskarcë dhe Rahoviç në komunën e Sarajit. Qendra rajonale për menaxhim me kriza, duke iu referuar raportimit të EVN Maqedoni, kumtoi se nesër nga ora 08:30 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të mbesin edhe një pjesë e banorëve në fshatin Volkovë, gjegjësisht objekti i Ujësjellësit Vardar, ndërsa në periudhën nga ora…

Lexo më Shumë