“Edhe të qani nga foltorja shqiptarët nuk do të ju besojnë. Ju njohin juve nga protestat anti shqiptare kot e keni Milloshoski”. Kështu i ka replikuar deputeti i BDI-së, Ejup Alimi kolegut të tij nga VMRO-DPMNE, Milloshoski, pasi ky i fundit numëroi skandale kriminale të BDI-së. Në Kuvend po vazhdon debati për ligjin e gjuhëve.
Author: Adijat
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në suaza të aktiviteteve gjatë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork sot do të marrë pjesë në Biznes-forumin global të Blumberg, ku do të marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive, si dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë ditës kryeminsitri Zaev do të ketë takim bilateral me eurokomisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, ndërsa do të marrë pjesë edhe në darkën që e organizon përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Unionit, Federika Mogerini.…
Dje në mbrëmje (Shtator 19) midis orës 19.30 minuta dhe 24, persona të panjohur kanë kryer grabitje në një automjet të udhëtarëve “Folsfagen Turan” me targa zvicerane, në pronësi të 41-vjeçarit B.K nga fshati Poroj i cili e kishte parkuar automjetin në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, transmeton TetovaSot. Grabitësit ia kanë thyer xhamin në derën e përparme në të djathtë dhe duke kërkuar brenda automjetit, nga një çantë me ngjyrë të kafe kanë marr 25 mijë euro, portofolin me 1700 franga zvicerane, telefon celular, dy karta bankare, pasaportë, kartë identiteti zvicerane, patentën e shoferit , C-viza dhe çelësin nga…
Propozim-ligji për amnisti i cili duhet të vendoset në hetim publik në Regjistrin e vetëm elektronik të rregulloreve kombëtare, nuk do të vlejë për personat të cilët ndodhet në arrati, njoftoi në takim me gazetarët Sektori për komunikim në qeveri. Për propozim-ligjin për amnisti do të mund 20 ditë të dërgohen vërejtje dhe sugjerime dhe i njëjti nuk do të përfshijë personat që janë në ndjekje të organeve shtetërore, mes të cilëve edhe ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski dhe bashkëpunëtori i tij, Nikolla Boshkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me propozim-ligjin për amnisti parashihet të lirohen nga burgu…
Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në fillim të seancës ka qortuar shumicën parlamentare se nuk kanë siguruar kuorum. “Ju thash se duhet të vini dhe të siguroni kuorum. Nëse nuk kuptoni në gjuhën maqedonase do ju them edhe në shqip. Por si duket nuk kuptoni. Nëse ka nevojë edhe do ua vizatoj që të më kuptoni dhe të siguroni kuorum”, ka thënë Xhaferi, raporton Post.mk nga Parlamenti.
– Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski në intervistë për TV Alsat-M thekson se partia që ai drejton nuk është kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe, por ligji për zyrtarizimin e saj të jetë në korniza të Kushtetutës. “VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër përdorimit të gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike, duke e përfshirë edhe gjuhën shqipe. LSDM dhe Zoran Zaev luajnë lojë që para zgjedhjeve lokale të ofrojnë ligj i cili është jo-kushtetues. Ky ligj do të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë mënyrë LSDM dëshiron të mashtrojë dhe përfitojë vota të shqiptarëve. Në fazën e parë të ligjit…
Manuali i titulluar “Pyetje dhe përgjigje praktike për zbatim të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative (LPPA)” është prezantuar sot në punëtorinë në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Nga MSHIA shpjegojnë se në bashkëpunim me misionin e SIGMA-s e kanë përgatitur manualin me qëllim që të qartësohen disa çështje dhe të lehtësohet zbatimi i këtij Ligji në punën e përditshme të organeve publike. Në implementimin e deritanishëm, siç kumtojnë, janë theksuar një numër i madh i sfidave, edhe pse qëllimi i tij është që të sigurojë procedura administrative më efikase, më të thjeshta dhe më të…
Qendra për analiza ekonomike lidhur me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për grumbullim më efikas të TVSH-së, tregon se theksi është vënë në efikasitet të DAP-it, ndërkaq jo të shkallëve tatimore dhe bazës tatimore. Në drejtim të efikasitetit të shtuar të menaxhimit të TVSH-së, Qendra propozon që Ligji për TVSH-në të pastrohet, ndryshime dhe plotësime pas vlerësimit paraprak të të gjitha ndryshimeve dhe plotësimeve të bëra në dhjetë vitet e fundit në këtë ligj. QAE thekson se lidhur me rekomandimet nga vendosja e buxhetit të bazuar në rezultate, llogaritë tregojnë se benefitet e pritura nga vendosja e buxhetimit sipas performansave…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, tha sot ( e martë) se ministria që ai drejton është e angazhuar maksimalisht për lehtësimin e procedurës për marrje të lejes së ndërtimit, veprim me të cilin parashihet edhe pakësim i procedurave dhe shpenzimeve, shkruan Almakos. “Lehtësim do të ketë në procedurën e përgjithshme gjatë marrjes së lejes për ndërtim që i lëshojnë edhe komunat edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Ai është proces i lehtësimit që shpresoj se edhe përmes këtij debati dhe asaj që e kemi si ide nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të realizohet në periudhën në…
Lidhur me reagimin e Avokatit të Popullit se nxënëseve nga SHF “Vëllazërim Bashkimi” në Ohër u është ndaluar të vizitojnë mësimin sepse kanë mbajtur shami në kokë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se tek ata është drejtuar prindi i dy nxënëseve nga shkolla me kërkesë për mendim rreth rastit me vajzat e tij, të cilave nuk u është lejuar ndjekje e mësimit për shkak të mbajtjes së shamisë. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përgjigjen e letrës theksoi se konform Ligjit për arsim fillor, arsimi fillor është i detyrueshëm. Gjithashtu tregoi se në kompetencë të drejtorit është që ta…
Për përmirësimin e kapacitetit në sektorin e bujqësisë ndaj ndikimit të ndryshimeve klimaterike, është e nevojshme përshtatje përkatëse e politikave dhe programeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me ç’rast do të ndërmerren masa konkrete, tha ministri Lupço Nikollovski në hapjen e punëtorisë me temë “Zvogëlimi i ndjeshmërisë së bujqësisë prej ndryshimeve klimaterike”, që mbahet në Mavrovë në organizim të Organizatës për Bujqësi dhe Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara (FAO). Si hapa konkretë, ministri Nikollovski i theksoi definimin e masave për përshtatje ndaj ndryshimeve klimaterike dhe integrimin e tyre në programet për mbështetje financiare të…
Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë dhe Forumi për Maqedoni Demokratike në takimet e djeshme me delegacionin e lartë qeveritar në Nju-Jork shprehën kënaqësi nga gatishmëria e Qeverisë për bashkëpunim me ta. Kryeministri Zoran Zaev, ministri pa portofol i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dje në Nju-Jork u takuan me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë nga Amerika Veriore. Ata biseduan për zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat përballen mërgimtarët, si pengesat administrative gjatë aplikimit për pasaporta ose dokumente të tjera në përfaqësitë diplomatikekonsullore. FMD-ja gjithashtu hapi diskutim për problemet rreth futjes së…