Kitaristi i njohur amerikan dhe botëror, Al Di Meola pas pushimit pothuajse 10-vjeçar përsëri kthehet në Shkup dhe më 25 nëntor do t’i mbajë dy koncerte (në orën 20 dhe 22) në Operën dhe baletin e Maqedonisë. Ai do të shfaqet me program shumë specifik, me muzikën e Bitëllsave, Pjacolës, si dhe këngë të tij autoriale. Opinioni më i gjerë botëror Al Di Meolan e njohu në vitin 1970, si kitarist në përbërjen xhaz-fjuzhën të “Return to forever”, në të cilin bëjnë pjesë pianisti Çik Korea, basisti Stenli Klark dhe bateristi Leni Uajt. Gjatë kohës kur ai ishte pjesë e…
Author: Adijat
Drejtuesi i Sindikatës së punëtorëve Bajram Amiti tha për Alsat M se drejtuesit e Jugohromit kanë kërkuar nga Qeveria leje për të punuar dhe njëkohësisht të vendosen edhe filtrat. Për sektorin Civil, dhënia e lejes për të restartuar fabrika pa ndërtimin e filtrave është e pa pranueshme. Ndryshe, ri-hapja e fabrikës u paralajmërua nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes me pronarët e saj të enjten, pritet të ndodhë në mars apo prill të 2018-tës, njofton Portalb. Në këtë reagoi ashpër lëvizja Eco Guerilla si dhe Nëna dhe Fëmija, lëvizje që kanë qenë pjesë e protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, gjë që u…
Më shumë se 400 tituj prej mbi 250 autorë nga Maqedonia, të shpërblyera dhe përkthyera, midis të cilëve edhe 70 tituj nga autorë nga Maqedonia të përkthyera në gjuhë evropiane do të ekspozohen në stendën e Republikës së Maqedonisë në panairin e librit në Frankfurt, i cili do të mbahet nga sot e deri më 15 tetor. Prezantimi i Maqedonisë në panairin në Frankfurt sivjet është në organizim të Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë, ndërsa financiarisht është i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Komisarë të prezantimit të sivjetmë në panair janë shtëpitë botuese “Tri”, “Ars Lamina”, “Kultura” dhe KSC Polica.…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes popullore, u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. “Më 11 tetor 1941, para saktë 76 viteve, Maqedonia e zgjodhi rrugën e luftës kundër të këqijave më të mëdha në historinë e njerëzimit – fashizmit dhe nazizmit. Të vetëdijshëm se liria e vërtetë për Maqedoninë nuk mund të dhurohet, por të fitohet vetëm me luftë, populli i Maqedonisë e filloi luftën nacionalçlirimtare. Në këtë luftë populli i Maqedonisë u rilind dhe u ndje i lirë që ta marrë fatin në duart e veta”, thuhet…
Shpalosja gjysmake, me gabime, apo edhe versionet e ndryshuar brenda pak minutash të programeve zgjedhore, nga vet kandidatët, shkaktojnë konfuzion tek qytetarët dhe dyshim se vallë a do të realizohen vërtet ato premtime e plane që prezantohen para këtyre të fundit. Kjo vërehet shumë në këtë fushatë parazgjedhore ku falë debateve televizive, kandidatët mund të shpalosin programet e tyre për atë se si do të menaxhojnë me komunën në harkun kohorë 4 vjeçar. Megjithatë, në pjesën më të madhe të rasteve, janë vet ata kandidatë që të lënë përshtypjen se nuk e dinë saktësisht se çfarë do të punojnë apo…
Në Maqedoni rreth 1300 persona në vit humbin jetën si pasojë sëmundjeve që shkaktohen nga ndotja e ajrit. Këto të dhëna u bënë publike disa muaj më parë nga studimi i prezantuar nga Instituti i Shëndetit Publik për rajonin e Shkupit, por ndotja vazhdon edhe pas disa muajsh të mbetet i njëjti shqetësim serioz për vendin edhe përkundër shumë projekteve, pjesa më e madhe e të cilave ka mbetur në sirtar, shkruan Almakos. Pikërisht lidhur me këtë temë u mbaj debat publik, ku i pranishëm ishte edhe zv. ministri në ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, i…
Katër persona kanë sulmuar dhe plaçkitur një 30 vjeçar në sheshin “Skenderbeu” në Shkup. Sipas asaj që personi e ka treguar në polici, katër plaçkitësit i janë afruar dhe e kanë kërcënuar duke i kërkuar para diku mes orës 3 dhe 4 të natës. Ia kanë kontrolluar xhepat dhe i kanë gjetur 500 denarë që ia kanë vjedhur. Por, nuk e kanë lënë me kaq. Ia kanë vjedhur edhe telefonin celular dhe atletet që i ka pasur të veshura në këmbë. Rasti ka ndodhur pardje natën, ndërsa personi i plaçkitur rastin e ka denoncuar dje. Policia thotë se po punon…
Në listën e vendeve të njerëzve në mbipeshë, gjithnjë sipas OBSH-së, “Maqedonia është radhitur në vendin e 80-të, për konsumimin e duhanit në vendin 4-të, kurse për alkool në vendin e 90-të” Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) për konsumimin e alkoolit, duhanit dhe shkallën e mbipeshës, ka bërë një hulumtim që ka përfshirë gjithsej 179 vende. Kështu, sipas të dhënave të këtij hulumtimi rezulton që Çekia të rreshtohet në vendin e parë si vendi më i pashëndetshëm në botë, më saktë çdo person në Çeki në vit konsumon 13,7 litër alkool, kurse kur bëhet fjalë për pirjen e duhanit Çekia…
Një sërë parregullsish lidhur me kushtet hapësinore dhe të kuadrit si dhe pajisjeve, kanë konstatuar inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) pas mbikëqyrjes së kryer inspektuese në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri (KGJA). Siç kumtoi drejtoresha e ISHSSH, Irina Sotirova Buhova, mbikëqyrja e jashtëzakonshme është zbatuar me kërkesë të drejtoreshës së KGJA, Viktoria Jovanovska. “Në repartin për trajtim intensiv dhe postintensiv ka vëllim të rritur të punës në raport me kapacitetet hapësinore dhe të kuadrit. Janë të sistemuar nga dy foshnja të sapolindura në një inkuabtor, gjegjësisht në 25 inkubatorë kanë qenë 49 foshnja të sapolindura. Në Repartin…
Qeveria në seancën e sotme do ta shqyrtojë informacionin për nevojën nga nënshkrimin e aneksit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradës së re Demir Kapi-Smokvicë, si pjesë e Korridorit Panevropian 10, si dhe ankesin ndaj Marrëveshjes për mbikëqyrje të punëve në këtë autostradë, informoi shërbimi qeveritar për media. Kabineti qeveritar duhet të debatojë për informacionet për statusin me thirrjen e katërt publike për financimin e projekteve në kuadër të dy instrumenteve të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe për Strategjinë nacionale për pronësi industriale 2016-2018 me planin e akcizës për zbatim. Është paralajmëruar se do të shqyrtohet dhe do…
Kandidati për Kryetar Komune të Çairit nga Lëvizja BESA, Prof.Dr. Zeqirija Ibrahimi, prezenton projektin për Çairin, në sferën e sportit. Video-spoti është shpërndarë në faqen zyrtare në facebook të tij: “Për një jetë të re”. #Voto14 – Zeqirija Ibrahimi VIDEO: https://www.facebook.com/Zeqirija2017/videos/868716173294502/
Debatet e shumta parazgjedhore që së fundmi janë bërë aktuale edhe në Maqedoni janë duke mundësuar krijimin e një ideje më të kompletuar tek qytetarëve për kandidatët e propozuar për kryetarë komune. Përballja verbale e kundërshtarëve politik dhe përgjigja e drejtpërdrejtë e tyre rreth pyetjeve të qytetarëve të pranishëm në ambientet ku këto debate zhvillohen, ka bërë që të “ rrëzohet” muri abstrakt i ndërtuar me fleta A4 ku janë fjalimet klishe e monotone e që përsëriten ndër vite në fushatat parazgjedhore, pasi që veçse është vërtetuar se problemet që tangojnë qytetarët rregullohen me punë dhe jo me premtime, shkruan…