Kitaristi i njohur amerikan dhe botëror, Al Di Meola pas pushimit
pothuajse 10-vjeçar përsëri kthehet në Shkup dhe më 25 nëntor do t’i mbajë dy koncerte (në orën 20 dhe 22) në Operën dhe baletin e Maqedonisë.
Ai do të shfaqet me program shumë specifik, me muzikën e Bitëllsave, Pjacolës, si dhe këngë të tij autoriale.
Opinioni më i gjerë botëror Al Di Meolan e njohu në vitin 1970, si kitarist në përbërjen xhaz-fjuzhën të “Return to forever”, në të cilin bëjnë pjesë pianisti Çik Korea, basisti Stenli Klark dhe bateristi Leni Uajt. Gjatë kohës kur ai ishte pjesë e “Return to Forever”, ata publikuan tre albume. Por, nga fundi i vitit 1970, muzikanti vendos të bëjë karrierë solo dhe deri më sot i ka publikuar 24 albume. Ka fituar shumë çmime të rëndësishme dhe ka shitur mbi 10 milionë kopje nga edicionet e tij.
Al Di Meola ka bashkëpunuar me shuma emra të njohur si Poll Sajmon, Fill Kollins, Luçiano Pavaroti, Karlos Santana, Xhimi Pejxh, Frenk Zapa dhe shumë të tjerë.
Biletat për shitje janë lëshuar më 9 tetor me çmim prej 1.500 dhe 2.000 denarë.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Rastet e Arlinda Zekajt: Kryeministri pranon raportet, konferencë për media nesër
- Gazetari e zbulon: Erion Veliaj u izolua në qelitë e Fierit me urdhër të Ramës. Vendimi për shkak të…
- Rezultatet zgjedhore në Serbi, Rizvan Sulejmani: Pas Millosheviqit, Serbia hyn në procesin e “demillosheviqizimit”
- Hakmarrja e Ramës ndaj influencerave që dolën ne protestë, reagon Fjoralba Ponari: Balluku vodhi 1 miliardë euro, me pafytyrësinë më të madhe propozojnë taksa të reja
- Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia riafirmojnë marrëdhëniet miqësore dhe mbështetjen për integrimin evropian
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite


