Përfaqësuesi i CIVIL-it, Xhabi Deralla u shpreh se në Resnjë ka pasur tentime për blerje votash por ky rast i është lënë në dorë të autoriteteve zyrtare për tu verifikuar. Sipas raporteve të kësaj organizate, në rajonin e Resnjës është vërejtur tentim për blerjen e votave të dy anëtarëve të një familje për 4.500 denarë, por ata i kanë refuzuar paratë. “Ekzistojnë një sërë raportesh që arritën te CIVIL se dhe në dy raste tjera përveç atij në Resnjë ka pasur tentime për blerje votash. Bëhet fjalë për raporte aq senzitive, sa që duhet të verifikohen së paku edhe një…
Author: Adijat
Një votues në qytetin e Strugës ka fotografuar votën në vendin e votimit por është diktuar nga një vëzhgues i shoqatës qytetare MOST. Votuesi është shoqëruar më pas nga policia të cilët kanë gjetur foton në celularin e tij. Pas kësaj, zhvillimi i procesit të votimit ka vazhduar pa u ndërperë, ku deri në ora 12 kanë dalur 12% të votuesve. https://www.youtube.com/watch?v=XuwUYPSyi44
Komuna me dalje me të madhe deri në ora 10 është Demir Kapija 19% , më e ulëta Likova 3.89%. Nga komunat e Shkupit Gjorgje Petrov 11.5 % në Çair më e vogla nga komunat e Shkupit 5% . Qyteti i shkupit 9,57%. Nuk është raportuar asnjë incident, në disa vendvotime ka pasur vones deri në gjysmë ore për shkak se anëtarët e komisionit zgjedhor komunal kanë qenë të detyruar të largojnë materiale propaganistike nga rrethina e vendvotimeve, ndersa meqë nuk ka kaluar më shumë se 1 orë vonesë, në pajtim me kodin zgjedhor edhe këto vendvotime do të mbyllen…
Në vendvotimin numër 2686 në Komunën Aerodrom me intervenim të policisë është ndërprerë procesi i votimit, njoftojnë nga CIVIL. Një votuesit i janë dhënë katër fletëvotime, ndërsa kur i ka lëshuar në kuti ka pasur vetëm tri. I ka munguar fletëvotimi i listës së këshilltarëve për Aerodrom. Pas reagimit të Komisionit Zgjedhor, policia ka ndërprerë votimin, ndërsa votuesi është mbajtur në vendvotim. Policia pret urdhër për kontroll. Ekipi monitorues i CIVIL njofton se për shkak të ndërprerjes së votimit është krijuar rrëmujë, ndërsa disa votues kanë refuzuar të presin dhe janë larguar. Ndërprerja po zgjat tanimë gjysëm ore.
Në komunën e Aerodromit, përfaqësuesit e disa këshillave zgjedhor kanë vërejtur disa parregullsi të vogla duke theksuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident madhor. Sipas tyre, dalja në votime deri në këtë orë ka qenë e kënaqshme. https://www.youtube.com/watch?v=Oa5Vp5k1wsQ
Prishja e sekretit të votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e bordeve zgjedhore janë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit. Votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës zgjedhore. Kjo paraqet bazë për prishjen e sekretit të votimit dhe mund të sjell deri në anulimin e zgjedhjeve. Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe temperatura në rritje. Era do të fryjë e dobët në drjetim të veriut. Temperatura minimale do të lëvizin prej 2 deri 10 gradë, ndërsa maksimalja prej 20 deri 26 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i njëjtë. Tempertaurat do të lëvizin prej 6 deri 25 gradë.
Mbi 1.8 milion qytetarë sot do të shfrytësojnë të drejtën e tyre për të votuar, votë përmes së cilës, do të zgjedhin kandidatin më të denjë për të drejtuar komunën e tyre. Në orën 7 të mengjesit janë hapur vendvotimet dhe që në mëngjes herët është parë interesim tek qytetarët për të shfrytëzuar të drejtën e votës, shkruan Almakos. Në komunën e Cairit ku të drejtë votë kanë rreth 557 797 qytetarë, ndërsa për ditën e sotme dëri në orën 8:00 në një nga vend votimet, në shkollën “7 Marsi”janë paraqitur rreth 2% e votuesve. Në Komunën e Sarajit në…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka dalë i dëshpëruar nga tubimi përmbyllës në Tetovë. Gjatë gjithë tubimit Ahmeti qëndronte me fytyrë të vërenjtur dhe i dëshpëruar. Edhe pse tubimi ishte i përbashkët për tre degët e kësaj partie Tetova, Bogovina dhe Tearca, mbështetësit e kësaj partie nuk arritën të mbushin as një sallë të vogël sporti të shkollës së mesme medicinale. Në videot e publikuara nga faqet zyrtare të BDI-së, në të gjitha sekuencat, pa përjashtim, Ahmeti duket duke ndjekur fjalimet e bashkëpartiakëve të tij në gjendje të dëshpëruar. Por, kjo gjendje e kreut të BDI-së siç duket ka shqetësuar…
Portalet e afërta me BDI-në janë detyruar të demantojnë vetëveten lidhur me raportimin për tubimin e sontëm madhështor të Lëvizjes BESA në Shkup. Portalet në fjalë fillimisht publikuan fotografi nga momentet para fillimit të tubimit kur simpatizantët sapo kishin filluar të grumbullohen dhe vendosën tituj se “dështon tubimi i Lëvizjes BESA”. Por me afrimin e momentit të fillimit të fushatës dhe deri në fund fotot e publikuara nga mediat e tjera dhe pamja në vend të ngjarjes i detyroi ata të demantojnë vetëveten. Të detyruar nga presioni i opinionit dhe të demantuar nga pamjet që vërshuan rrjetet sociale, në fund…
Që nga ndryshimi i tekstit fillestar të Marrëveshjes së Ohrit, koalicionet e dëmshme për shqiptarët, vrasjet e dhe burgosjet e komandantëve të UÇK-së, rastet e montuara ndaj shqiptarëve, diskriminimi ekonomik…të gjitha këto mbajnë vulën e një personi: Ali Ahmeti. Kryetari i BDI-së jo vetëm që ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë kohës që nëpërkëmbeshin shqiptarët, por ekzistojnë dyshime për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në të shumtën e rasteve. Së fundmi, duke parë rrezikun e humbjes në zgjedhje lokale, ai “bëri marrëveshje me djallin”. Koalicioni parazgjedhor me LSDM-në, vjen në kohën kur vetë BDI-ja i konsideronte si tradhtarë të gjithë…
Të respektuar të pranishëm, neve dhe fitoren na ndajnë vetëm edhe dy ditë. Prandaj bëni sabër, bëni lutje dhe angazhohuni që këto dy ditë ta bëjmë detyrën tonë në mënyrën më të mirë, sepse pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. Nëse ne u përmbahemi detyrave tona, pa dyshim që të dielën në mbrëmje përsëri do të jemi këtu për të festuar. Ndërsa çelësi i festës e ka vetëm një emër – numri 14. Ju faleminderit dhe mirupafshim në festën e fitores. Zeqirija Ibrahimi Shkup – Çair, 13.10.2017 https://www.facebook.com/Zeqirija2017/posts/870656396433813