Gjatë ditës së djeshme një fotografi preki shumë zemra në Çairi. Ishte ajo kur Zeqirija Ibrahimi në Gazi Babë u prit nga një loke me ëmbëlsira në dorë. E sonte, Ibrahimi nuk harroi që gjatë fjalimit të tij ta përmend loken dhe t’i jap një premtim të madh. “E nderuara haxhi nene e Metinit të Gazi Babës, ta dish se dora jote në ballin tim dhe lotët e Metinit tënd janë kujdestarë të punës sime dhe dëshmi e besimit tuaj dhe premtoj se asnjëherë nuk do të zhgënjej”, ishte mesazhi i Ibrahimit ndaj haxhi nenës e cila e priti gjatë…
Author: Adijat
Zeqirija Ibrahimi gjatë fjalimit të tij u dha besën mësuesve dhe mësimdhënësve në Çair se asnjëherë më komuna nuk do të mund t’i shantazhoj arsimtarët e shkollave. “Nga 16 tetori ju do të jeni të lirë të vendosni vet për bindjet tuaja dhe të mos keni frikë më nga askush. Arsimtare dhe mësuese të dashura, unë ju premtoj se ne do ta ndalim politizimin e shkollave, dhe po qese, gjatë mandatit tonë, nuk do t’i pajisim shkollat e Çairit me banka dhe karrige të reja, edhe njëherë nuk kandidoj më për komunën e Çairit”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi. Ai premtoi se…
“Nëse Çarshia gjatë mandatit tonë nuk bëhet qendra kulturore shpirtërore dhe ekonomike e Shkupit, unë nuk vij më për të kërkuar votë”. Ky ishte premtimi i Zeqrija Ibrahimit i bërë për esnafët e Çarshisë së vjetër dhe gjithë zejtarët. Ai shtoi se do të punojnë pareshtur që qendra tregtare ‘Mavrovasja’ dhe Çarshia të jenë epiqendra të zhvillimit ekonomikë, ndërsa shtoi se është i gatshëm tu gjindet pranë gjithë të rinjve të cilët kanë dëshirë dhe duan të hapin biznese të reja. Poashtu Ibrahimi premtoi edhe zgjidhjen e kaosit në komunë e Çairit. “I nderuari dhe shumë i respektuari Hazhi Mensur,…
“Ata i thyejnë paswordat tonë por s’munden me i thye kurrë zemra tona. Ata futen edhe në intimitetin dhe privatësinë tonë, ama ne futemi në zemrat e njerëzve. Me këto fjali Zeqirija Ibrahimi e hapi tubimin madhështor të organizuar në Çairçankë. Ai shtoi se kundërshtarët edhe mund të publikojë bisedat e zhvilluar me miq dhe familjarë por se ata i kanë marrë zemrat e gjithë njerëzve në Çair. “Dhe, kjo flet për moralin që e kemi ne, dhe flet për mungesën të moralit që e kanë ata. Andaj unë sonte u them, fal e keni, s’ka problem. I nderuari kryetar…
Ali Ahmeti në një intervistë për portalet tha se ai në vitin 2013 ka bërë më shumë se Ziadin Sela dhe ka qenë ai i cili ja ka siguruar Selës fitoren. “Edhe pot ë humbiste Sela do të akuzoheshim ne. Andaj kjo më futi në një situatë që të angazhohem seriozisht që në rrethinë e dytë të dalim të suksesshëm”, deklaroi Ahmeti. AI Ahmeti tha se ai ka kërkuar që të hetohet puna e funksionarëve të BDI-së.
Qytetarët, dhe njohësit e rrethanave politike ndajnë pothuajse mendim të njëjtë sa i përket votimit të individëve të rikandiduar për kryetarë komune edhe përkundrejt faktit se të njejtët në mandatin e parë mund të thuhet pa hezitim se kanë dështuar në zgjidhjen e problemeve që tangojnë shoqërinë, shkruan Almakos. Sipas analistëve, nëse në Maqedoni do të kishim demokraci të shëndoshë,rikandidimi i tyre nuk do të vinte në shprehje, por për fat të keq jetojmë në një shtet ku pushtetet lokale kryekomunarët i kanë shndërruar në “pashallëqe”, shkruan Almakos. Sipas njohësit të rrethanave politike, Abdylvehab Ejupit, kaosi dhe histeria institucionale, shoqërore…
Zeqirija Ibrahimi gjatë fjalimit të tij në tubimin në Çairçankë premtoi një përkujdesje të madh për klubin futbollistik Shkupi. “I nderuari futbollist Ertan. O e bëjmë klubin futbollistik Shkupi identitet të shqiptarit të Shkupit, o nuk kërkojmë më votë në Çair”, tha Ibrahimi. Ai gjithashtu premtoi se të rinjve do të mundohen kushte që ata të merren me sport. “I nderuari Seid e Hasip për juve të rinjve do të shpikim zgjidhje të patjetërsueshme që ju të merreni me sport dhe të mos e keni dert se në çfarë fushe i bëni stërvitjet dhe se kush i mbulon shpenzimet e…
Lëvizja BESA sot e ka tubimin e tij qendrore në Komunën e Çairit, në kompleksin Çairçanka, Besatarët e mbushin gjithë rrugët ku edhe komunikacioni është ndaluar, aq që nuk ka vend edhe për kalimtarët. Ja fotografia e Besatarëve në Çairçank: https://rajoni.net/levizja-besa-siguron-komunen-e-cairit-foto-dokument/
Një sërë keqpërdorimesh të bëra në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, nga qeveria e kaluar, u bënë publike sot nga zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, njohton Almakos. Për tre rastet që u publikuan sot, u tha se qeveria e kaluar ka dakorduar tenderë, marrëveshje dhe furnizime, shërbime për të cilat nga arka e shtetit janë nxjerrë shuma të mëdha parash. Në rastin e parë, për të cilin qeveria ka kërkuar nga MPB-ja që të hapë hetime, ngrihen akuza për furnizimin me bileta të aeroplanëve nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) në periudhën prej vitit 2014 deri…
Mëngjesi i sotëm e gjeti Shkupin me shumë zhurmë dhe komunikacion të stërngarkuar, posaçërisht në “ Radhët Partizane”. Sirena të njëpasnjëshme të cilat jepnin “ alarmin” se pjesmarrësist në komunikacion po vonoheshin për të shkuar në punë apo për të realizuar obligime të tjera, pasi nevojiteshin rreth 60 minuta për kalimin e bulevardit “ Radhët Partizane”, shkruan Almakos. E gjitha kjo, siç njoftuan nga MPB, bëhet për shkak se sonte do të mbahet tubimi parazgjedhorë i VMRO-DPMNE-së dhe për këtë arsye është mbyllur bulevardi “ Ilinden” duke sjellë ri-kahëzimin e komunikacionit në të dy akset para Qeverisë. “Ri-kahëzimi është në…
“A long way home” me regji të Ibër Dearit ka marrë çmimin filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër. Filmi me këtë çmim u shpërblye në Festivalin ndërkombëtar të filmit “Kinenov” që u mbajt në Shkup nga data 6 deri më 11 tetor. Lajmin për çmimin e filmit, për KultPlus, e ka bërë të ditur vetë regjisori Deari, i cili ka treguar se ky është çmimi i dytë për këtë film të tij, i cili tash është duke garuar edhe në 15 festivale të tjera ndërkombëtare. Juria e festivalit “Kinenova”, është përbërë nga: Goran Markoviq (Serbi), Julia Uchansu (Turqi),…
Qeveria nuk zbulon emrat e televizioneve që kanë marrë miliona euro nga pushteti i kaluar për emetimin e fushatave qeveritare, por nëse bëhet një analizë nga të dhënat e publikuar për televizionet komerciale me koncesion kombëtar, mund të shihet se cilat janë televizionet që qëndrojnë pas shifrave në tabelën që ka publikuar qeveria. Nëse krahasohen të dhënat e publikuara në të kaluarën nga institucionet me të tashmet, projeksionet flasin se më shumë para nga qeveria ka fituar “Sitel”, “Kanal 5” dhe “Alfa”, ndërsa më pak “Telma” dhe “Alsat-M”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shifër të konsiderueshme prej 2.8 milionë eurove ka marrë…

