Author: Adijat

Liderët e partive më të mëdha politike shqiptare  në vend, gjatë ditës së sotme patën takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shkup si Ii ftuar në Samitin 100, shkruan Almakos. Takimet me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni i filloi me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ky i fundit pas takimit, para gazetarëve foli për temat  e biseduara me kryeministrin Rama, por edhe u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për çështjet më aktuale në vend, konkretisht zgjedhjet lokale. “Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu…

Lexo më Shumë

Maqedonia pothuajse çdo dy vjet zhvillon procese zgjedhore, por edhe përkundër faktit që qytetarët votojnë për të njëjtat subjekte politike në një hark të shkurtër kohor, luhatja në numrin e përgjithshëm të votave që ka siguruar një parti, është i madh, për disa pozitiv dhe për disa negative, shkruan Almakos. Nën llupë kemi partitë politike më të mëdha shqiptare, BDI, Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare. Kjo e fundi është ajo e cila nuk ka mundur t’i ruaj rreth 14 mijë vota të qytetarëve, pasi në zgjedhjet e kaluara PDSH siguroi rreth 30 mijë vota, ndërsa në…

Lexo më Shumë

Kryetari I Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Edi Rama , tha se me të njëjtin pati një takim miqësor ku u diskutuan zgjedhjet në vend dhe gjendja në rajon. I pyetur nëse janë marrë hapa konkret sa I përket koalicionit me Lëvizjen BESA për në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Sela tha se më 15 tetor sovrani e dha fjalën dhe mesazhin e tij, dhe se në bazë të këtij mesazhi do të merren hapat e ardhshëm. Sa u përket 17 votave të LSDM-së në Strugë, Sela tha se , ato vota janë të LSDM-së…

Lexo më Shumë

Nga informacionet e publikuara nga KSHZ-ja, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale partitë do të garojnë në 35 komuna, shkruan Almakos. – VMRO-DPMNE dhe LSDM do të garojnë në 19 komuna, -BDI DHE Aleanca për Shqiptarët  do të garojnë në pesë komuna, -BDI dhe BESA do të garojnë në 9 komuna -BDI dhe LSDM në 1 komunë – LSDM dhe Lidhja e romëve  në 1 komunë dhe -PDSH dhe BESA në një komunë. Sipas të dhënave të përpunuar nga KSHZ-ja në rrethin e parë LSDM fitoi 37 kryetarë për komuna,  dhe kandidatët në epërsi kundrejt VMRO-DPMN-së ishin në Kisella…

Lexo më Shumë

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të 6-ta lokale nëpër disa media online në vend, filluan spekulimet se ASH do të dalë nga koalicioni qeveritar. Megjithatë së fundmi këto informacione janë cilësuar si shpifje dhe të pavërteta nga vet Aleanca Për Shqiptarët, shkruan Almakos. “Funksionimi i shtetit të së drejtës në Maqedoni, si dhe rishqyrtimi i rasteve të montuara politike, vënia në procedurë parlamentare të Ligjit të Gjuhës shqipe si dhe votimi i sajë ditëve në vijim janë treguesit më të saktë të rolit dhe veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët, si dhe kontributi ynë në përcaktimin politik në instalimin e vlerave…

Lexo më Shumë

Mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Malit të Zi ishte temë e takimit të ministrit të angazhuar për rregulloren e përmirësimit të klimës investuese për kompanitë vendore Zoran Shapuriq me ministrin e Transportit dhe Marinës të Malit të Zi, Osman Nurkoviq. Siç informuan sot nga Kabineti i ministrit, Shapuriq e ka informuar ministrin malazez për masat dhe aktivitetet që i ndërmerr Qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, si dhe për t’u bërë anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Të dy ministrat janë dakorduar se perspektivat euroatlantike janë alternativa e vetme për të…

Lexo më Shumë

Me marsh të qetë dhe aksion humanitar, Federata e fermerëve (FFRM) dhe Rrjeti për zhvillim rural sot në Resnjë dhe Oteshevë do ta shënojnë 15 tetorin, Ditën ndërkombëtare të gruas rurale. Qëllimi është të ceket nevoja për përforcim ekonomik të gruas rurale, involvimit të saj më të madh në krijimin e politikave bujqësore, si dhe luftës së përbashkët kundër diskriminimit dhe barrierave tradicionale të cilat më së shumti bëjnë probleme në edukimin dhe zhvillimin e grave rurale. Marshi do të fillojë në mesditë, në orën 12:00, e më pas festimi vazhdon në Oteshevë në orën 13:30 me aksion humanitar. Mjetet…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Shkup do të takojë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, shkruan Gazetar Ekspres. Marrim vesh që tema bisedimi do të janë zgjedhjet e sapopërfunduara lokale në Maqedoni, zbatimi i Deklaratës së Përbashkët të partive parlamentare shqiptare si dhe integrimi euroatlantik. Rama po qëndron në Shkup për të marrë pjesë në samitin e 100 bizneseve më të mëdha të Evropës juglindore bashkë me kryeministrat e vendeve të rajonit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot do të realizojë takim me kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i cili po merr pjesë në Samitin 100 në Shkup. Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë qeveritar nga të dy vendet. “Zaev dhe Zvizdiq do të bisedojnë për çështje bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe për çështje të interesit rajonal për qytetarët e të dy vendeve”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Pas takimit të tyre në Qeverinë e RM-së do të mbajnë konferencë për shtyp me fillim në orën…

Lexo më Shumë

Përqindja e elektoratit që votoi në zgjedhjet e 6-ta lokale në vend , në komunat me shumicë shqiptarë, ishte më e ulët se në komunat me shumicë maqedonase. Kjo vërehej nga të dhënat zyrtare të publikuara dje në konferencat e njëpasnjëshme të KSHZ-së. Krahasuar me zgjedhjet lokale të realizuara në vitin 2013, përqindje më të ulët  të elektoratit që ka votuar, ka Kërçova  dhe atë deri në orën 17:00, 22,65% më pak, njohton Almakos. Sipas profesorit Sefer Tahiri, një nga elementë që ka ndikuar për të pasur rezultat të tillë është edhe fakti që në Maqedoni çdo dy vjet organizohen…

Lexo më Shumë

Njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka qenë fushata më e qetë deri më tani. Sipas tij, e tillë do të jetë edhe java e fundit e kësaj fushate. Maliqi ka thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk ka pasur ndarje të ashpra në mes të pushtetit dhe opozitës sepse të gjitha partitë synojnë, nëse jo të jenë fituese dhe bartëse të pushtetit, atëherë të bëhen pjesë e pushtetit nëpërmjet koalicioneve. “Kjo fushatë ka qenë ndër më të qetat deri më sot dhe besoj se e tillë do…

Lexo më Shumë

Mbi 150 liderë biznesi nga Evropa Juglindore, katër kryeministra nga Ballkani Perëndimor, ministra dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian marrin pjesë në Samitin rajonal 100 që filloi sot në Shkup. Lidhshmëria është tema kryesore e Samitit 100 në Shkup, gjegjësisht lidhshmëria në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesorë do të jetë eurokomisarja për Transport, Violeta Bulc të cilës do t’i bashkohen liderë të njohur të biznesit, përfaqësues të kompanive të njohura nga rajoni, si Hidrija, ASA Group, Fondacioni Atlas, Grupi Atlantik, Gorenje, BMV, Podravka, Filip Moris, BBI, Uber, Bambi dhe të tjerët, si dhe përfaqësues…

Lexo më Shumë