Periudha nga nëntori deri në shkurt do të jetë kyçe për aktivizimin e procesit negociues për kontestin me ermin mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për arritje të progresit për këtë çështje, shkruan sot gazeta greke “Katimerini”. Ndërmjetësuesi Metju Nimic, sipas gazetës, do të jetë tejet aktiv në këtë periudhë, duke marrë parasysh rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoni. “Katimerini” në komentin e tij thekson se rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni, në të cilat fitore bindëse arriti koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e kryeministrit aktual Zoran Zaev, ndërsa humbje të madhe pësoi VMRO-DPMNE-ja opozitare…
Author: Adijat
Shteti im, Republika e Maqedonisë, sot ndërton shoqëri të vërtetë multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale, në të cilën nëpërmjet përfshirjes së diversiteteve, krijojmë kushte për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të çdo individi dhe të çdo bashkësie etnike, theksoi në fjalimin e tij kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili e kryeson delegacionin parlamentar të Asamblesë së Unionit Interparlamentar (UIP) në Shën Petërburg. Xhaferi tha se me ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe dialogut në vitin 2001 Maqedonia arriti të evitojë përplasje më të mëdha ushtarake midis dy bashkësive më të mëdha etnike dhe se pikërisht jotoleranca dhe përpjekjet për imponimin e…
Me fushatën nën moton “Mendoni edhe për ne”, në rajonin e Gostivarit filloi shënimi i Javës së luftës kundër urisë. Ditëve në vijim organizata komunale e Kryqit të Kuq Gostivar do të kyçet me më shumë aktivitete dhe aksione humanitare. Qëllimi i fushatës është të ngrihet vetëdija tek njerëzit për problemet me varfërinë dhe urinë dhe plotësisht t’i inspirojë në mënyrë që ta tregojnë solidaritetin e tyre. Kryqi i Kuq i Gostivarit planifikon grumbullim të donacioneve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me ndarje të triskave në vlerë prej 20 denarëve, pagesave përmes thirrjes në numrin e telefonit 143-400 dhe…
Gjatë ditës së sotme pritet që dy partitë Shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, të zyrtarizojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke mes tyre për në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale. Mbrëmë në emisionin “ Klik Plus”, Faton Fazliu, nga Lëvizja Besa dhe Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët, gjatë tërë kohëzgjatjes së emisionit debatues, insistonin që kritikave të rivalit të tyre BDI, që përfaqësohej nga Ilmi Selami, t’u përgjigjeshin me bindje se ky koalicion nuk është “kundër” dikujt, por “pro” një jete më të mirë për qytetarët e Maqedonisë. Një ditë më parë u publikua një fotografi e takimit…
Afati për parashtrimin e ankesave nga ana e partive deri tek KSHZ, në lidhje me zgjedhjet lokale te mbajtura me 15 tetor përfundoi mbrëmë rreth orës 2 të mëngjesit. 25 është numri i ankesave të parashtruara tek KSH, deri në orën 19:00. Numrin më të madh të ankesave e ka parashtruar partia VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, dy nga partia TMRO, dhe një nga Aleanca për Shqiptarët. Mbrëmë në orën 2 skadoi afati për parashtrimin e ankesave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve…
Drejtoria për udhëheqje të librave amë dhe odat e avokatëve, përmbaruesve dhe noterëve, sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim, i cili ka të bëjë me këmbimin elektronik të të dhënave për procedurat që i zhvillojnë këto institucione. Memorandumin do ta nënshkruajnë drejtori i Drejtorisë, Gjoko Kotevski dhe kryetarët e Odës dë përmbaruesve, Zoran Dimov, të Odës së noterëve, Vasil Kuzmanovski dhe të Odës së avokatëve, Nikolla Dodevski.
Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkat Nefron sot organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e Ditës evropiane për dhurim të organeve, e cila shënohet nën moton “Dhuro organ – dhuro jetë”. Nga Shoqata informojnë se aktivitetet e tyre lidhur me Ditën evropiane të dhurimit të organeve janë të orientuara drejt rritjes së vetëdijes publike dhe edukimit të gjithë popullatës për nevojën dhe rëndësinë e dhurimit të organeve dhe indeve dhe transplantimit në përgjithësi. Në tryezën e rrumbullakët shoqata Nefron në bashkëpunim me institucionet kompetente, profesionistët shëndetësorë, pacientët e transplantuar, dhuruesit e organeve dhe ata të cilët kanë nevojë për…
Shoqata HOPS – Obsione për jetë të shëndetshme Shkup, së bashku me organizatat partnere nga rjaoni dhe nga Evropa, të bashkuara në Rrjetin për përforcim të fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, po kryejnë trajnim për gjendjen dhe politikat lidhur me fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social në Maqedoni dhe në Ballkan. Trajnimi për punë me fëmijë dhe të rinj në rrezik social është mbështetur nga BE-ja. Dedikimi është për ekspertë dhe praktikantë nga institucionet shtetërore dhe organizatat qytetare nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të cilët janë të përkushtuar në mbrojtjen e…
Katër persona janë lënduar më lehtë në katër prej gjithsej gjashtë aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa dy kanë kaluar me dëme materiale. Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh, mes të cilave dy shoferë të cilët kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese sinjalizuese, si dhe gjashtë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 27 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Me…
Ministria e Kulturës sot në Muzeun e Arteve Bashkëkohore nga ora 10 do të organizojë debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022. Debati do të ketë pjesë hyrëse në të cilin është paralajmëruar fjalim i zëvendësministrit të Kulturës, Vlladimir Llazovski, ndërsa këshilltari Zllatko Teodosievski do ta prezantojë versionin e përmirësuar të projektit të parë të strategjisë për zhvillim kulturor 2018-2022. Pastaj, të gjithë të pranishmit në disa panel grupe sipas veprimtarive do të mund t’i ndajnë idetë e tyre rreth strategjisë së ardhshme në kulturë në…
Liderët e partive më të mëdha politike shqiptare në vend, gjatë ditës së sotme patën takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shkup si Ii ftuar në Samitin 100, shkruan Almakos. Takimet me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni i filloi me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ky i fundit pas takimit, para gazetarëve foli për temat e biseduara me kryeministrin Rama, por edhe u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për çështjet më aktuale në vend, konkretisht zgjedhjet lokale. “Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu…
Maqedonia pothuajse çdo dy vjet zhvillon procese zgjedhore, por edhe përkundër faktit që qytetarët votojnë për të njëjtat subjekte politike në një hark të shkurtër kohor, luhatja në numrin e përgjithshëm të votave që ka siguruar një parti, është i madh, për disa pozitiv dhe për disa negative, shkruan Almakos. Nën llupë kemi partitë politike më të mëdha shqiptare, BDI, Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare. Kjo e fundi është ajo e cila nuk ka mundur t’i ruaj rreth 14 mijë vota të qytetarëve, pasi në zgjedhjet e kaluara PDSH siguroi rreth 30 mijë vota, ndërsa në…

