Me fushatën nën moton “Mendoni edhe për ne”, në rajonin e
Gostivarit filloi shënimi i Javës së luftës kundër urisë. Ditëve në vijim organizata komunale e Kryqit të Kuq Gostivar do të kyçet me më shumë aktivitete dhe aksione humanitare.
Qëllimi i fushatës është të ngrihet vetëdija tek njerëzit për problemet me varfërinë dhe urinë dhe plotësisht t’i inspirojë në mënyrë që ta tregojnë solidaritetin e tyre.
Kryqi i Kuq i Gostivarit planifikon grumbullim të donacioneve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me ndarje të triskave në vlerë prej 20 denarëve, pagesave përmes thirrjes në numrin e telefonit 143-400 dhe pagesë në xhiro llogarinë e Fondit për solidaritet.
“Këto ditë, ‘Klubi i të rinjve’ do të vendosë stendë të posaçme për grumbullim të mjeteve. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe biznesmenëve të kyçen në aksionet tona humanitare dhe të kontribuojnë për ndihmë atyre familjeve të cilat më së shumti kanë nevojë”, tha Merita Alili, sekretare e OK Kryqi i Kuq Gostivar.
Me mjetet e grumbulluara në të holla do të sigurohen pako me ushqime për familjet e rrezikuara sociale në rajonin e Gostivarit.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


