Author: Adijat

Në organizim të Panairit të Shkupit nga data 25 deri 27 të këtij muaji në VIP arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 43-të i panairit ndërkombëtar TEHNOMA dhe edicioni i 37-të i Ekspozitës ndërkombëtare të inovacioneve – MAKINOVA 2017. Në manifestimet e panairit do të prezantohen veprimtari, prodhime, shërbime dhe ekspertizë e firmave vendore dhe të huaja nga metalurgjia, elektroteknika, energjetika, ndërtimtaria…. “Ekipi i Panairit të Shkupit me vite i përgatit manifestimet e njohura të panairit të cilët rezultojnë me dhjetëra mijë vizitorë dhe lidhje të shumta afariste dhe kontakte me ndikim të jashtëzakonshëm mbi ekonominë…

Lexo më Shumë

Vlera e përgjithshme e shportës sindikale në gusht ka arritur 32.316 denarë. Prej tyre, për ushqim dhe komunale qytetarët nga buxheti familjar kanë ndarë 23.871 denarë, tregojnë të dhënat e vlerës së shportës minimale sindikale që e publikon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Për ushqim në gusht janë ndarë 13.422 denarë, për shpenzime komunale 8.235 denarë, ndërkaq për pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje 2.197 denarë. Sipas shportës sindikale, mbajtja e higjienës personale në gusht ka kushtuar 980 denarë, ndërsa mbajtja e higjienës në shtëpi 1.244 denarë, Për transport, në muaj qytetarët kanë shpenzuar 2.340 denarë, ndërsa për rroba dhe këpucë…

Lexo më Shumë

“Bisha” në regji të Sergej Fedotovit nga teatri “U Mosta” nga Perm, Rusi, e fitoi çmimin për shfaqje më të mirë në edicionin e 11-të të Festivalit teatror ndërkombëtar “Skupi”. Vendimin e solli juria treanëtarëshe – Vebi Qerimi, Gjorgji Jolevski dhe Lluka Kortina. Festivali u mbyll mbrëmë me performimin e shfaqjes së fundit nga programi i sivjetmë – “Shërbëtoret” nga Teatri kombëtar “Ivan Vazov” nga Sofja. Nga hapja më 12 tetor u performuan edhe shfaqjet “Shtëpia e Bernarda Albas”nga Teatri “Andon Çajupi” nga Korça, Shqipëri, “Matriti” i Teatrit të qytetit Gjakovë, Kosovë, monodrama izraelite “Pi duhan si burrë”, i inspiruar…

Lexo më Shumë

MPB ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga policia greke për arrestimin e ish-shefave Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski në Selanik. MIA mbrëmë publikoi se të dy ish-shefat në MPB, të cilët disa muaj ishin në arrati, janë paraburgosur në Selanik, Greqi. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”. Të dytë nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Ata janë të akuzuar për shkatërrim të pajisjes për përgjim.

Lexo më Shumë

Sot shënohen 14 vjet nga Lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Humanistja me shtat të vogël, por me zemër të madhe do bënte që mbarë bota të njihte shpirtin e saj të madh. Nënë Tereza e Kalkutës u lumturua në 19 tetor të 2003-it nga Papa Gjon Pali i Dytë, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfëritë e të varfërve”, të cilëve ajo u kushtoi krejt jetën. Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, e cila vdiq në shtator 1997 në…

Lexo më Shumë

Me koncert të trios David Helbok nga Austria dhe të ansamblit të madh nga Norvegjia – Trondhejm xhaz orkestra me Ole Morten Vagan, sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të fillojë edicioni i 36-të i Festivalit të Xhazit në Shkup. Në katër ditët e festivalit janë paralajmëruar emra aktual dhe të shquar të muzikës xhaz nga SHBA-ja, Evropa dhe Afrika. “Ekskluzivisht, për një koncert të vetëm evropian nga Çikagoja vjen njëra ndër këngëtaret më të mira të xhazit në botë – Di Aleksander (20 tetor). Në mbrëmjen e njëjtë (21 tetor) do të interpretojnë dy emra legjendar nga…

Lexo më Shumë

Gjykata në Shkup në sot është paraparë ta jep vendimin për Sulejman Osmanin, i akuzuar në rastin Kumanova. Gjykimi i Osmanit është bërë ndarazi nga pjesëtarët e tjerë të grupit “Kumanova”. Ai një seancë të mbajtur ditë më parë ka dhënë fjalën përfundimtare, ku ka mohuar aktakuzën për terrorizëm dhe ka theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk qëndruan në Kumanovë për të mbrojtur as Ali Ahmetin e as Nikolla Gruesvkin, por për të avancuar të drejtat e shqiptarëve. “Në Maqedoni nuk kemi ardhur as për Gruevskin dhe as për Ali Ahmetin ashtu siç flitet, por ne jemi këtu…

Lexo më Shumë

Një shofer dhe një motociklist janë më rëndë të lënduar në dy nga gjithsej 13 aksidente që janë regjistruar në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit, shkruan Aktuale.mk. Në shtatë aksidente janë lënduar më lehtë tetë persona, ndërkaq aksidentet tjera kanë kaluar me dëme materiale. Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe dënime ndaj shoferëve të cilt nuk kanë respektuar rregullat në trafik. Karrotreci ka mënjanuar 56 vetura për prakim në vende të ndaluara.

Lexo më Shumë

RZH) në vlerë prej pothuajse 800.000 euro për shkak të fillimit jo në kohë të projekteve për të cilat kompania ka marrë hua nga banka, në vlerë prej rreth 50 milionë eurosh. Kjo, siç thekson drejtori i përgjithshëm dhe kryetar i KD të SHA MEPSO, Sasho Vasilevski, në intervistë për MIA-n, është notuar në vërejtjet në raportin preliminar të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) për punë materialo-financiare të kompanisë. Revizionin e ka porositur menaxhmenti paraprak i MEPSO-s, ndërsa rezultatet janë konfirmuar edhe në revizionin intern që e kanë zbatuar të gjithë drejtorët resorë gjatë pranim-dorëzimit të funksioneve me kërkesë të…

Lexo më Shumë

85 fëmijë përdorues të drogës janë kontaktuar nga Shoqata “Hops” në Shkup, deri në fund të 2016 dhe më pas edhe 30 kontakte të reja, për të cilët nuk është ndërmarr asnjë veprim nga institucionet përgjegjëse shtetërore që mund të konsiderohet adekuat dhe i përshtatshëm për sëmundjen e varësisë me të cilën ata jetojnë. Shoqata “HOPS”, për jetë të shëndetshme në Shkup, së bashku me organizatat partnere nga rajoni dhe Evropa, të bashkuar për të forcuar rrjetin fëmijët dhe të rinjtë në rrezik, do të zhvillojë trajnime mbi situatën dhe politikat që lidhen me fëmijët dhe të rinjtë në rrezik…

Lexo më Shumë

Atë që nuk e bënë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, vendosën ta bëjnë në raundin e dytë. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja  BESA, sot  zyrtarizuan bashkëpunimin  dhe përkrahjen reciproke  për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, konferencë gjatë  së cilës shfaqën shpresa për bashkëpunim edhe në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Almakos. Megjithatë të pyetur se përse nuk e bënë një bashkëpunim të tillë prej më herët, sepse ashtu do t’u kursenin të gjithëve këtë raund të dytë, pasi që sipas rezultateve zyrtare së bashku mund të fitonin në shumë komuna,  Elmi Aziri nga ASH dhe Afri Gashi, nga…

Lexo më Shumë

Qeveria planifikon ta zvogëlojë deficitin buxhetor për vitin 2018 nën 2,9 për qind të BPV-së, aq sa është këtë vit dhe një prej opsioneve është të japë bono ndërkombëtare në tregun global, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intrvistë për Blumberg. “Jemi të vendosur që deficiti vitin e ardhshëm të jetë pak më i vogël se këtë vit, në pajtim me qëllimin tonë për konsolidim fiskal gradual. Sa i takon vitit 2018, lëshimi i bonos ndërkombëtare është gjithashtu opsion, duke i pasur parasysh kushtet e volitshme në tregun ndërkombëtar”, thekson Tevdovski në intervistën të cilën e transmetoi MIA.…

Lexo më Shumë