Në organizim të Panairit të Shkupit nga data 25 deri 27 të këtij muaji në
VIP arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 43-të i panairit ndërkombëtar
TEHNOMA dhe edicioni i 37-të i Ekspozitës ndërkombëtare të inovacioneve – MAKINOVA 2017.
Në manifestimet e panairit do të prezantohen veprimtari, prodhime, shërbime dhe ekspertizë e
firmave vendore dhe të huaja nga metalurgjia, elektroteknika, energjetika, ndërtimtaria….
“Ekipi i Panairit të Shkupit me vite i përgatit manifestimet e njohura të panairit të cilët rezultojnë me
dhjetëra mijë vizitorë dhe lidhje të shumta afariste dhe kontakte me ndikim të jashtëzakonshëm mbi
ekonominë në Republikën e Maqedonisë. Ky ekip profesional në tërësi e investon aftësinë e tij dhe përvojën shumëvjeçare në organizim të edicionit të sivjetmë të panairit TEHNOMA 2017 dhe VIP Arena ‘Boris Trajkovski’ do ta shndërrojë në një qendër për inovacion dhe teknologji”, deklaroi Dejan Koshutiq, drejtor ekzekutiv i Panairit të Shkupit.
Siç potencuan nga panairi i Shkupit, në TEHNOMA tanimë katër dekada prezantohen ekonomitë kombëtare nga shumë vende dhe rajone dhe organizohen programe të ndryshme profesionale dhe B2B takime.
Hapja zyrtare e TENOMA 2017 është caktuar për më 25 tetor (e mërkurë) në orën 11:30 në VIP Arenën “Boris Trajkovski”.
Orari i punës për vizitë në panair është nga ora 10 deri në orën 19. Çmimi i biletës hyrëse është 50 denarë, ndërsa për vizita të organizuara grupore kushton 30 denarë.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


