Author: Adijat

Shtatë persona janë lënduar më lehtë në pesë prej gjithsej 10 aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve.Dyzet e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara dhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Katërmbëdhjetë persona janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 shoferë të cilët nuk e kanë…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni sot në mëngjes po mban mot me vranësira me reshje të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Gjatë ditës reshjet e shiut në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesët jugore dhe qendrore. Lokalisht do të ketë kushte edhe për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura maksimale sot do të lëvizë prej 10 deri 15 gradë. DPHM informon se më së shumit shi ka rënë në Mavrovë – 28 litra në metër katror, ndërsa më pak në Kriva Pallankë dhe Vinicë vetëm një litër në metër katror. Në Gjevgjeli…

Lexo më Shumë

Opozita do të votojë “ kundër” për leximin e parë të propozim-ligjit për gjuhën shqipe që pritet të bëhet nesër (15 nentor). Gjatë debatit të sotëm, deputëtet e VMRO-DPMNE-së u kujdesën që përmes fjalimeve të tyre të tregojnë se ende kanë qëndrim të njëjtë sa i takon këtij propozim-ligji, pra se i njëjti është antikushtetues, por megjithatë kundërshtimi i tyre është më i vobektë në krahasim me leximin e zhvilluar para 23 shtatorit, shkruan Almakos. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, tha se propozimi ka elemente diskriminuese ndaj bashkësive të tjera, andaj  tha se të njëjtat do të përpiqen t’i eliminojnë.…

Lexo më Shumë

Disa pjesë nga komunat e Shkupit: Qendër, Karposh, Çair, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Çuçer Sandevë nesër do të jenë pa energji elektrike për shkak të intervenimeve të caktuara në rrjetin elektro-energjetik. Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 09:30 pa furnizim me energji elektrike do të jenë konsumatorët nga bulevardi “Ilinden”, pjesa tek Kopshti zoologjik, rr.”Orce Nikollov” dhe rr.”Ruzveltova” në komunën Qendër. Pa energji nga ora 08:30 deri në orën 11:00 do të jenë konsumatorët e një pjesë të Vodnos së Mesme – transmetues për RTV kanale, një pjesë e Krushopekut të Epërm dhe një pjesë e fshatit Nerez…

Lexo më Shumë

Këshilltari rajonal për ujë dhe menaxhim me mbetjet pranë Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni –  Cliff Hammer, i shoqëruar nga Bujar Ibishi dhe Stanisllava Dodeva, realizoi sot një takim pune me kryetarin e komunës së Gostivarit, dr. Arben Taravari. Duke uruar kryetarin Taravari për postin e ri, z. Hammer u interesua për punën e tij në ditët e para të mandatit. Me këtë rast, ai njoftoi kryetarin e komunës së Gostivarit për dy projektet e reja të cilat së shpejti duhet të fillojnë të implementohen dhe të cilat financohen nga qeveria zvicerane. Menaxhimi rajonal me mbeturinat është projekti i financuar…

Lexo më Shumë

Policia dje rreth orës 10 ka ndaluar shtetasin e Kosovës, me inicialet H.R, i cili ka qenë në hapësirat e kazermës Ilinden në Shkup. Nga policia informuan se 58 vjeçari është ndaluar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “hyrje e pa autorizuar në objekte ushtarak dhe bërja e skicave apo vizatimeve të objekteve ushtarake. Policia informoi se pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal dhe do të ndërmerren veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë do ta fillojë përgatitjen e pakos për ndryshime të disa ligjeve, me të cilat duhet të sigurojë kontroll të jashtëm të pavarur të punës së policisë, njofton Portalb.mk. Sipas njoftimit, të publikuar sot, ndryshimet do të bëhen në ligjin për Shërbim Prokurorial, për Prokurori Publike, për Këshillin e Prokurorëve Publik dhe në Kodin Penal. Përgatitja e ndryshimeve në katër ligje ka filluar dje, ndërkaq zgjidhjet e para duhet të jenë gati deri më 24 nëntor. Kontrollin e punës së policisë – të rregullt në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të burgjeve, për të cilën është…

Lexo më Shumë

Në qendrën për urgjencë në Shkup është sjellur 87-vjeçari, i cili duke mbledhur molla ka rënë nga pema dhe ka ndërruar jetë. Nga policia njoftojnë se në qendrën për urgjencë në Shkup, dje rreth orës 15:00 është sjellur K.M (87) nga Shkupi, i cili nga lëndimet që ka marrë pas rënies nga molla ka ndërruar jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Të martën rreth orës 16 e 15 minuta, 22 vjeçarja Ç.M. nga Shkupi ka denoncuar në polici se të njëjtën ditë rreth orës 16 është rrahur nga personi me iniciale E.S. nga Turqia. Sipas saj, sulmi fizik ka ndodhur në bulevardin “Kirili dhe Metodij” në afërsi të Qendrës Tregtare “Ramstor”, shkruan Gazeta Lajm. Policia informon se ai e ka tërhequr zvarrë 22 vjeçaren për flokë dhe pasi e ka rrëzuar në tokë e ka goditur me shqelma në fytyrë dhe në trup. Shkak pë sulmin fizik ka qenë zënka paraprake e vajzës me një mik të shtetasit të Turqisë. Policia…

Lexo më Shumë

Përgatitjet teknike dhe institucionale të Rajonit të Pellagonisë, atij Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit, janë të domosdoshme për vendosjen e një sistemi të vetëqëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturinat në nivel rajonal. Kjo është realizuar në kuadër të projektit 24-mujor për menaxhim me mbeturinat në katër rajonet, financuar nga Bashkimi Evropian me 3,58 milionë euro. “Janë përpunuar dizajnet për zbatim dhe dokumentet e tjera planore, që janë paraparë për ndërtimin e një deponie rajonale me transfer-stacione adekuate për secilin prej këtyre rajoneve në veçanti”, tha Ana Karanfillova Maznevska, udhëheqëse e Sektorit për mbeturina pranë Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Nga viti 2013 deri në vitin 2017, në Maqedoni u identifikuan 33 viktima të trafikimit me njerëz prej të cilëve 22 janë fëmijë. Prej tyre, më i madh është numri i viktimave në vend i trafikimit me njerëz, mbi të gjitha janë gra dhe fëmijë. Kjo sot u theksua në takimin e koordinatorëve kombëtarë për luftë kundër trafikimit me njerëz në Evropën Juglindore. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili e hapi takimin, të pranishmëve u rekomandoi në mënyrë profesionale dhe me argumente të jenë progresive të gjitha aspektet, dhe theksoi se është i bindur që diskutimi do…

Lexo më Shumë

Mundësitë për mbështetje financiare për hapje të vendeve të reja të punës përmes masave dhe programeve për sektorin afarist, në pjesën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që janë pjesë e Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësim për vitin 2017, u prezantuan sot para përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë. “Masat kanë të bëjnë me avancimin e mundësive për punë në këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe blerje të pajisjes, si dhe mbështetje për punësim të të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Është shumë me rëndësi këto masa të promovohen drejtpërdrejtë para afaristëve…

Lexo më Shumë