Nga viti 2013 deri në vitin 2017, në Maqedoni u identifikuan 33
viktima të trafikimit me njerëz prej të cilëve 22 janë fëmijë. Prej tyre, më i madh është numri i viktimave në vend i trafikimit me njerëz, mbi të gjitha janë gra dhe fëmijë.
Kjo sot u theksua në takimin e koordinatorëve kombëtarë për luftë kundër trafikimit me njerëz në Evropën Juglindore.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili e hapi takimin, të pranishmëve u rekomandoi në mënyrë profesionale dhe me argumente të jenë progresive të gjitha aspektet, dhe theksoi se është i bindur që diskutimi do të jetë frytdhënës me ide për kundërshtim funksional të trafikimit me njerëz.
Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme Magdalena Nestorovska tha se Maqedonia në dispozicion ka një kornizë të gjerë ligjore për luftë kundër trafikimit me njerëz, e cila është e përforcuar dhe harmonizuar me legjislacionin evropian dhe me standardet ligjore
ndërkombëtare. Ambasadori i Francës në Maqedoni Kristijan Timonie tha se Franca i ndjek të gjitha aktivitetet në këtë fushë dhe se tashmë i ka miratuar të gjitha direktivat e vitit 2012 të cilat, sipas tij paraqesin pamje të
mirë për trupit njerëzor. Franca, shtoi ai, ka miratuar edhe strategji për luftë trafikim me njerëz që e cila është miratuar në 2014. Timonie dha mbështetje të plotë për bashkimin e vendeve anëtare të EJL-së në luftën kundër trafikimit me njerëz. Sipas raportit global të UNODC-it për trafikim me njerëz, që e prezantoi përfaqësuesi i tyre Davor Raus, i cili përfshin 136 shtete, nga gratë viktima të trafikimit me njerëz, 72 për qind i janë ekspozuar keqpërdorimit seksual, ndërsa 85 për qind burra janë trafikuar për nevojat e punës së detyruar.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni
- The Washington Post: Protestat kundër Ramë përshkallëzohen! Opozita ndez flakadanë në Kuvend
- Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re


