Sekretari shtetëror i OSBE-së Tomas Greminger sot e vazhdon vizitën në Maqedoni. Greminger do të ketë takime me ministrin e Punëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi si dhe me përfaqësues të partive parlamentare. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takim Dimitrov dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të këmbejnë mendime për klimën e re shoqërore në Maqedoni, ndërsa do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin e Qeverisë me OSBE-në dhe përkrahjen që jep OSBE-ja në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit tonë. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të ketë…
Author: Adijat
Akademi solemne do të mbahet sot me rastin e 70-vjetorit të formimit të Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe me rastin e 17 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve të Lindur para kohe. Klinika informoi se qëllimi është që të ngrihet vetëdija publike e të gjithë faktorëve në shoqëri për fëmijët e lindur para kohe.
Qendra e Shkupit sot në mëngjes është pa ngrohje qendrore për shkak të një defekti të përçuesit kryesor nga rrjeti shpërndarës i ngrohjes nga ngrohtorja “Istok”. Nga kompania “BEG” e cila është angazhuar për distribuim dhe furnizimin me energji termike informojnë se ekipet po punojnë në riparimin e defektit dhe se pritet rreth mesditës konsumatorët nga kjo pjesë e qytetit të kenë ngrohje qendrore. “Sipas vlerësimit pritet në afat më të shpejtë, për dy orë defekti të sanohet, pas çka do të vijojë mbushje e përçuesit dhe normalizim i dërgesës së energjisë termike. Ngrohja pritet të stabilizohet rreth mesditës”, thonë…
Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic caktoi takim me përfaqësuesit e dy vendeve në Bruksel më 11 dhe 12 dhjetor. “Takimi është pjesë e angazhimeve të KB-së që t’u ndihmohet të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për çështjen e emrit”, thuhet në kumtesën e zyrës së Nimicit. Fillimisht bisedimet u planifikuan për javën e ardhshme, por u anuluan dhe u ricaktuan për në dhjetor. Raundi i ri i bisedimeve vjen në periudhën e klimës së përmirësuar politike midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe pritjeve optimiste nga…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të të shiut, të cilat më shumë do të përfaqësohen në rajonet perëndimore. Temperatura do të lëvizë prej 8 deri në 17 gradë Celsiu
Bashkimi Demokratik për Integrim i frikësohet afrimit të Lidhjes Socialdemokrate të kryeministrit Zoran Zaev dhe Lëvizjes Besa. Prandaj tashmë dy javë deputetët e BDI-së e sabotojnë punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime për ta penguar kështu realizimin e marrëveshjes politike mes grupit parlamentar të LSDM-së dhe të Besës, e cila parasheh zgjedhjen e Sekretarit të Kuvendit, Cvetanka Ivanova, dhe të pesë zëvendësve të saj, me ç’rast njëri duhej të ishte propozim nga radhët e Besës. Burime nga Lëvizja Besa njoftojnë se deputetët e BDI, Artan Grubi dhe Ejup Alimi, që ta sabotojnë këtë marrëveshje nuk marrin pjesë ne mbledhjen…
Shumica e të burgosurve në Maqedoni nuk i përkasin etnisë maqedonase, edhe pse ata përbëjnë 63 për qind të popullsisë së vendit. Nga gjithsej 2.797 të qytetarëve të dënuar me burgim, maqedonas janë vetëm 1105, ose afër 38 për qind e tyre. Këto janë të dhënat e Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, të kërkuara nga Almakos, për të verifikuar një bisedë të përgjuar të ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, ku ajo thotë se burgjet e Maqedonisë janë të mbushura me shqiptar. Shifrat zyrtare sikur e konfirmojnë deklaratën e Jankullovsës sepse pjesa dërmuese e njerëzve të privuar nga…
Banka Botërore sot do ta prezentojë raportin ekonomik të rregullt gjysmëvjetor për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për gjendjet në ekonomitë e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës dhe Shqipërisë përmes video linkut do të flasin Linda Van Gelder, drejtoreshë e rajonit për Evropën Juglindore dhe Galina Andronova – Vinçelete, menaxhere e sektorit për makroekonomi dhe menaxhim fiskal në Bankën Botërore. Prezentimi i raportit të titulluar “Përshpejton hapja e vendeve të punës”, në Shkup do të mbahet në hapësirat e Zyrës së Bankës Botërore.
Debati publik “Depolitizim i Këshillit programor të RTVM-së – parakusht për pavarësi të servisit publik” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit të Maqedonisë për mediume. “Në ngjarje do të prezantohet analiza komparative në fokus të së cilës janë këshillat programor të RTVM-së, HRT-së dhe RTV të Sllovenisë, ndërkaq në të cilën ofrohen edhe rekomandime për avancim të pavarësisë së Këshillit programor të RTVM-së”, kumtoi IMM. Fjalime në debat janë paralajmëruar nga kryetarja e Këshillit programor të RTVM-së, Snezhana Klinçarova, Brankica Petkoviq, përfaqësuese nga Këshilli progrmair i RTV të Sllovenisë, dhe ishkryetarja e trupit rregullator të Kroacisë…
Tre persona janë lënduar më rëndë në tre nga gjithsej 20 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në tetë aksidente më lehtë janë lënduar 13 persona, ndërsa në nëntë janë shkaktuar dëme materiale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Njëzet e katër shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara. Gjashtë persona janë shkyçur nga komunikacioni: dy për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, tre e kanë drejtuar automjetin para…
Prefekti i Selanikut, Janis Butaris sot ndodhet në Shkup, në takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ku do të dakordohet bashkëpunim më i afërt mes dy qyteteve. Butaris në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me presidentin Gjorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ndërkaq është planifikuar edhe takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Në deklaratë për “Katimerini”-n para vizitës në Shkup, Butaris tha se vizita e tij nuk është e lidhur me bisedimet për çështjen për emrin, por qëllimi është të zhvillohet bashkëpunimi mes dy qyteteve. “Ne nuk…
Qeveria në seancë e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat me të cilin propozohet rritje e lartësisë së akcizës së derivateve dizel të cilat përdoren si lëndë djegëse dhe të ekstra vajit të lehtë për amvisëri që përdoret si derivat për ngrohje, për tre denarë. Siç u kumtua paraprakisht rritja e akcizës propozohet nga 1 janari i vitit 2018, ndërsa efekti i pritur në buxhetin për vitin e ardhshëm është 1,6 miliardë denarë. Rritjen e akcizës së naftës Qeveria e propozoi si ndryshim adekuat të rregullativës tatimore. Madje, efektet nga kjo masë janë rritja e të…