Tre persona janë lënduar më rëndë në tre nga gjithsej 20 aksidentet
e regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në tetë aksidente më lehtë janë lënduar 13 persona, ndërsa në nëntë janë shkaktuar dëme materiale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Njëzet e katër shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara.
Gjashtë persona janë shkyçur nga komunikacioni: dy për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, tre e kanë drejtuar automjetin para se të përfitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe një shofer fillestar. Janë sanksionuar 71 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 69 automjete.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni
- The Washington Post: Protestat kundër Ramë përshkallëzohen! Opozita ndez flakadanë në Kuvend
- Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re
- Ndryshimi i pushtetit në Serbi, deputeti Visar Memeti zbuloi prioritetet e koalicionit shqiptar


