Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 20-të. Pika e vetme në rend të ditës së kësaj seance është “Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve messhfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendor dhe mes fondeve”. Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje në seancën e 39-të e shyrtoi dhe e miratoi këtë Propozimvendim. Ndarja e mjeteve, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, bëhet që të sigurohen mjete për pagesë të obligimeve të arritura për llogari të projekteve, te të cilat është vërejtur intensitet i ngadalsuar i realizimit.
Author: Adijat
Drejtoria për punë hidrometeorologjike e Maqedonisë (DPHM) ka regjistruar nivel më të lartë të ujit në krahasim me mesataren për muajin nëntor të lumit Vardar, në Shkup, Veles dhe Demir Kapi dhe të lumit Bregallnicë në Berovë. Ka rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në liqenin e Dojranit, derisa nivelet e liqenit të Ohrit dhe Prespës janë në suaza të mesatares për këtë muaj. Nën mesataren e nëntorit janë lumi Vardar në Jegunoc,Treska në Makedonski Brod, Pçinja në Katllanovë, Lumi i Zi në Novaci dhe Drini i Zi në Llozhan.
Tejkalimi i suksesshëm i krizës politike dhe përpjekjet aktuale për zbatim të agjendës refomatore të Qeverisë ofrojnë mundësi unike për përparim, ka porositur sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger, gjatë vizitë së tij dy ditore në Shkup, që përfundoi dje. Sekretari i përgjithshëm, siç informojnë nga OSBE, është takuar me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues të lartë të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të shoqërisë civile. “Të gjithë pjesëmarrësit duhet të bashkojnë forcat për përforcimin e proceseve demokratike dhe kthimin e besimit…
Kryeparlamentari Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin ‘360 shkallë’ në Alsat-M krahas shumë çështjeve që ndërlidhen me punën e parlamentit ka folur edhe mbi ngjarjet tek Lagja e Trimave. “Deputetët flasin mes vete edhe për këto çështje, nuk ka çështje që nuk diskutohen, kur do të shihet momenti më i volitshëm politik që të bëhet një iniciativë e tillë, parlamenti do të procesojë rastin deri në fund dhe nëse shumica parlamentare sjell vendim për formimin e një trupi të tillë sigurisht që i njejti trup do ketë ingerenca që të shqyrtojë përgjegjësinë eventuale politike për dikë i cili është bartës i…
Në Kinotekën e Maqedonisë prej orës 20 do të mbahet mbrëmja finale e Festivalit për filma të incizuar me celularë “Mobil festival”, të cilin e organizon shtëpia e produksionit dhe distribuimit “KT Film dhe Media” nga Manastiri. Do të shfaqen filmat fitues që kanë arritur në thirrjen për pjesëmarrje në festivalin për incizim të filmit të shkurtë me celular. Në thirrjen, e cila është hapur në korrik, kanë arritur rreth 20-të filma nga Maqedonia dhe rreth 500 filma nga autorë nga bota. Do të shfaqen edhe video nga punëtoritë e mbajtura në kuadër të “Mobil festivalit” të cilat do të…
Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Bullgarisë seancën e parë qeveritare do ta mbajnë më 23 nëntor në Strumicë të Maqedonisë, njofton Portalb.mk Seanca qeveritare Maqedoni-Bullgari temë diskutimi do të ketë projektet bashkëpunuese duke shqyrtuar mundësitë e nisjes së raporteve ndërministrore të ministrive të Jashtme, bashkëveprimit dhe ndihmës reciproke gjatë katastrofave, përkrahjeve në trajnime dhe përgatitjes së ushtarëve nga forcat ushtarake të Maqedonisë. Parashihen edhe bashkëpunime në sferën e telekomunikacionit, investimeve ekonomike dhe energjetikës. Në kuadër të Marrëveshjes Maqedoni- Bullgari në seancën e parë qeveritare do të nënshkruhen edhe dokumente bilaterale.
Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp duhet urgjentisht të veprojë që ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, shkruan analitiku amerikan Daniel Server në botimin më të ri të revistës së Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare. Në tekstin, të cilin e transmeton “Zëri i Amerikës”, thuhet se eksperti për Evropën Juglindore i parashtron opsionet për zgjidhjen e gjendjes së brishtë politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Server si një nga shkaqet kryesore për këtë jo-stabilitet e konsideron involvimin e Rusisë, për të cilën thekson se nuk dëshiron zhvillim properëndimor dhe prodemokratik të kësaj pjese të Evropës. Ai theksoi se për…
Në banesën e 32 vjecarit A.G. në Tetovë është gjetur katër kg marihuanë, përcjell Aktuale.mk. Driga ka qenë e fshehur në vende të ndryshme të banesës, ndërkaq A.G I është dorëzuar policisë.
https://youtu.be/RN-1eoi8hg0 Qytetarët të cilët pranojnë ndihma të kategorive të ndryshme sociale ankohen se këtë muaj në llogaritë e tyre bankare ende nuk kanë mbërritur mjetet financiare të kësaj ndihmë shtetërore. Ata thonë se disa herë kanë shkuar nëpër qendrat sociale për të pyetur për këta vonesa, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete. Të anketuarit e ALSAT thanë se presin që ministria e Financave të reagojë në afat sa më të shkurtër kohor. “Ja sot është data 17 e muajit ende nuk i kemi marrë. Unë ruaj një person invalid. Nga muaji i shtatë e këndej nuk kam marrë këtë…
Buxheti shtetëror për vitin 2018 do të jetë 3.4 miliardë euro dhe janë paraparë mjete për investime kapitale, pagesë të pandërprerë të pagave, pensioneve, trasnfere dociale dhe përkrahje të kompanive venase. Nga Qeveria premtojnë menaxhim efikas dhe të kujdesshëm me zvogëlim të dukshëm të harxhimeve joproduktive. Ky, thonë edhe kryeministri Zaev dhe ministri i financave, Tevdovski është buxhet për stabilizim financiar, me të cilin është zvogëluar deficiti në 2.7 për qind, nga 2.9 për qind të projektuara në fillim. Financimi do të bëhet me huamarje të brendshme dhe të jashtme, ndërsa me qëllim të mbajtjes sa më të ulët të…
Fusha e re e veprimit të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) për zbatimin e inovacioneve në sektorin publik vazhdon me dy thirrje në sferën e arsimit, për nxitjen e ideve kreative te nxëlnësit e shkollave fillore dhe të mesme, dhe për përpunimin e ndihmësve inovative arsimore. Vitin e ardhshëm Fondi planifikon 15 deri 20 milionë euro për plasman në ekonominë kombëtare. “Qëllimi nuk është të kemi produkt ose shërbim të suksesshëm komercial, por realithst zhvillim të kulturës së mendimit kreativ te të rinjtë. Gjatë tre muajve të kaluar në analizat tona të gjendjeve kemi konfirmuar se ka potencial…
Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup filluan ligjeratat e para të Studimeve Islame Master. Në këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për FSHI-në morën pjesë Kreu më i lartë i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me bashkëpunëtorët e tij si dhe ligjerues dhe drejtues të FSHI-së më në krye dekanin Doc. Dr. Faredin Ebibi, drejtori i Medresesë Isa Beu, muftinjë dhe mysafirë të ndryshëm. Fillimisht, nikoqiri i këtij Institucioni, efendki Ebibi, falënderoi të pranishmit si dhe nënvizoi rëndësinë e ciklit të dytë të studimeve për mastër pranë FSHI-së. Më pas, ligjeratën e parë pranë studentëve të këtij cikli…