Author: Adijat

Mbrëmë më shumë rreshje shiu janë regjistruar në Ohër, 22 litra në metër katror, transmeton Express. Ekipet kompetente janë në teren për të sanuar situatën. Priten që rreshjet e shiut të vazhdojnë edhe sot deri në 25 litra në metër katror.

Lexo më Shumë

Autobusët në linjat provuese deri në Vodno të Mesme prej sot do të qarkullojnë me orar të ri të shpeshtuar dhe do të nisen në çdo gjysmë ore, paralajmëroi Qyteti i Shkupit. Linja e re qarkulluese 25 A dhe 25B, siç informoi Qyteti i Shkupit, është për shkak të interesit të rritur të qytetarëve. Krahas këtyre dy linjave të autobusëve, qytetarët mund ta shfrytëzojnë edhe linjën ekzistuese, sidomos linjën me numër 25 deri në Vodno të Mesme. Nga Qyteti i Shkupit, theksojnë se vozitja në tre linjat e autobusëve në fillim do të jetë falas.

Lexo më Shumë

Në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë sot në orën 12 është caktuar konferencë për media e ministrit të Kulturës Robert Allagjozovski, zëvendësit të tij Vladimir Lazaovski dhe udhëheqësit të teatrit për shkak lagjes së objektit nga shiu. Në konferencën për media, siç kumtoi Ministria e Kulturës, do të flitet edhe për anulimin e shfaqjes së mbrëmshme “Vend i askujt” nga ana e aktorëve në shenjë proteste për kolegun e tyre Vllado Jovanovski të cilit Gjykata Penale dje i caktoi paraburgim 30-të ditor për ngjarjet në Kuvend të 27-të prillit.

Lexo më Shumë

Për shkak të mënjanimit të një defekti mëngjesin e sotëm në ora 9 pa ujë janë shfrytëzuesit e rrugëve “Kozle” Mile Pop Jordanov”, Stogovë”, “Jurij Gagarin” dhe një pjesë e rrugës “Ruzveltova” në Komunën e Karposhit. QRMK kumtoi se furnizimi me ujë do të jenë në ndërprerje deri në mënjanimin e defektit të shkaktuar në rrugën “Kozle” tek kisha “Shën Jovani”.

Lexo më Shumë

Katër ditë në fokus të opinionit është arrestimi dhe zgjidhja ligjore e ngjarjeve që ndodhën më 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Dje, Kuvendi i Maqedonisë në seancë e miratoi kërkesën e Gjykatës Penale për për paraburgim të deputetëve Kërsto Mikovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski, me çka përfundoi procedura e paraparë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë për heqjen e imunitetit gjashtë deputetëve nga koalicioni VMRO-DPMNE për shkak ngjarjeve nga 27 prilli në Parlament. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk mori pjesë në seancë. Sipas tyre, seanca është “një farsë politike, qëllimi i…

Lexo më Shumë

Pas shiut të rrëmbyeshëm është bllokuar rruga e banjës së Tetovës. Banorët në adresë të portalit TetovaSot bëjn apel për ndihmë pasi shumë familje janë bllokuar nuk mund të lëvizin. “Ja si është rruga, shumë familje janë bllokuar në Teqen e Shipkovicës, skemi si të kalojmë në qytet. ende autoritetet komunale nuk kanë marrë masa për të pastruar rrugën” thotë një banorë i kësaj lagje, Ndryshe shiu i rrëmbyeshëm ka bllokuar shumë rrugë malore ku ka rrëshqitur toka.

Lexo më Shumë

Rreshjet e shiut që kapluan vendin në ditët e kaluara  kanë bërë që të rritet niveli I lumenjëve dhe e kanë rënduar komunikacionin në disa drejtime rrugore, përcjell Almakos.com Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informuan se  në lumen Treska është matur një rritje e konsiderueshme e nivelit të ujit. Konkretisht në stacionin hidrologjik në Makedonski Brod, ku niveli I lumit është 50 cm më I lartë se një ditë më parë. Rritje të nivelit të ujit për 50 cm  ka edhe në degëzimin e majtë të lumit Vardar si dhe në lumin Borotinca, ku niveli I ujit është rritur për…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=O-JSPL9i_1M Shprehjet që shkaktojnë urrejtje ndaj një apo më shumë personave në bazë të karakteristikave të tyre personale, ose i përkasin një race të caktuar, gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, kombësisë, fesë, orientimit seksual, paaftësisë fizike apo mendore, pikëpamjet politike, etj, përfaqësojnë gjuhë të urrejtjes, përcjell Fol. Sidomos pesha është më e madhe kur gjuha e urrejtjes vjen nga figurat publike. Këtë javë, në kuadër të projektit “Në emrin tonë”, detektohet gjuha e urrejtjes e cila ishte e pranishme në media, ndërsa u përdor kur u komunikua me publikun dhe bartësit e funksioneve të rëndësishme në vend. Një ndër mysafirët e…

Lexo më Shumë

Është herët të gjykohet nëse   është I sinqertë prononcimi I liderit të VMRO-DPMNE-së,  Nikolla Gruevski, për të dhënë dorëheqje si lider I partisë , apo është manover politike thotë për MIA ministrja e mbrojtes Radmilla Sheqerinska, përcjell Almakos. “ Për dallim nga VMRO-DPMNE, ne në LSDM themi se punët e partisë I zgjidhin individët në parti. Nuk I perzihemi,  është akoma shumë herët për të gjykuar nëse qëndrimi I liderit të VMRO-DPMNE-së se është I gatshëm të lërë këto post, është I sinqertë apo është manovër politike. Fokusimi ynë si Qeveri nuk janë interest partiate të VMRO-DPMNE-së dhe as…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=TfHgpU0lXuA Nëna e Agim Ismailoviqit është shprehur tejet e emocionuar pas lirimit të djalit të saj. Ajo ka thënë se “nuk di as si të gëzohet”. Ajo poashtu ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në lirin e djalit të tyre dhe të burgosurit tjerë të rastit “Monstra”, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Politikani serb me përvojë, Vuk Jeremiq i cili tani është udhëheqës i Partisë Kombëtare i ftuar mysafir në TV pohon se njerëzit e afërt në të regjimit të mposhtur të Nikolla Gruevskit janë në panikë bëjnë çdo përpjekje për të tërhequr paratë e fituara përmes formës së korruptuar të qeverisjes dhe për atë kanë marrë ndihmë edhe nga autoritetet serbe, përcjell Fol. Ai u bëri thirrje autoriteteve serbe që të fillojnë një hetim për marrëdhëniet në mes drejtorit Vojislav Sparval të kompanisë SCMG e cila bleu kombinatin 14 tetori nga Krusheva me ish-qeverinë e Maqedonisë, Fol. ”Ata janë njerëzit e atij…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale në Shkupi i ka bërë valide ankimimet e Prokurorisë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe u caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve edhe dy personave të tjerë për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. “Këshilli gjyqësor panë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, duke vepruar rreth ankesës së PTHP për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mori vendim, me të cilin i bëri valide ankesat e prokurorisë dhe vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake i modifikoi në mënyrë që është bërë valid propozimi i prokurorisë për përcaktim të masës së paraburgimit…

Lexo më Shumë