Në orët në vazhdim pritet që Qeveria kosovare të deklarohet rreth vendimit për doganat e rritura për pemët dhe perimet, kumtoi sot ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski. Nikollovski në pres-konferencën e Qeverisë tha se pret rezultat pozitiv, gjegjësisht tërheqja e masave. “Vendimi duhet të tërhiqet. Të gjitha bisedat shkojnë në atë drejtim. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët kosovarë, ndërsa Qeveria e Kosovës që sot do të ketë seancë. Personalisht vlerësoj se në orët e ardhshme do të ketë moment të ri”, theksoi ministri. Sipas tij, do të shqyrtohen të gjitha opsionet për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga…
Author: Adijat
Të gjitha kompanitë të cilat kanë aplikuar për grante në thirrjen nga Fondi për Inovacion e dhe Zhvillim Teknologjik do të thirren në afat prej 15 ditëve që të deklarohen nëse në strukturën e tyre personale kanë lidhshmëri me bartës të funksionit publik. Projektet e firmave që do të deklarojnë një gjë të tillë, siç tha drejtori i FITR, Jovan Despotovski, sërish do të shqyrtohen nga Komiteti për evaulim për konfirmimin e konfliktit eventual të interesave. “Sipas Deskoskit, kjo është një ndër aktivitetet që i ndërmerr Fondi për Inovacione pas reagimeve në opinion rresh shpërndarjes së granteve me thirrjen e…
Një vajzë 14 vjeçare në stacionin policor në Strumicë ka denoncuar se është përdhunuar nga një adoleshent 17 vjeçar. Siç kumtoi MPB, rasti është paraqitur në polici më datën 22 të këtij muaji. Pas denoncimit, SPB-Strumicë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Strumicë ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit
Ministri i shtetit për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, gjatë vizitës në Shkup deklaroi, se do të ishte tragjike nëse rruga e mëtejshme drejt Bashkimit Evropian do të pengohej. Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni pas takimeve maratonë kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e KSHZ-së, për Ligjin për financim të partive politike dhe për qeverinë teknike sipas Modelit të Përzhinës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nuk është arritur marrëveshje për referendumin. Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev thotë, se nuk është arritur marrëveshje për referendum për emrin me kryetarin…
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe ai i Tiranës Erion Veliaj kanë vendosur kontakt me kolegun e tij nga Athina duke i dhënë mbështetje, por edhe qëllimin për të dërguar ndihmë, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të komunës së Athinës, Jorgos Kaminis. “Me kryetarin e komunës së Athinës, Jorgos Kaminis kanë kontaktuar kryetarët e komunave nga Tirana Erion Veliaj dhe të Shkupit Petre Shilegov të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të madhe në atë që kalon Atika, si dhe qëllimin e tyre për ndihmë urgjente përmes Athinës, deri te rajonet e goditura. Kaminis ka falënderuar për solidaritetin…
Në bashkëpunim me N.P ”Parqet dhe gjelbërimet – Shkup” në udhëkryqin mes rrugëve “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe rrugës “Llazo Tërpovski”, ku para ca kohe u realizua rikonstruimi i sipërfaqeve të mbuluara me barë, është vendosur vend – panorama e re dhe rekuizita të reja për argëtimin e fëmijëve. Gjithashtu, në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”, në afërsi të vend – panoramës së re është vendosur edhe gardhi i ri i drunjve e që ka për qëllim mbrojtjen e parkut nga automjetet. Këto elemente të parqeve, të cilët përveç qëllimit praktik shërbejnë edhe për stolisjen e sipërfaqeve të gjelbra në qytet,…
Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela konsideron se partia e tij është parti e vërtetë opozitare, përfaqësuesi i së cilës duhej të merrte pjesë në takimet e liderëve dhe të ketë anëtar të sajin në KSHZ, e jo krahu i BESË-s i Bilall Kasamit. Sela sot në konferencë për shtyp në Kuvendin e RM-së paralajmëroi se Aleanca për shqiptarët gjatë hapjes së Kushtetutës do të ketë amendamente të veta. Ata, siç tha Sela do të jenë pjesë e preambulës së Kushtetutës dhe do të kenë të bëjnë me shtetformimin e popujve dhe me gjuhën zyrtare në vend.
Me “Rutën e solidaritetit” sot në Shkup vazhdon shënimi i 55 vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, në suaza të manifestimit “Shkupi flet”. Vizita panoramike e Shkupit fillon nga parku Nënë Tereza, pllaja para ndërtesës së EVN-së, ku qytetarët do të kenë mundësi me autobusë në mënyrë panoramike ta shikojnë Shkupin me fokus në ngjarjet të cilat lidhen me tërmetin katastrofal në vitin 1963. Organizatorë janë Qyteti i Shkupit, Ndërmarrja Qarkulluese Publike -Shkup, dhe NQP Turs. Në rutën, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, janë Stacioni i vjetër hekurudhor, lagjet Taftalixhe 1 dhe 2 të ndërtuara me ndihmën e solidaritetit…
Në Ohër sot është prezantuar pajisja për shpëtim e siguruar në kuadër të projektit tejkufitar “Rajoni i Liqenit të Ohrit – destiancion i sigurtë për turizëm avanturistik”. me projektin planifikohet edhe të formohen qendra për shpëtim në mal dhe në ujë në Ohër, përkatësisht Pogradec.Bëhet fjalë për pajisje për shpëtim në ujë dhe në mal, e furnizuar përmes projektit të organizatës komunale të Kryqit të kuq nga Ohri në vlerë prej 415 mijë eurove, mbështetur nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë, ndërsa i financuar me mjete nga fondet e BE-së përmes programit IPA 2 për bashkëpunim tejkufitar. Ministri i Vetëqeverisjes…
Janë gjetur 13 emigrantë nga Afganistani, prej të cilëve tre minorenë, pardje gjatë kontrollit të një automjeti “Reno” me targa të Velesit, drejtuar nga F.Z (25) nga Kumanova, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme. Emigrantëve të moshës prej 16 deri 23 vjeç, u është ofruar ndihmë mjekësore, dhe me ata është kryer bisedë zyrtare. Kundër F.Z është parashtruar padi penale për “kontrabandim.
Pasi që Qeveria nuk e ka plotësuar deri në fund Planin 369 dhe e miratoi Planin e ri të 18-të, organizatat civile të bashkuara në të ashtuquajturin Grupi i Bluprintit paralajmërojnë monitorim të reformave në jurisprudencë. Nga një gushti i këtij viti do të përcjellin nëse rerformat zbatohen konform dinamikës së parashikuar dhe sa janë cilësore. Procesi do të zgjat dhjetë muaj dhe nga ai, përveç evoluimit, do të dalin edhe propozime dhe sugjerime në Qeveri, si dhe ekip prej gjashtë ekspertëve për mbështetje të skriningut të ardhshëm dhe negociatave me BE-në. “Presim që do të dalim me vlerësime relevante…
Në kuadër të Verës kulturore në Gostivar e cila mbahet nën moton Mirë se vini mërgimtarë”, dje u realizua Dance ballet për fëmijë, ku performuan fëmijët që frekuentojnë çerdhet publike në komunën e Gostivarit, si dhe çerdhen private “STAR”, të të gjitha nacionaliteteve. Mysafir special në këtë event ishte Lina Demiri – fituese e disa çmimeve në Festivale të këngës për fëmijë, ndërsa performoi edhe grupi i baletit Dance studio i udhëhequr nga Sarita Selmani. Për argëtim më të mirë të fatosave gostivaras, në event u paraqitën edhe disa maskota: Elsa, Kluoni dhe Pirati Xhimi. Në kuadër të Ditëve të…