Të gjitha kompanitë të cilat kanë aplikuar për grante në thirrjen nga Fondi për Inovacion e dhe Zhvillim Teknologjik do të thirren në afat prej 15 ditëve që të deklarohen
nëse në strukturën e tyre personale kanë lidhshmëri me bartës të funksionit publik. Projektet e firmave që do të deklarojnë një gjë të tillë, siç tha drejtori i FITR, Jovan Despotovski, sërish do të shqyrtohen nga Komiteti për evaulim për konfirmimin e konfliktit eventual të interesave.
“Sipas Deskoskit, kjo është një ndër aktivitetet që i ndërmerr Fondi për Inovacione pas reagimeve në opinion rresh shpërndarjes së granteve me thirrjen e Fondit ku kanë aplikuar 235 kompani, prej të cilave për 160 është marrë vendim pozitiv për ndarjen e granteve, ndërsa për 30 për investim të kushtëzuar.
Despotovski potencoi se ende nuk janë lidhur marrëveshjet me firmat dhe nuk janë paguar financat e planifikuara. Të donim diçka të fshehim do t’i lidhnim marrëveshjet, tha Despotovski. Sipas paralajmëroi, për thirrjen e ardhshme publike secila kompani gjatë aplikimit do të duhet të deklarojë nëse në strukturën e vet ka persona të cilët janë bartës të funksioneve publike apo anëtarë të familjeve të tyre.
Despotovski përsëriri se beson se aktivitetet e institucionit me të cilin udhëheq janë të rregullta, se ka rezultate dhe se në të ardhmen do të ketë edhe më të mëdha.
Projektet e arritura nga kompanitë në thirrjen që ishte shpallur më 27 prill të këtij viti dhe ka zgjatur 45 ditë, i kanë vlerësuar 80 ekspertë vendor dhe pesë të jashtëm.
Data 25.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) Qentë endacakë, kërcënim për banorët e Kumanovës
- Nikolloski: Autostrada Kërçovë – Ohër është drejt përfundimit
- Ferit idioti të pyese të fundin që na ka sha?!
- Kontrolle në një qendër tregëtare në Tetovë, policia gjen rroba me marka të fallsifikuara
- Osmani: Çështja është kontradikta mes asaj që pretendohet dhe asaj që bëhet!
- Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, gjykata liron nga qelia dhe lë në arrest shtëpie tre të arrestuarit
- VLEN: Harta e kazinove në shtet vizatohej te Artan Grubi
- “Paguani gjobën” – SMS mashtruese, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta, mund t’iu vjedhin të dhënat

