Dy shtetas të huaj dhe një nga Maqedonia janë të dyshuar për vjedhjen e madhe të Shparkase Bankës që ndodhi ditë më parë. Burime të Alsat mësojë se një shtetas i Rumanisë dhe një shtetas nga Moldavia, ditën e vjedhjes janë paraqitur në filanin e Shparkase bankës si turistë dhe më pas të njëjtit janë paraqitur si punonjës të një kompanie kurse një i punësuari në këtë Bankë ka bashkëpunuar për të kryer vjedhjen e sefave. Dyshohet se një pjesë e hapësirës së sefave të bankës nuk ka qenë e mbuluar me kamera sigurie që u ka dhënë komoditet autorëve të…
Author: Adijat
Shkalla e papunësisë në kuartalin e tretë të këtij viti është 22,1 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas të dhënave të publikuara në kuartalin e dytë shkalla e papunësisë ka qenë 22,6 për qind, ndërsa në fund të vitit të kaluar 23,7 për qind. Popullata aktive në Maqedoni në kuartalin e tretë numëron 954.814 persona, prej të cilëve të punësuar janë 743.451, ndërsa 211.363 persona janë të papunë.
Shtyhet sërish seanca e re gjyqësore për lëndën e PPS-së “Dhuna në Qendër”, e cila duhej të mbahet sot në Gjykatën Penale. Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranuan i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov, dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski. Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. Ata akuzohen nga PPS-ja për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit…
Në zgjedhjet e fundit lokale qytetarët votuan për përzgjedhjen e Kryetarit të Komunës si organ i komunës dhe për Këshillin Komunal gjithashtu si organ më i lartë i Komunës së Gostivarit. Ne si anëtarë të Këshillit Komunal respektuam vullnetin e qytetarëve të Gostivarit për përzgjedhjen e Kryetarit, për dallim nga Kryetari që sot me këtë aktvendim nuk respekton vullnetin qytetarëve duke kontestuar vendimin e shumicës së këshilltarëve për përzgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Komunal Me datë 17,11,2017 në seancën konstituive të Këshillit Komunalë pavarësisht të gjitha obstruksioneve dhe presioneve nga udhëheqësia aktuale me shumicë votash edhe atë 16 pro dhe…
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur procedurë para-hetimore për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale “Larje parash” dhe vepra të tjera të dënuara në bazë të Nenit 273 nga Kodi Penal. “Procedura parahetimore vjen si rezultat I publikimit të shkrimeve nga ana e më shumë mediave në Republikën e Maqedonisë lidhur me deklaratën ish ministrit të punëve të brendshme serbe, Vuk Jeremiç.
Maqedonia dëshiron të marrë pjesë në të gjitha projektet rajonale dhe mund të jetë qendër transportuese në Ballkan sepse përmes saj kalojnë dy korridore të rëndësishme, 8 dhe 10, theksoi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në Konferencën ndërkombëtare “Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit”, që po mbahet në Sofje. Zaev theksoi se përmes Maqedonisë me Korridorin 8 ndërlidhen Deti i Zi dhe ai Adriatik, gjegjësisht Bullgaria dhe Shqipëria, ndërsa me Korridorin 10 Greqia dhe Evropa Qendrore. Zaev pret që bashkëpunimi në rajon dhe afrimi i tij drejt BE-së të jetë edhe më shumë i përshpejtuar gjatë kryesimit të ardhshëm…
Gjatë periudhës është thyer miti nëse Ivanov ka të drejtë të amnistojë gjashtë deputetët e amnestuar për 27 prillin, pjesa juridike ka dy thirrje njëra nga neni 11 që është fshirë nga ligji për amnesti dhe nuk mund të amnestojë dhe e dyta se mund, thotë kështu avokati Zvonko Davidoviq. Ligji për amnesti ishte ndryshuar e më pas fshirë neni 11 dhe e pamundëson që presidenti të amnestojë procedurën nga jashtë por gjykata kushtetutesë më pas e ka shfuqizuar atë ligj dhe ka bërë pastrimin e tekstit të ligjit, shkruan Lajm. “Sipas kësaj vendimi i gjykatës kushtetuese se presidenti ka…
Ministria e Ekonomisë, në Internet faqen e saj i publikoi dokumentet që janë në interes për opinionin, nga të cilat pjesa më e madhe për herë të parë, që paraqet konfirmim të angazhimit për transparencën e plotë dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve, kumtoi Ministria. Konform Vendimit të seancës së 34-të të Qeverisë me të cilën institucionet angazhohen publikisht, përmes ueb faqeve zyrtare të publikojnë 21 dokumente, respektivisht sfera të punës, për të cilat janë kompetente, me të gjitha të dhënat e rëndësishme për opinion (kontakte, norma, shërbime etj), Ministria e Ekonomisë i ka azhurnuar të dhënat ekzistuese dhe të dobishme për…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se me revizionin i cili do të zbatohet vetëm në mënyrë ligjore, do të përfshihen të gjitha librat në të cilat janë vlerësuar gabime, fakte të pavërteta, përmbajte diskriminuese dhe gjuhë e urrejtjes, paragjykime dhe stereotipe. “Revizioni nuk do të jetë revizion i fakteve, por i fakteve të pavërteta. Disa gjëra që kanë ndodhur, as unë, as cilido tjetër nuk mund t’i fshijë nga historia”, potencoi ministrja. Në pyetjen nëse MPJ-ja ka kërkuar nga MASH-i formim të komisionit të përbashkët me Greqinë për revizion…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës në SHBA, realizoi takime individuale me kongresmenët Robert Pitinxher, Robert Aderholld dhe Dejv Trot. Siç kumtoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, kongresmeni Robert Pitinxher, i cili njëkohësisht është edhe mikpritës i Forumit Parlamentar të sigurisë, në fillim të takimit theksoi se është i nderuar që kryetari Xhaferi e pranoi ftesën për pjesëmarrje në këtë tubim të rëndësishëm i cili është vazhdim i forumit prej në qershor të vitit 2017 në Riga. Në këtë kontekst, ndër të tjerat, kryetari Xhaferi e informoi kongresmenin Pitinxher për ndryshimet ligjore me…
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë për lëndën “Total” të PSP, në të cilën për invazion fiskal është i dyshuar gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Seanca e kaluar ishe anuluar për shkak se, siç konstatoi gjykatësja, nuk janë respektuar kushtet ligjore për mbajtje të debatit, sepse nuk janë caktuar përfaqësues ligjorë të firmave “Total marketing” dhe “Mediamaks”. Të akuzuarit i është thënë se për përfaqësues juridik mund t’i vendosë edhe mbrojtësit e tij, pas së cilës ata u detyruam të dorëzojnë parashtresë me shkrim deri në Gjykatë. Po qe se kjo nuk bëhet, Gjykata me detyrë zyrtare do të caktojë…
Filarmonia e Maqedonisë sonte do ta mbajë koncertin tradicional, ku do të paraqiten nxënës nga shkollat muzikore shtetërore në Maqedoni. Me koncertin e quajtur “Të rinjtë po vijnë”, do të dirigjojë maestro Le Fi Fi. Në program janë veprat nga Puçini, Vienjavski, Shelohov, Mendelson, K.M. von Veber, Ravel, Shostakoviç, Sen-Sans. Si solistë do të shfaqen nxënës të zgjedhur me rrugë të audicionit nga shkolla e muzikës “Ilija Nikollovski Lluj”.