Ministria e Ekonomisë, në Internet faqen e saj i publikoi dokumentet
që janë në interes për opinionin, nga të cilat pjesa më e madhe për herë të parë, që paraqet konfirmim të angazhimit për transparencën e plotë dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve, kumtoi Ministria.
Konform Vendimit të seancës së 34-të të Qeverisë me të cilën institucionet angazhohen publikisht, përmes ueb faqeve zyrtare të publikojnë 21 dokumente, respektivisht sfera të punës, për të cilat janë kompetente, me të gjitha të dhënat e rëndësishme për opinion (kontakte, norma, shërbime etj),
Ministria e Ekonomisë i ka azhurnuar të dhënat ekzistuese dhe të dobishme për opinionin nga puna e Ministrisë dhe i ka plotësuar me përmbajtje të reja”, të kërkuara nga qytetarët.
Në Internet faqen për herë të parë mund të gjenden buxheti i Ministrisë dhe raportet për realizimin e tij, raportet revizore, plani për furnizime publike me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet, rregullorja për ndryshim dhe plotësim të rregullores për sistematizim të vendeve të punës në ministri, lista e të gjithë të punësuarve me pozicion, mail dhe telefon, rregullorja dhe personi për kontakt për paraqitje të mbrojtur të brendshme dhe oficeri për mbrojtje të të dhënave personale”, citohet në kumtesë.
Në këtë moment nga dokumenti i 21-të i kërkuar, në mënyrë shtesë do të krijohet kalendari onlajn me paralajmërime për ngjarje, për të cilin nevojitet përshtatje teknike e faqes.
Të gjitha dokumentet e kapshme publike të Ministrisë së Ekonomisë mund të gjenden në www.economy.gov.mk, në menynë kryesore të dokumentit ose përmes linkut https://www.economy.gov.mk/page/informacii-javen-karakter.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë
- Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt: Kërkojmë transparencë, drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë
- Gostivarasi akuzohet për dhunë ndaj partneres dhe vajzës së saj të mitur
- Arrestohet 26-vjeçari në Koçan me marihuanë
- Suspensioni i prokuroreve pas vrasjes së Arlinda Zekajt


