Author: Adijat

Prej nesër pasdite meteorologët paralajmërojnë reshje të shiut të cilat në viset më të larta do të kalojnë në borë. Nga DPHM kumtojnë se reshjet nesër do të jenë më të përfaqësuara në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa nga fundi i ditës dhe natën drejt së dielës do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të kalojnë në borë. Reshje të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore ku pritet të bien mbi 25 litra në një metër kub. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Të dielën,…

Lexo më Shumë

Të enjten janë zhdukur tre adoleshentë në Maqedoni. Zhdukja ka ndodhur në tre qytete të ndryshme edhe atë në Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë. Rasti i parë ka ndodhur në Tetovë, ku R.K. (47) ka paraqitur se të enjten nga shtëpia në drejtim të panjohur është zhdukur vajza e tij 16 vjeçare. Të njëjtën ditë edhe M.A. (43) nga Kumanova ka njoftuar policinë se rreth orës 12 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij 16 vjeçar, shkruan Gazeta Lajm. Rasti i tretë është paraqitur në Strumicë, ku U.A. (41) ka paraqitur në polici se rreth orës 20…

Lexo më Shumë

Shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dje e vizitoi sektorin për operacione paqesore të Kombeve të Bashkuara dhe misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë në KB. Gjatë vizitës në Nju-Jork, delegacioni i ARM-së u takua me këshilltarin më të lartë të misionit të përhershëm të Francës në KB, gjeneralit të brigadës Tieri Lion, ku u bisedua rreth përvojës shumëvjeçare të cilën Franca e ka në operacionet paqesore. Pastaj, gjenerali Veliçkovski ka pasur takime pune me nënsekretarin për operacione paqesore pranë KB-së, Zhan Pjer Lakroa dhe me këshilltarin ushtarak pranë sektorit për operacione paqesore, gjeneral-nënkolonelin, Karlos Loitei. Gjatë…

Lexo më Shumë

Në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë për herë të parë janë publikuar dhe janë qasëse shumë dokumente dhe informata me karakter publik, me qëllim të avancimit të transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa në pajtueshmëri të vendimit të seancës së 34- të të Qeverisë me të cilën institucionet zotohen publikisht, përmes ueb faqeve zyrtare të publikojnë dokument nga fusha e punës. Nga Ministria njoftuan se dokumentet e publikuara janë qasëse në ueb faqen e tyre zyrtare www.zdravstvo.gov.mk, në kategorinë PRES – lista e informatave me karakter publik, në likun vijues https://zdravstvo.gov.mk/lista-na-informacii-od-javen-karakter/ . Midis dokumenteve qasëse janë: buxheti i Ministrisë për vitin…

Lexo më Shumë

Zhan-Patrik Konrad, profesor i Kolexhit “Imperial” nga Londra dhe kryetar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe Letërsive është fituesi i Çmimit botëror për humanizëm për vitin 2018 që e ndan Akademia e Ohrit të humanizmit në nder të Shën Klimentit të Ohrit. Konrad është fituesi i dymbëdhjetë me radhë i kësaj mirënjohjeje të jashtëzakonshme me të cilën Ohri, qyteti i UNESKO-s, tanimë i dekoroi nobelistët Aleksandar Solzhenjicin, Herta Miler, legjendat botërore Daisaku Ikeda, Ravi Shankar, Piter Bruk, Manoel De Oliveira, duke i zgjuar burimet e memories shpirtërore nga shkolla e parë mesjetare të humanizmit, e themeluar nga nxënësit e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe nikoqiri i tij, njeriu i parë i Tiranës, Erio Veliaj, kanë vlerësuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy metropoleve do të jenë në një nivel të ri, duke përdorur përvojën e ndërsjellë. “Jam shumë entuziast për faktin që kryeministri Rama dhe kryeministri Zaev kanë filluar një erë të re të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, por tani e kanë radhën qytetet, ndaj edhe Shkupi, edhe Tirana do të duhet të vazhdojnë me të njëjtën energji që Rama dhe Zaev kanë filluar për shtetet tona, sepse në fund të ditës, sigurisht shefat e…

Lexo më Shumë

Banka Botërore në kuadër të Strategjisë për partneritet me Maqedoninë për periudhën 2015-2018 gjatë periudhës së ardhshme planifikon të sigurojë rreth 135 milionë dollarë kredi të reja, të cilat do të dedikohen për menaxhimin me financat publike dhe reformat në shërbimet sociale, si dhe investime në sferën e efikasitetit energjetik. Nga Banka Botërore informojnë se financimi i përgjithshëm i Bankës Botërore për Strategjinë 2015- 2018 do të jetë rreth 360 milionë dollarë. Në mënyrë shtesë, IFC, një pjesë e Grupacionit të Bankës Botërore që e përkrah sektorin privat, planifikon të financojë rreth 40-60 milionë dollarë deri nga fundi i ciklit…

Lexo më Shumë

Në një intervistë në “ Pa Teklif” me Naser Selmanin në Almakos, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, thotë se reforma më e rëndësishme që duhet bërë momentalisht, është ndryshimi i Spasovski: Reforma më e rëndësishme është ndryshimi i vetëdijes, Si ka mundësi që MPB-ja nuk kishte informacion më herët për laboratorin  e drogës sintetike që u zbulua në Tetovë? A ka pasur gisht qeveria e mëparshme? A kërkojnë ende prokurorët orientim nga MPB-ja se si t’i trajtojnë lëndët? Si shpjegohet fakti se nga java në javë rritet numri i aksidenteve në komunikacion? Si do të bëhet e mundur…

Lexo më Shumë

Punëtorët brenda Qendrës për Menaxhim me Kriza akuzojnë drejtuesin e këtij Institucioni Agron Buxhakun për keqpërdorime dhe shkelje të ligjeve gjatë kryerjes së detyrës. Buxhaku kritikohet për shpërfillje të punës, punësime partiake, kuadro jo profesionale për menaxhimin me krizat, keqpërdorim të mjeteve financiare dhe për mungesë transparence. Jo kompetenca dhe jo profesionalizmi është evident kur vendosen kuadro partiake dhe politike në organe shtetërore siç është në rastin me drejtorin i Qendrës për Menaxhim me Kriza në këtë periudhë. Për shembull udhëheqja me Shtabin për Kriza nënkupton që duhet ta udhëheqin njerëz profesional- deklaroi Ilija Bojarovski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve…

Lexo më Shumë

ushteti nuk ka qenë sot i disponuar për të pranuar amendamentet e opozitës, si të BESËS ashtu edhe të VMRO-së të cilët edhe sot nuk ishin në sallën e Komisionit Qefser Abdyli Edhe sot ka vazhduar diskutimi rreth buxhetit për vitin 2018, ku deputetët e opozitës shqiptare Lëvizjes BESA propozuan disa amendamente, por që asnjëra nga këto nuk u votua. Në seancë përsëri nuk ishin të pranishëm deputetët e VMRO-DPMNE-së, që po ashtu kishin parashtruar amendamente. Edhe amendamentet e tyre janë hedhur poshtë. Rexhep Memedi nga Lëvizja BESA propozoi që të ndahen mjete për rikonstruimin e sallës sportive të shkollës…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=Nz4amo7l7g4 Avokatët mbrojtës të të paraburgosurve Boris Damovski, Vllado Jovanovski dhe Goran Gjoshevski kërkuan nga Gjykata e Apelit anulimin e masës së paraburgimit për klientët e tyre, të cilët dyshohen për terrorizëm lidhur me zhvillimet e 27 prillit. Avokati i Damovskit kërkoi masa tjera nga gjykata, por Prokuroria Publike duke theksuar faktin se i njëjti posedon disa adresa banimi, paraburgimi është masa më e sigurt e mundshme. Ndërkohë avokati i aktorit Vllado Jovanovski kërkoi ndryshimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak duke u arsyetuar me gjendjen sociale të tij. Organi i akuzës nuk pranoi arsyetimin nën pretekstin se paraburgimi…

Lexo më Shumë

Stevo Pendarovski sot dha dorëheqje në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë nga funksioni i deputetit, transmeton Zhurnal. Pendarovski në Parlament është pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së. Dorëheqjen e Pendarovskit nga Parlamenti duhet ta konstaton Parlamenti në seancën e rradhës. Javën e kaluar Stevo Pendarovski ishte emëruar për kordinator Nacional për antarësimin e Maqedonisë në NATO.

Lexo më Shumë