Në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë për herë të parë janë
publikuar dhe janë qasëse shumë dokumente dhe informata me karakter publik, me qëllim të avancimit të transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa në pajtueshmëri të vendimit të seancës së 34- të të Qeverisë me të cilën institucionet zotohen publikisht, përmes ueb faqeve zyrtare të publikojnë
dokument nga fusha e punës.
Nga Ministria njoftuan se dokumentet e publikuara janë qasëse në ueb faqen e tyre zyrtare www.zdravstvo.gov.mk, në kategorinë PRES – lista e informatave me karakter publik, në likun vijues https://zdravstvo.gov.mk/lista-na-informacii-od-javen-karakter/ .
Midis dokumenteve qasëse janë: buxheti i Ministrisë për vitin vijuese dhe vitet paraprake, raporte revizore, plane vjetore për furnizime publike, rregullore për sistematizim të vendeve të punës dhe rregullore për organizim, ligje dhe akte nënligjore në kompetencë të Ministrisë, organogram për organizim të brendshëm, listë e të punësuarve me telefonat zyrtar dhe e-mail adresa dhe informata të tjera me karakter publik.
Gjithashtu, në ueb faqen është qasës edhe kalendari i ngjarjeve të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore publike, i cili rrjedhimisht azhurnohet.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë
- Gostivarasi akuzohet për dhunë ndaj partneres dhe vajzës së saj të mitur
- Arrestohet 26-vjeçari në Koçan me marihuanë
- Suspensioni i prokuroreve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
- Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze
- Gjendet 14-vjeçarja e zhdukur nga Kërçova, pas katër ditësh kthehet te gjyshja në Tetovë
- Fund dilemave për vinjetat tek “Patarinat”: Shoferët mund të paguajnë autostradën për çdo kilometër!


