Pas kuintave të fshirjes së emrit Republika e Maqedonisë dhe heqja dorë nga tradita, historia dhe kultura maqedonase, Zoran Zaev dhe LSDM e zbatojnë në vepër grabitjen më të madhe dhe më brutale ndonjëherë, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së përmediat. Grabitet, shtohet më tej, në mënyrë të pamëshirshme dhe të paturp. “Përgjegjësi nuk ka. Organet e persekutimit janë nën kontroll të plotë dhe presion të kartelit kriminel të pushtetit. Në vend se të gjenden në bankën e të akuzuarve, të dyshuarit vazhdojnë të disponojnë me paratë e qytetarëve dhe të fshehin gjurmët”, thuhet në reagim. Karteli në pushtet, shtohet më…
Author: Adijat
Programe studimore të studimeve ndërkombëtare postdiplomike për specializim, të magjistraturës dhe doktoratës, në fusha të ndryshme në vitin akademik 2018/2019 nga tetori në Shkup mundëson Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim (ECPD-European Center For Peace And Development) e Universitetit për paqe i themeluar nga Kombet e Bashkuara. Viti akademik fillon më 28 tetor të vitit 2018, ndërsa mësimin në programet ndërkombëtare do ta kryejnë profesorë të shquar dhe ekspertë nga SHBA-ja, Japonia dhe nga shumë vende evropiane. Programet studimore ofrojnë njohuri bashkëkohore, shkathtësi dhe përvoja, si dhe diplomë të Universitetit për paqe, të themeluar nga Kombet e Bashkuara, i pranuar…
Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare, dje u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Zhelinë dhe Tearcë, njofton Shërbimi për informim i PDSH-së. Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku. Në kuvendin e degës së Zhelinës, për kryetar të degës u rizgjodh Sali Ajdini, kurse në kuvendin e degës së Tearcës për kryetar të degës u rizgjodh Ruhan Iljazi. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën edhe kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe…
Përfundimi i djeshëm i takimit të liderëve pa një marrëveshje për referendumin, sipas analistit politik, Petar Arsovski, është “status quo”, situatë që mund të prodhojë thellim të krizës politike. Për Arsovskin është fakt i papranueshëm akti që dje e bëri lideri i VMRO-së, Hristijan Micckovski, i cili refuzoi dorën e zgjatur të tre liderëve të tjerë politikë për ta çuar vendin në NATO dhe BE, me realizimin bashkërisht të referendumit në vjeshtë për emrin. Arsovski zgjidhje për problemin shikon tek ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në fund të vitit, të cilat, sipas tij, do të nënkuptonin edhe përmbyllje të…
Nga fundi i vitit pritet të aprovohet strategjia e re e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim për Maqedoninë, për të cilin sot biseduan një ekip i BERZH-it, i kryesuar nga Anka Ioana Ionesku, udhëheqëse e zyrës së Bankës në Maqedoni dhe sekretarja shtetërore për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor Ana Petrovska. Në takim është prezantuar projekt-strategjia e re për Republikën e Maqedonisë për periudhën 2018- 2023 dhe janë theksuar prioritetet kyçe me qëllim që të vendoset koordinim me aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. “Duke pasur parasysh se një nga qëllimet e kësaj strategjie…
Asociacioni për diabet të fëmijëve të Maqedonisë – Balans MK sot kumtoi se në javën e fundit për shkak të diagnozës së gabuar të vërtetuar në gjendje shqetësuese për jetën ishin sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Sveti Nikolla, një fëmijë nëntëvjeçar nga Gjevgjelia dhe një fëmijë 14 vjeçar nga Ohri, të gjithë me diabet të tipit 1. Theksojnë se fëmija 14 vjeçar nga Ohri ende është në komë dhe në gjendje të vështirë shëndetësore dhe është shtruar në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv (KARIL). Nga Asociacioni kërkojnë që Ministria e Shëndetësisë në afat prej 48 orëve ta hetojë…
Në nivel të Maqedonisë ka 172 familje përkujdesëse me 341 shfrytëzues, prej tyre 302 persona të mitur dhe 18 persona me nevoja të veçanta. Familjet përkujdesëse janë nga të gjitha kategoritë sociale. Për secilin shfrytëzues familjet marrin nga 9.870 denarë të ardhura mujore. Që të vendosen nën përkujdesje presin 200 fëmijë. Këtë për MIA-n e deklaroi Sonja Atanasova, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pas takimit të sotëm që u mbajt në Dibër, në kuadër të fushatës “Secilit fëmijë i nevojitet familje”, e cila po zbatohet në bashkëpunim me UNICEF-in. Sipas saj fushata ka për qëllim t’i inkurajojë…
Igor Spasov, i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit, është në mjekim për shkak të diagnostifikimit të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe duhet të kthehet në vuajtjen e dënimit më 6 gusht të këtij vitit në burgun e Idrizovës. “Për shkak të dyshimit për keqësimin e gjendjes shëndetësore, në kërkesë të burgut të Idrizovës, pas lutjes paraprakisht të dorëzuar nga i dënuari dhe dokumentacioni i paraqitur mjekësor, të dënuarit i miratohet ndërprerja e dënimit nga 22.06.2018 deri më 07.07.2018”, theksohet në kumtesën nga Drejtoria për kryerje të sanksioneve pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Më 5 korrik të këtij viti, Gjykata themelore…
Tatimpaguesit që kryejnë veprim në vendet turistike, si dhe subjektet të cilët janë të pozicionuar në pjesët rrugore janë lëndë e monitorimit të përforcuar nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike, përmes pranisë së rritur në terren dhe angazhimit të të gjitha kapaciteteve të disponueshme. Siç informojnë nga DAP-i, përveç kësaj, në mënyrë aktive e ndjekin edhe disiplinën tatimore tek të gjithë tatimpaguesit. “Apelojmë që tatimpaguesit rregullisht t’i shlyejnë obligimet tatimore dhe tregojmë për nevojën nga rritja e disiplinës tatimore veçanërisht gjatë sezonit veror dhe turistik, me qëllim të shmangies së procedurave tatimore dhe kundërvajtëse me të cilat janë…
Opozita theksoi se me miratimin e këtij ligji, reformat në sferën mediatike nuk do të ndodhin. Dëshirë e vetme, sipas VMRO-së, është që pushteti nëpërmjet këtij ligji të vendosë njerëzit e afërt të tij në organet drejtuese të RTM-së dhe në Agjencinë e Mediave, e jo të vendosë njerëz profesionistë dhe të denjë për atë punë. “Për fat të keq, me ndryshimet në këtë ligj, qëllim dhe dëshirë e vetme e qeverisë është që urgjentisht të ndërrohen organet drejtuese në këto dy institucione. Paramendoni miratojmë ligj që të mundemi t’i ndërrojmë personat që janë zgjedhur në mënyrë të rregullt me…
Deri në orën 15.00, shtetas të Maqedonisë nuk janë drejtuar për ndihmë në Zyrën tonë për ndërlidhje në Athinë, kumtuan sot nga MPJ-ja e Maqedonisë. Theksojnë se për momentin nuk kanë informacione zyrtare nga mediat greke për viktima dhe të lënduar në zjarret katastrofale. Nga MPJ rekomandojnë që shtetasit e Republikës së Maqedonisë të shmangin udhëtime në rajonet e përfshira nga zjarret. Kontakt telefoni i Zyrës për ndërlidhje në Athinë është 0030 694 474 3071
Qendra kumanovare për punë sociale aktivisht punon që ta animojë opinionin për projektin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it “Çdo fëmije i nevojitet fëmijë” qëllimi i të cilit është që t’i nxisë qytetarët që të përkujdesen për fëmijë pa përkujdesje prindërore. Ivana Llazarevska, punonjëse sociale nga Qendra, deklaroi se vazhdimisht punojnë që ta rrisin numrin e familjeve kujdestare në Kumanovë, thotë ajo, ka tetë familje kujdestare në të cilat janë vendosur 13 persona, prej të cilëve 12 janë fëmijë. Të interesuarit për përkujdesje duhet të përmbushin disa kushte. Kujdestari nuk guxon të jetë më i moshuar se…