Qendra kumanovare për punë sociale aktivisht punon që ta animojë opinionin për projektin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it “Çdo
fëmije i nevojitet fëmijë” qëllimi i të cilit është që t’i nxisë qytetarët që të përkujdesen për fëmijë pa përkujdesje prindërore.
Ivana Llazarevska, punonjëse sociale nga Qendra, deklaroi se vazhdimisht punojnë që ta rrisin numrin e familjeve kujdestare në Kumanovë, thotë ajo, ka tetë familje kujdestare në të cilat janë vendosur 13 persona, prej të cilëve 12 janë fëmijë.
Të interesuarit për përkujdesje duhet të përmbushin disa kushte. Kujdestari nuk guxon të jetë më i moshuar se 65 vjeç, kujdestarët duhet të jenë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, të kenë të kryer minimum arsimin e mesëm. Është e rëndësishme edhe të kenë shtëpi, të ardhura themelore në nivel të ndihmës sociale.
Kujdestarët marrin 9.876 denarë në muaj – veçmas për çdo fëmijë të përkujdesur, ndërsa në një familje kujdestare më së shumti mund të vendosen pesë fëmijë.
Në Kumanovë janë vendosur edhe fëmijë nga qytete të tjera të shtetit – nga rrethina e Shkupit dy fëmijë dhe nga Manastiri një. Nga Kumanova, madje, katër fëmijë janë vendosur në Fshatin e fëmijëve dhe në Krushevë dhe Makedonski Brod.
Shërbimet profesionale nga Qendra punojnë edhe me fëmijët të cilët përkujdesen gjatë procesit të adaptimit. Vendosja e fëmijëve në familjet kujdestare është e rëndësishme për zhvillimin e tyre, sepse ata i posedojnë të drejtat themelore – të mbrohen nga lënia, nga mizoria, eksploatimi, e drejta e banimit të sigurt dhe mbrojtje shëndetësore. Më e rëndësishme, sipas përgjegjësve nga Qendra, është ajo se fëmijët janë vendosur në familje – mjedis ku është më afër natyrës.
Data 21.08.2026
Aktuale
- Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
- Ruajtja dhe mbrojtja e informacionit personal , prioritet përmes masash ligjore
- Lindja dhe vazhdimësia e gjallërisë së Pejgamberit a.s. në historinë njerëzore
- ‘Merita’ lajmërohet nga pushimet, po duket zonjë e rëndë
- Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada
- Temperatura mbi 40 gradë në Maqedoni, pas fundjavës do të ketë ulje
- Petrit Ndoci nuk rikthehet në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes, shpallet në kërkim nga autoritetet
- Rusia pretendon se situata e serbëve në Kosovë është bërë katastrofike


