Tatimpaguesit që kryejnë veprim në vendet turistike, si dhe subjektet të cilët janë të pozicionuar në pjesët rrugore janë lëndë e monitorimit të përforcuar nga ana e
Drejtorisë për të Ardhura Publike, përmes pranisë së rritur në terren dhe angazhimit të të gjitha kapaciteteve të disponueshme.
Siç informojnë nga DAP-i, përveç kësaj, në mënyrë aktive e ndjekin edhe disiplinën tatimore tek të gjithë tatimpaguesit.
“Apelojmë që tatimpaguesit rregullisht t’i shlyejnë obligimet tatimore dhe tregojmë për nevojën nga rritja e disiplinës tatimore veçanërisht gjatë sezonit veror dhe turistik, me qëllim të shmangies së procedurave tatimore dhe kundërvajtëse me të cilat janë përballur biznesmenët dhe me të cilët do të ulet përfitimi dhe imazhi i tyre sezonal”, thuhet në kumtesën e DAP-it. Në të shtohet edhe se pagesa në kohë dhe e rregullt e tatimeve është parakusht për krijimin e kushteve të barabarta të tregut dhe konkurrencës lojale.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”


