Author: Adijat

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e re për lëndën e PSP “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë. Gjykata sot duhet të marrë në pyetje ekspertë të propozuar prej Prokurorisë Publike Speciale. Në seancën e kaluar u morë në pyetje eksperti Dejan Gërkovski. Ai tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet” dhe të përcaktojë nëse…

Lexo më Shumë

Në kinemanë “Milenium” sonte prej orës 20 do të hapet Festivali ndërkombëtar i montazhit të filmave “Sinematik” të cilin e organizon Asociacioni i profesionistëve të filmit dhe TV-bashkëpunëtorëve të Maqedonisë me mbështetjen e Agjencisë për film. Festivali do të hapet me premierën e produksionit shqiptaro-italian “Të thyer” (Broken) në regji të Edmond Budinës. Festivali treditor “Sinematik” i vë në fokus montazhierët, është bërë për nder të tyre dhe tenton që t’ua sigurojë vendin e merituar në artin filmik. “Disa thonë se filmi krijohet tri herë: në letër, gjatë xhirimit dhe gjatë montimit. Montazhieri e vendos tempon dhe ritmin, të diktuar…

Lexo më Shumë

Reagimet e para pozitive nga raund i ri i bisedimeve të pardjeshme për emrin në Bruksel, të mbajtura pas një ndërprerjeje trevjeçare, vijnë nga mediat në Greqi, si dhe nga Maqedonia. Mediat greke dolën me vlerësime se është i dukshëm përshpejtimi i procesit për tejkalimin e kontestit, por se lëvizja e tillë në skenën ndërkombëtare mund të shkaktojë probleme serioze në qeverinë e koalicionit të kryeministrit Aleksis Cipras. Faqja In.gr shkruan se pas rritjes së lëvizjeve lidhur me çështjen e emrit rritet edhe presioni ndaj Qeverisë të Cipras, e posaçërisht partnerit të tij të koalicionit, Panos Kamenos, nga partia e…

Lexo më Shumë

Analiza e parë “Zbatimi i vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut në periudhën 2013-2016”, e cila është pjesë e edicionit “Reformat kundrejt të drejtave”, sot do të promovohet nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni. Analiza, nga njëra anë ka për qëllim që ta rrumbullakësojë verifikimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut (GJEDNJ) që kanë të bëjnë me Maqedoninë, përmes prizmit së kryerjes së tyre, ndërsa nga ana e tjetër ka për qëllim t’i projektojë trendet zhvillimore të ndërlidhura me veprimin para GJEDNJ-së. Në promovim do të mbajnë fjalim profesoresha e Fakultetit Juridik…

Lexo më Shumë

Partitë në pushtet nuk po merren vesh për zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë duke rrezikuar prishjen e koalicionit qeveritar. Lidhja socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë bashkuar në përpjekjet për t’ia marrë resorin e shëndetësisë Aleancës për Shqiptarët. BDI ka kërcënuar se kurrë nuk do ta votojë kandidatin e Aleancës për ministër të shëndetësisë, ndërsa LSDM po shikon të përfitojë nga grindjet mes partive shqiptare dhe shpreson se mund të bëjë ndërrim resorësh me Aleancën. Një deputet i LSDM, i cili nuk dëshiron të flet publikisht për raportet brenda qeverisë, ka deklaruar për Almakos se ASH nuk…

Lexo më Shumë

Komisionit për Çështje Evropiane sot në debatin për ligjin e gjuhëve ka refuzuar amendamentin e Lëvizjes Besa, e cila ka kërkuar që ligji të marrë emrin ligji për përdorimin e gjuhës shqipe. Kjo ka shkaktuar tension mes deputetëve të partive shqiptare në pushtet dhe opozitës. Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli i ka rënë me grushtë tavolinës në shenjë proteste pse kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, nuk i ka dhënë fjalën për proceduriale, por i ka dhënë fjalën një deputeti tjetër. “Ju jeni njësoj si VMRO”, akuzoi Zendeli kryetarin e komisionit, deputetin Grubi. “E përdorni strategjinë e…

Lexo më Shumë

A.E.(48) dje ka paraqitur se paradite, derisa ka mbajtur mësim në Shkollën fillore në fshatin Batincë, në kabinet ka ardhur A.J.(58) dhe ka filluar ta ofendojë, e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me shuplakë në fytyrë. Siç kumtoi policia, A.E. ka marrë lëndime të dukshme. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

TAV Maqedoni kumtoi se për shkak të kushteve të motit, fluturimi i mëngjesit nga Stambolli për në Shkup është anuluar. Sipas parashikimit të motit të cilin e kanë marrë nga M-NAV, përmirësim të kushteve të motit priten pas orës 10, që duhet të mundësojë fluturimet të realizohen sipas orarit së rregullt të fluturimeve. Nga TAV Maqedoni i përkujtojnë udhëtarë ta ndjekin ueb faqen e aeroportit të Shkupit skp.airports.com.mk, ku të gjitha ndryshimet e mundura në orarin e rregullt të fluturimit janë azhurnuar në kohë reale.

Lexo më Shumë

Nasir Musliu, Kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit përmes një kumtese të dërguar në media ka njoftuar opinionin se ka thirrur mbledhjen e rradhës të këshillit komunal. “Pas vendimit të Kryetarit të Komunës së Gostivarit për mos shpallje të vendimit për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit komunal në Buletinin Zyrtar të Komunes se Gostivarit, sot zyrtarisht dorëzova deri tek Komuna e Gostivarit ftesën dhe rendin e ditës për mbledhjen e rradhës të këshillit komunal. Mbledhja u thirrë për me datë 18.12.2017 në ora 11.00. “Njëkohësishtë edhe të gjithë këshilltarëve u kemi dërguar ftesat dhe rendin e dites nëpërmjet postës…

Lexo më Shumë

Janë gati 40 porosi telefonike që ish-kryeparlamentarit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski i ka shkëmbyer me deputetë shqiptarë pasditen dhe mbrëmjen e 27 prillit, para se turma e dhunshme në mënyrë të organizuar të hyjë në Kuvend, informon INA. Sipas Prokurorisë Publike, telefoni iPhone i Veljanovski ka pasur kod dhe se deri tani nuk dihet se a është zhbllokuar. Prokuroria siç mësohet ka siguruar vetëm listingun, ku siç mësohet ka pasur biseda me deputetë të tri partive shqiptare. Emisioni investigativ “Kod” që transmetohet në Telma ka zbuluar edhe emra të deputetëve, duke përmendur deputetin e RDK-së, deputetë të Lëvizjes BESA por…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë u vendos dhënia e një ndihme prej gjashtë milionë denarësh maqedonas për Shqipërinë për përballimin e situatës së përmbytjeve shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të fillimit të muajit dhjetor. ”Përmbytjet në Shqipëri shkaktuan evakuimin e rreth 600 familjeve në dy zona në jugperëndim të Shqipërisë. Më shumë se 3 000 shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë u përmbytën. Shumë rrugë dhe 28 ura u dëmtuan. Autoritetet shqiptare kanë filluar përllogaritjet e dëmeve dhe po shqyrtojnë kompensimin financiar të të dëmtuarve”.

Lexo më Shumë

Personeli makinist dhe ekzekutiv pranë HM Transporti SHA Shkup në takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i resorit, Goran Sugareski mori premtim për pagesë të pjesës së dytë të rrogës së tetorit gjatë ditës apo më së voni deri nesër, por derisa nuk transferohen paratë nuk do të ndërpritet bllokada e komunikacionit hekurudhor. Këtë e deklaroi për MIA-n, Dushko Çakarovski, makinist në HM SHA Transporti pas takimit me përfaqësuesit qeveritar dhe menaxhmentin e ndërmarrjes ku u kërkua zgjidhje për pagesë të pjesës së dytë të rrogës së tetorit për të cilën tashmë dy ditë tërësisht janë…

Lexo më Shumë