Author: Adijat

Paratë e vjedhura nga ish pushteti në vlerë prej 800 milion franga është vendosur që të kthehen në Maqedoni thekson kështu ministri aktual pa resor Samka Ibrahimovski i cili së shpejti bëhet deputet duke lënë postin e ministrit, transmeton Zhurnal.mk “Me këto para mund të fillojë të punojë numratori i cili do tregojë paratë e vjedhura dhe të zbuluara e të kthyera në vend”, thotë ai. Ai shton se ajo që anëtarët e KSHZ kanë dhënë dorëheqje për aferën e honorareve që kanë ndarë nuk kanë mundur të ndalojnë transferin që ka bërë ish pushteti. “Përbërja aktuale e KSHZ funksionon…

Lexo më Shumë

Inspektorati komunal i komunës së Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, nga dita e mërkurë filluan aksion të përbashkët për largimin e shitësve ambulant të cilët ushtrojnë veprimtari të paligjshme në pjesën qëndrore të qytetit. Lirimi i hapësirave të uzurpuara publike në Sheshin ilirija, rrugët dhe trotoaret e qytetit në këtë periudhë të vitit bëhet edhe për shkak rritjes së fluksit të qytetarëve si rezultat i festave të fundvitit dhe rritjes së komunikacionit rrugor që vjen si pasojë e kthimit të mërgimtarëve. Ky aksion i koordinuar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim…

Lexo më Shumë

Sipas aplikacionit “Moj vozduh” (Ajri im) shkupjanët për 11 ditë kanë thithur ajër që niveli i ndotjes ka tejkaluar kufijtë e normale. Për shkak të kësaj, qytetarët sot do të protestojnë përpara Qeverisë së Maqedonisë në ora 12:00. Në ngjarjen “ngrituni për ajër të pastër”, i cili është ndarë në rrjetin social “Facebook”, thuhet se protesta është qytetare. “Protesta nuk është e organizuar nga parti politike, është e organizuar nga qytetar, prej të gjithë neve që thithim ajër të ndotur”, thuhet në thirrjen e protestës. Aktivistët për ndotjen e ambientit jetësor, gjithashtu i kanë thirrur prindërit që të mos i…

Lexo më Shumë

LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA thanë se do ta mbështesin propozimin e Qeverisë që Ljubomir Joveski të jetë prokurori i Ardhshëm Publik. Megjithatë, nga Lëvizja BESA kanë kërkuar që të informohen se a ka qenë  Joveski pjesë e gjyqtarëve të përfshirë në aferën e viteve 1990. “Zgjedhja e një prokurori të ri publik është një reformë që do të kontribuojë në një shtet që i bindet ligjit, duke kërkuar të marrë informacion nëse Joves ishte pjesë e gjyqtarëve të përfshirë në aferën e viteve 1990” tha Zendeli. Ljubomir Joveski  do të ndodhet para një prove serioze dhe aspak…

Lexo më Shumë

“ Deja e Vjeshtës”, është promovimi i këtij libri nga autorja Delvina Kërluku, që mblodhi në ambientet e QIK personalitete nga sfera të ndryshme. Ambientit i jepte edhe më shumë ngrohtësi interpretimi në piano nga profesorja Arjana Kuriu- Grubi që shoqëronte interpretimin e këtyre poezive nga aktori Adem Karaga. Në panel krahas autores, ndodheshin edhe ambasadori i Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë z. Viorel Stanila dhe kryetari i Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë, z. Vele Smilevski. Ambasadori Stanila, në fjalën e tij tha se është i nderuar që ndodhet në këtë panel, duke folur gjithashtu edhe për mjeshtërinë…

Lexo më Shumë

Personazhi i rradhës që i shkuam për vizitë është ndër ata që më së shumëti i ka thënë mirëmbrëma Taravarit, është nga ata të rrallët që fjalën nuk do e linte pa e thënë edhe përkundër rrethanave, madje është edhe ndër më të rrallët, pasi jo çdokush e ka fatin të fitojë banesë përmes një loje shpërblyese gjë të cilën as ajo vet nuk e ka besuar për orë të tëra, madje na rrëfeu se ka pire edhe qetësues për ta marrë veten nga një befasi e till. Këtë bisedë pa doreza e zhvilluam në ambientin e ngrohtë të apartamentit…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA do ta votojë Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe nëse amandamentet e saj nuk pranohen, ndërkohë që Artan Grubi , kryetar i Komisionit për Çështje Europiane, tha se turpërohet për veprimet e deputetëve të Lëvizjes BESA, konkretisht për mospjesmarrjen e tyre në ditën e tretë të debatit për diskutimin e amandamenteve. Sipas tij, u deshën 15 vjet për të për të arritur në këtë fazë. Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Europiane “Nuk është një debat që po bëhet vetëm në tre muajt e fundit, por 15 vjet janë përpjektjet e shqiptarëve për ta miratuar një ligj…

Lexo më Shumë

Nuk duhet të shpresojmë se zgjidhja e problemit për emrin do të vijë vetvetiu, por duhet të bëjmë gjithçka që të vihet deri tek zgjidhja. Nëse e humbim edhe vitin e ardhshëm, do të jemi në situatë të gjithë fqinjët të jenë në NATO dhe BE, ndërsa ne të mbetemi ishull i izoluar dhe problemi të ekzistojë akoma. Këtë për MIA-n e deklaroi Malinka Ristevska-Jordanova e Institutit për Politikë Evropiane, me rastin e raundit të fundit të bisedimeve për emrin të ndërmjetësit Methju Nimic me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, që u mbajtën pardje…

Lexo më Shumë

Për më 23 janar të vitit të ardhshëm është shtyrë seanca gjyqësore për lëndën “Spiun”, për shkak të mosprezencës së Marijan Efremovit, i cili është një prej të dënuarve në këtë lëndë. Gjykata urdhëroi për seancën e ardhshme gjyqësore t’i dërgohet ftesë e rregullt Marijan Efremovit. Lëndën “Spiun” e ka ndërmarrë Prokuroria Publike Speciale. Gjykata e Apelit në Shkup në tetor të vitit 2016 pjesërisht i pranoi ankesat e të pandehurve në lëndën “Spiun” dhe e ridërgoi aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën Themelore Shkup 1 në lidhje me lartësinë e gjobave. “Gjykata e Apelit deri te Gjykata Penale…

Lexo më Shumë

Ministri pa portofol, Samka Ibraimovski, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, njoftoi se do të largohet nga posti ministror dhe do të jetë deputet në Kuvend. Ibraimovski, siç njoftoi kabineti i tij, sot do të nënshkruajë një deklaratë në KSHZ, që e pranon detyrën e re. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Samka Ibraimovski ishte në listën e kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit në njësinë e pestë zgjedhore.

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Brazilit dhe mundësitë për thellimin e tyre, sidomos në fushën e bashkëpunimit parlamentar kanë qenë tema të bisedës në takimet në Brazilia të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me kryetarin e Komitetit për punë të jashtme dhe mbrojtje nacionale në Senatin federal dhe ish-presidenti i Brazilit, Fernando Kolor de Melo dhe me kryetarin e Komitetit për punët të jashtme dhe mbrojtje nacionale në dhomën e poshtme të Kongresit nacional të Brazilit, Bruna Furlan. Me qëllim të realizimit të nismave konkrete, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se është i domosdoshëm avancimi i kornizës kontraktuese mes dy vendeve. Në…

Lexo më Shumë

Tetovarët patjetër duhet të kërkojnë përgjegjësi nga ata që i helmuan me vite të tëra duke lejuar që Jugohromi të punojë pa permbushjen e kritereve ligjore ekologjike. Sepse tani që është mbyllur Jugohromi, ajri në Tetovë është 5 herë më i pastër se në Karposh të Shkupit, katër herë më i pastër se në komunën Qendër dhe tre herë më i pastër se në Lisiçe. Lidhur me këtë ka reaguar edhe EcoGuerilla. “Shkup-Tetovë, ka dallim?! 13.12.2017 (22:00)”, ka komentuar EcoGuerilla.

Lexo më Shumë