Author: Adijat

VMRO-DPMNE-ja ka njoftuar se sot do të organizojë protestë në orën 16:00 përpara burgut në Shuto Orizare. Partia opozitare ka përmendur edhe kërkesa konkrete: -Ndalimi i pakushtëzuar i të gjitha këtyre proceseve të persekutimit politik. -Ndalimi urgjent dhe i pakushtëzuar i ngacmimit, terrorit dhe keqtrajtimit që po bën LSDM -Lirimi urgjent i të gjithë personave të cilët u burgosën për shkaqe politike. “Maqedonia është i vetmi vend ku kryhet persekutimi politik i arrestimit të ligjvënësve. Qeveria shkel të drejtat themelore të njeriut dhe ngre akuza për terrorizëm kundër 36 patriotëve maqedonas vetëm për shkak se ata e duan shtetin. Junta…

Lexo më Shumë

Një zgjidhje për të reduktuar çmimin e faturës së energjisë elektrike u dha në Kampin Inovativ – një konkurs për nxënësit e shkollave të mesme, për aftësitë sipërmarrëse, të mbajtura dje në organizimin e Junior Academy of Macedonia, pjesë e rrjetit global Junior Achievements Worldëide, përcjell Almakos. Rreth 140 nxënës nga 28 shkolla të mesme nga Maqedonia u regjistruan për konkursin. Aplikacioni fitues u përgatit nga grupi numër 4, i përbërë nga studentë: Viktoria Dimitrievska dhe Dario Petroski (Shkup), Irena Ilieva (Strumicë), Nadica Krsteva (Kavadar), Ahmed Mustafova (Berovë) dhe Nikola Petreski (Ohër). Sipas tyre, kompania që ofron ofertë në përputhje…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në Maqedoni po mbizotëron mot me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore dhe veriore vranësira të konsiderueshme dhe mot relativisht i ngrohtë. Në pjesët perëndimore ka reshje të dobëta lokale të shiut. Vetëm në pjesët perëndimore moti është me diell. Po fryn erë mesatare, ndërsa në disa vende e erë e përforcuar jugore e cila në Pellagoni arrin deri 48 kilometra në orë, ndërsa në rajonin e Shtipit deri 83 kilometra në orë, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme të…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovo. Nga 15…

Lexo më Shumë

Katër milion euro ka qenë përfitimi më i lartë në Maqedoni që gjatë vitit 2016 e ka paraqitur një person, i cili sipas DAP-it është nga Shkupi. Nga 10 persona fizik me të ardhura më të larta vjetore, 8 prej tyre janë qytetarë të Shkupit, ndërsa dy të tjerët janë nga Struga dhe Koçani. Shumat që këta persona i kanë fituar janë vetëm ëndërr për shumicën e qytetarëve. Shëndetësia, farmacia dhe teknologjitë informatike mbeten sektorët me paga më të lartashtoi Sanja Llukarevska. Rekorder sipas të ardhurave nga dividendi me 1.8 milion euro është një qytetarë i Shkupit,ndërsa përfitimi më i…

Lexo më Shumë

Ministria e arsimit dhe shkencës nuk përjashton mundësinë që pushimi dimëror të fillojë më herët për shkak të ajrit të ndotur. “Nëse paraqitet nevoja, do të mendojmë për fillim parakohe të pushimit dimëror. Megjithatë ditët do të plotësohen pas 10 qershorit, ose nxënësit të vijnë në shkollë për vikende”, thonë nga Ministria e Arsimit. “Fëmijët urgjentisht të lëshohen në pushim. Fëmijët e vegjël të mos shkojnë në çerdhe!”, kërkon Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” në Shkup. ”Duke pasur parasysh ndotjen enorme të ajrit dhe ndikimin e saj katastrofal ndaj shëndetit, kërkojmë nga pushteti lokal dhe qendror urgjentisht fëmijët të…

Lexo më Shumë

Shoqata e përkthyesve dhe interpretuesve e Republikës së Maqedonisë (SHPRM) sot do ta mbajë konferencën e pestë në të cilën do të prëfshihen tema të cilat, sipas anëtarëve të SHPRM-së, janë me interes të veçantë dhe të dobishme për të gjithë profesionistët nga veprimtaria e përkthimit, për shfrytëzuesit e shërbimeve të përkthimit dhe për opinionin. Tema të konferencës janë “Përkthimi letrar – kurthet në shoqëri, kulturë dhe praktikë; propozimi për Marrëveshje autoriale dhe mundësitë për mbështetje financiare të përkthimit”, “Interpretimi në bashkësi – kategorizim i ri, sfida të reja”, “Sfidat gjatë përkthimit të dokumenteve gjyqësore dhe obligimet dhe detyrat gjatë…

Lexo më Shumë

Tre muaj pas ardhjes në fuqi të ligjit për pagën minimale, më saktë që e njëjta të rritet  në vlerë prej 12,000 denarë, kanë ardhur edhe informacionet e para se ka keqpërdorime, përcjell Almakos. Disa nga punonjësit janë të detyruar që t’u ua kthejnë shefave pjesën e shtuar më ligj të kësaj page. Ata  frikësohën se në qoftë se flasin do të humbasin vendin e punës dhe shpesh nuk i paraqesin këto abuzime. Kjo dukuri më së shumtëti ndodh në kompanitë tekstile, të lëkurës dhe këpucëve, ku pjesa më e madhe e punëtorëve marrin paga minimale. Këto abuizimë në kompanitë e tekstilit…

Lexo më Shumë

Duke filluar që prej dje , në fuqi kanë hyrë masat  emergjente kundër ndotjes së ajrit, duke u shqyrtuar gjithashtu edhe mundësia e pajimit të qytetarëve me pajisje për mbrojtje personale si maska me flitra pastruese, si dhe pastrues ajri për shkollat, qendrat shëndetësore dhe çerdhet njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski. Me masat emergjente sygjerohet që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, personat me sëmundje kronike personat me persona që kanë problem me zemrën ose goditje në tru pa marrë parasysh moshën e tyre. Të riorganizohet orari i punës për ata që punojnë jashtë nga…

Lexo më Shumë

Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot do të vizitojë maqedonasit që jetojnë në Prespë të Vogël  dhe Pustec. Në Pustec, dy kryeministrat do të mbajnë një takim me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, dhe ata gjithashtu do të vizitojnë shkollën dhe do t’i dhurojnë pajisje nxënësve, përcjell Almakos. Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë dje në qytetin shqiptar Podgradec mbajti seancën e parë të përbashkët, në axhendën e së cilës ishin disa tema që synonin nxitjen e bashkëpunimit dypalësh. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë presin që  në vitin 2018…

Lexo më Shumë

Pas disa ditësh me ajër të ndotur, qyteti I Shkupit sot merr frymë lirshëm. Në 11 ditët e fundit kryeqyteti ishte kapluar nga ndotja e ajrit, aq sa objektet ishin të padalluashme edhe pse ishin vetëm dy metra më larg. Megjithatë edhe pse sot ajri është I pastër, protesta e paralajmëruar kundër ajrit të ndotur do të zhvillohet, për të treguar revoltën për 11 ditët e fundit kur nuk merrej frymë lirshëm. Në lidhje me porblemin e ndotjes së ajrit në territorin e Qytetit të Shkupit, kryetari Petre Shilegov i ftoi qytetarët që nëse kanë ndonjë ide apo propozim për zgjidhjen e problemit…

Lexo më Shumë

Reagimet e ndryshme të Ambasadave të SHBA-ve dhe të Federatës Ruse në lidhje me çështjen e ndotjes së ajrit në Shkup, shifrat e të cilës e ranguan këtë qytet si më të ndoturin në botë bënë që pas shkrimit në Twitter të kryetarit të Diasporës së bashkuar maqedonase, Meto Kolloski se “Ka filluar një twitter luftë ndëmjet ambasadave të SHBA-ve dhe Rusisë për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup”, sërish të reagojë ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily. Baily në rrjetin social Twitter u përgjigj: “Nuk ka twitter luftë. Ne pyetëm qytetarët e Maqedonisë një pyetje në lidhje me…

Lexo më Shumë