Shoqata e përkthyesve dhe interpretuesve e Republikës së Maqedonisë (SHPRM) sot do ta mbajë konferencën e pestë në të cilën do të prëfshihen tema të cilat, sipas anëtarëve të SHPRM-së, janë me interes të veçantë dhe të dobishme për të gjithë profesionistët nga veprimtaria e përkthimit, për shfrytëzuesit e shërbimeve të përkthimit dhe për opinionin. Tema të konferencës janë “Përkthimi letrar – kurthet në shoqëri, kulturë dhe praktikë; propozimi për Marrëveshje autoriale dhe mundësitë për mbështetje financiare të përkthimit”, “Interpretimi në bashkësi – kategorizim i ri, sfida të reja”, “Sfidat gjatë përkthimit të dokumenteve gjyqësore dhe obligimet dhe detyrat gjatë interpretimit në sallë të gjyqit”. Me lektorët e gjuhës shqipe dhe maqedonase, ndërkaq, do të bisedohet në temën “Llojet e reja të komunikimit dhe sfidat për ruajtje dhe modernizim të gjuhës shqipe dhe maqedonase”. Konferenca, e cila do të mbahet prej orës 10:00 në Odën ekonomike të Maqedonisë, do të fillojë me nderimin e përkthyesit të vdekur para kohe, Ognen Çemerski dhe me fjalim hyrës të kryetares së SHPRM-së, Ognena Nikuljski.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Nga sot, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit edhe në celular!
- Milan Radoiçiq dhe 19 të tjerë përballen me akuzat për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë
- Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, për automjetet elektrike vendoset 165 euro taksë në vit
- Nëntë të vdekur pasi një autoambulancë merr flakë në jug të Pakistanit
- Tragjedia e Arlindës: Si një akt i tmerrshëm çoi në paraburgimin e Sylajt
- Aksion i madh policor në më shumë se 10 lokacione, dyshime për keqpërdorime dhe pastrim parash
- Si inteligjenca artificiale numëron bletët pa i prekur ato
- “Jam pronë private e Mateos”, Brikena me mesazh të qartë


