Delegacioni i Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i shprehu nderime mbretit Mihai i Parë në Rumani në meshën që u mbajt në Pallatin mbretëror. Në delegacionin e Maqedonisë është edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe ambasadori i Maqedonisë në Rumani. Në meshë morën pjesë mysafirë të lartë nga shteti dhe jashtë tij, si edhe Mbreti i Suedisë Karli i Gjashtëmbëdhjetë Gustaf, Mbreti i Spanjës Huan Karlos i Pari, Princi i Uellsit, Çarls dhe përfaqësues të familjeve mbretërore nga Evropa. Mbreti rumun Mihai i Parë do të varroset sot me nderime më të larta shtetërore dhe…
Author: Adijat
Një grup qytetarësh të Shkupit sot në mesditë erdhën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të shprehin protestë për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në kryeqytet. Edhe pse për protestën, e paralajmëruar përmes rrjetit social Fejsbuk nën moton “Ngrihuni për ajër të pastër” u paraqitën rreth pesë mijë qytetarë, para Qeverisë u mblodhën shumë më pak. Qytetarët të cilët morën pjesë shfaqën pakënaqësinë nga gjendja me ajrin e ndotur dhe propozime të tyre për atë se si do të mund të zvogëlohet ndotja, por gjithashtu i kritikuan bashkëqytetarët e tyre shkupjan për shkak se nuk u janë bashkëngjitur…
Përpjekjet për promovim të politikës liberale në Ballkan do të ndërpriten në qoftë se Maqedonisë nuk i ofrohet mundësi e fuqishme për anëtarësim në NATO dhe BE vitin e ardhshëm, paralajmërojnë liderët e Qeverisë së sapoformuar në vend”, shkruan “Gardian” në tekstin me titull “Maqedonia thotë se duhet të inkuadrohet në BE që ta pengojë autoritarizmin”. Në tekst janë transmetuar citate nga intervista e zëvendëskryeministres dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për gazetën, e cila u përgjigjet pyetjeve për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë dhe kontestin me Greqinë rreth emrit. “Viti i ardhshëm është kyç. Duhet të dëshmojmë se ka zhvillim…
Një 17-vjeçar disa herë ka krysr veprime seksuale ndaj dy fëmijëve të moshës nëntë dhe dhjetë vjeç në një fshat të Shkupit, kumtoi sot Minsitria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, dje në orën 16:15 në stacionin policor në Shkup, një grua 40-vjeçare nga një fshat i Shkupit ka paraqitur se 17-vjeçari disa herë ka kryer veprime seksuale ndaj djalit të saj 10-vjeçar. Lidhur me të njejtin rast, në stacionin e njejtë policor, në orën 21:40, një grua tjetër 48-vjeçare nga Shkupi ka paraqitur se personi i njejtë 17-vjeçar, në periudhën prej gushtit e deri para dhjetëp ditëve, disa herë…
Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski këtë fundjavë qëndroi në Strugë dhe Ohër ku realizoi takime pune me drejtorët e institucioneve që janë nën kompetencë të resorit që e udhëheq. Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp në Ohër, në takim është biseduar për aktivitetet vijuese të institucioneve dhe problemet me të cilët ballafaqohen. “Probleme ekzistojnë nga lloje më të ndryshme, por asnjë nuk është i pazgjidhur, gjithçka varet nga ajo se si i vendosin prioritetet dhe nga kondicioni i buxhetit”, tha ai. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me reagime rreth rikonstruksionit të Xhamisë së Ali pashës në Ohër, për…
Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn, ka folur edhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Aktuale.mk Gjatë një takimi në Greqi, Hahn ka kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Bashkimi Europian ka shume pak influence ne vendet e Ballkanit përpara hapjes se negociatave. Por do të kemi shumë influencë gjatë negociatave. Prandaj jam kaq i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë” tha komisioneri Hahn. Share 0Tweet
Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar se çështja e emrit nuk mund të zgjidhet vetëm nga disa politikanë apo shumica parlamentare. Vendimi për zgjidhjen e problemit që Republika e Greqisë ka me emrin tonë nuk është dhe nuk mund të jetë pronë ekskluzive vetëm për disa politikanë dhe as e shumicës qeverisëse në Kuvend, VMRO-DPMNE-në nuk e mbështet atë që thonë ata, kryesisht atë që deklaroi Xhaferi. VMRO-DPMNE dënon deklaratat e Xhaferit dhe do të kundërshtojë qëllimet e shumicës së deputetëve për të zgjedhur ndonjë ndryshim të emrit pa njoftuar qytetarët paraprakisht në një referendum. “VMRO do të kundërshtojë tendencat që shumica…
Këshilli republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve (KRSKRR) filloi fushatë të re nën moton: “Edhe këtë vit siguria ka përparësi – viti 2018 më i sigurti deri më tani”. Fushata, theksojnë nga KRSKRR, është në prag të periudhës së festave të Krishtlindjeve dhe të fundvitit që është karakteristike për numër të madh festimesh, konsumim të alkoolit, argëtimeve deri në orët e hershme të mëngjesit, të shoqëruara me komunikacion intensiv, udhëtime të gjata, rrugë të ngrira… Aktivitetet do të realizohen përmes mediumeve elektronike, rrjeteve sociale, bilbordeve dhe lokaleve dhe objekteve ku të rinjtë do të argëtohen në prag të natës…
Niveli i Vardarit afër Velesit dhe afër Demir Kapisë është mbi mesataren e dhjetorit, ndërsa është zvogëluar afër Shkupit “Zajçev Rid” dhe afër Jegunovcit. Nivel të shtuar Drejtoria për punë hidrometeorologjike ka regjistruar edhe në Drinin e Zi afë Llozhanit dhe tek lumi Sateska afër Botunit. Nën mesataren për këtë periudhë të vitit janë edhe nivelet e lumenjve Treska afër Makdonski Brodit, të Pçinjës afër Banjës së Katllanovës, Kriva Rekës afër Kriva Pallankës, Bregallnicës afër Berovës dhe të lumit Cërna Reka afër Novacit. Liqeni i Dojranit është shtuar në mënyrë minimale nga mesatarja për muajin dhjetor, nivelet e Liqenit të…
Një delegacion shtetëror i Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të marrë pjesë në varrimin e mbretit Mihaili i Parë në republikën e Rumanisë. Në delegacion do të jetë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev. Mbreti Mihaili i Parë vdiq në Zvicër më 5 dhjetor. Ceremonia e varrimit do të fillojë nga Pallati mbretëror me meshë në orët e mëngjesit, ndërsa varrimi do të bëhet vonë pasdite. Në Rumani është shpallur ditë zie treditore pas vdekjes së mbretit Mihaili i…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë këtyre ditëve është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po realizon takime me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron atje. Në organizimin e Qendrës Shqiptaro-Amerikane në SHBA, i pyetur nga mërgimtarët se çfarë është puna e Abdylfetah Alimit që në opinion njihet si “shpëtimtari i Selës” në terrorin e 27-prillit, Sela paralajmëroi konferencë për media. “Kur kam hapur sytë kam parë atë, pastaj më ka dërguar në duart e sigurta, te njerëzit e mi, prandaj pata vendosur ta kem sigurim timin, pasi e suspenduan nga puna. Fetain po e dënojnë, sepse…
Ndërtimi i paralajmëruar i një qendër rajonal për kafshët e pastrehë në Gjevgjeli, si pjesë e draft listës së projekteve për zhvillimin rural të Rajoni planifikues Juglindor është zgjidhja më e përshtatshme për problemin e qenve enden, thonë përfaqësuesit e komunës, përcjell Almakos. Ata theksojnë se është pikërisht kthimi nëa rrugë i qenve pas vaksinimit, që është obligim, tani është problem i madh dhe presin që të zgjidhen në mënyrë efektive pikërisht me ndërtimin e paralajmëruar të qendre rajonal qentë të pastrehë në Gjevgjeli. Për momentin, problemi me qentë endacak zgjidhet nga shërbimi publiku ndërmarrje komunale që ka kontratë me…