Një delegacion shtetëror i Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të marrë pjesë në varrimin e mbretit Mihaili i Parë në republikën e Rumanisë. Në delegacion do të jetë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev. Mbreti Mihaili i Parë vdiq në Zvicër më 5 dhjetor. Ceremonia e varrimit do të fillojë nga Pallati mbretëror me meshë në orët e mëngjesit, ndërsa varrimi do të bëhet vonë pasdite. Në Rumani është shpallur ditë zie treditore pas vdekjes së mbretit Mihaili i Parë.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Nëntë të vdekur pasi një autoambulancë merr flakë në jug të Pakistanit
- Tragjedia e Arlindës: Si një akt i tmerrshëm çoi në paraburgimin e Sylajt
- Aksion i madh policor në më shumë se 10 lokacione, dyshime për keqpërdorime dhe pastrim parash
- Si inteligjenca artificiale numëron bletët pa i prekur ato
- “Jam pronë private e Mateos”, Brikena me mesazh të qartë
- Biseda e tensionuar mes Arlindës dhe ish-burrit: Një histori e dhimbshme
- Parashikimi i motit
- Gjithnjë e më pak foshnje në Maqedoninë e Veriut, lindshmëria bie në 1,35 fëmijë për grua


