Author: Adijat

Shtylla e parë e Fondit pensional deri në vitin 2030 nuk do të falimentojë siç parashikon Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN). Ajo do të mund të mirëmbahet vetë dhe të krijojë teprica, kanë treguar rezultatet nga simulimet e bëra që të shihet se si disa vendime, reforma ose gjendje do të ndikonin mbi sistemin pensional, që sot i prezantoi profesori Mirolub Shukarov. Ai në kuadër të prezantimit të analizës së Qendrës për Analiza Ekonomike (QAE) për qëndrueshmërinë e sistemit pensional tha se në qoftë se të gjitha trendet lidhur me punësimin, numrin e pensionistëve, lartësinë e pagave dhe pensioneve, rritjen ekonomike,…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Shkupi 2 ka hedhur poshtë akuzën që kanë ngritur familja Jusufi, 14 vite më parë lidhur me vrasjen e Rami Jusufit në masakrën e Lubotenit në vitin 2001. Refuzimi i kërkesën për dëmshpërblim prej 1 milion euro është bërë nga Gjykata me arsyetimin se nuk dihet se me urdhër të kujt ka vepruar Johan Tarçullovski ditën e sulmit mbi fshatin Luboten. Pala mbrojtëse vendimin e ka quajtur të padrejtë pasi sipas saj të gjitha provat e paraqitura dëshmojnë se Johan Tarçulovski gjatë sulmit të kryer ka qenë I punësuar si pjesëtar i sigurimit në kabinetin e presidentit të…

Lexo më Shumë

Biznes forum me temë “Sfidat e menaxhmentit të resurseve njerëzore në kompanitë në Maqedoni” u mbajt sot në organizim të Fakultetit për biznes dhe ekonomi në Universitetin e Evropës Juglindore. Sipas dekanit të fakultetit Izet Zeqiri bizneset private duhet t’i kushtojnë kujdes më të madh kuadrit njerëzor si kusht i domosdoshëm për zhvillimin e mëtejshëm duke filluar nga rekrutimi për vendet e punës, përmes selektimit, zhvillimit dhe vlerësimit të kuadrit. “Sipas problemeve dhe strukturës së të punësuarve me të cilët për momentin punojnë kompanitë në Maqedoni duket se menaxhimi me kuadrin nuk është adekuate për shkak se kompanitë kanë probleme…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva sot kërkoi të parashtrohen vendime adekuate me qëllim që PSP pas skadimit të mandatit në vitin 2020 të funksionojë në suaza të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë për të ndjekur korrupsionin e profilit të lartë. “Mandati ligjor i PSP-së nuk ka skaduar dhe prandaj jemi të bindur se do të ndërmerren masa për implementimin e Strategjisë për reforma në sektorin e jurisprudencës miratuar nga Qeveria e RM-së dhe kjo Prokurori do të veprojë në pajtim me afatet e parapara me Ligjin për procedurë penale dhe Kodin penal, që është në funksion të realizimit të…

Lexo më Shumë

Ligji i Maqedonisë për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik në mënyrë normative është i mirë dhe në listën kualifikuese botërore gjendemi në vendin e 16- të për vitin 2017, deklaroi kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, Gjorgji Slamkov, në debatin e sotëm për nevojën nga ndryshimet e Ligjit. “Megjithatë, ka nevoja prioritare për ndryshim të Ligjit në disa segmente. Problem më i madh është çështja për heshtjen e administratës. Vitin e kaluar prej 619 ankesave, 411 ishin për heshtjen e administratës. Këtë vit gjendja…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e Grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit sot në shenjë proteste nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ata, siç bëjnë të ditur përmes kumtesës, “në këtë mënyrë e ngrenë zërin kundër, siç thonë, terrorit dhe padrejtësisë, kundër asaj që njerëz të pafajshëm të kalben në burg mbi 20 ditë, si viktima të hakmarrjes politike për vepër të rëndë të montuar politike”. “Ata janë viktima të hakmarrjes dhe nuk janë fajtorë për asgjë. Kërkojmë të gjithë të arrtestuarit të lirohen menjëherë”, thuhet në fund të kumtesës së tyre.

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme të rregullt do ta shqyrtojë Propozimligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes do të shqyrtohet edhe informacioni për negociatat për dakordimin e marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak midis qeverive të Maqedonisë dhe Turqisë. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në rend dite janë edhe informacioni për bashkimin e shtëpive të shëndetit dhe spitaleve të përgjithshme në vendet e banuara, plani veprues për zhvillimin e kujdesit postoperativ jashtë spitaleve për pacientët dhe planin veprues për projektin “Vendosja e vaksinimit kundër pneumokokës dhe…

Lexo më Shumë

Është shtyer gjykimi i sotëm kundër të akuzuarit Boban Iliq, informuan avokatët e të involvuarve në rast. Seanca e ardhshme në të cilën do të jepen fjalët përfundimtare është caktuar për më 10 janar të vitit të ardhshëm. Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Iliq se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë fëmijën katërvjeçar Almir Aliu, pas zënkës paraprake verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. I dyshuari, ngarkohet se e ka shkelur Almirin katërvjeçar në rrugën “Boris Kidriç”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë, përndryshe, babai i fëmijës, Sedat…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, mori pjesë në Konferencën me temë: “Rruga e Republikës së Maqedonisë – fillim i ri, kthimi në rrugën e BE-së dhe shembull për ndërtimin e raporteve të mira në rajon”, në organizim të Institutit Progres për Demokraci Sociale. Fjalim hyrës në kornizat e panelit të parë kushtuar reformave dhe politikave për ndërtimin e besimit në Maqedoni kishin Grubi së bashku me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Sasho Ordanovski, analist politik. Fjalimi i plotë i kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane…

Lexo më Shumë

Ndryshim të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, por edhe punë të transparencës aktive dhe ndryshim të tij, kërkuan bashkësia mediale dhe organizatat civile në diskutimin e sotëm publik për ndryshime të mundshme të Ligjit, në organizim të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministrit pa portofol të obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Konkretisht mediat dhe sektori i OJQ-së kërkojnë ulje dhe harmonizim të afatit të përgjigjes nga institucionet, rritje të kapaciteteve dhe ingerencave për Komisionin për mbrojtje të të drejtës për qasje të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri të ditur se konform Ligjit për festa në RM, 25 dhjetori (e hënë), dita e parë e Krishtlindjeve është ditë jopune për qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë. Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të besimit katolik në Republikën e Maqedonisë ua uron festën e Krishtlindjeve.

Lexo më Shumë

Përforcim i kapaciteteve institucionale, administrative dhe operative të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë është qëllimi i tuining projektit që do të zbatohet me mbështetje të Agjencisë austriake për Integrim Evropian dhe Zhvillim Ekonomik dhe të Drejtorisë Doganore të Lituanisë. Projekti “Përforcim i kapaciteteve institucionale dhe operative të Drejtorisë Doganore” fillimi zyrtar i të cilit është caktuar për sot do të zgjasë 21 muaj, ndërsa buxheti i tij i përgjithshëm është 1,6 milionë euro. “Qëllimi kryesor i projektit është përforcimi shtesë i kapaciteteve administrative të Drejtorisë Doganore dhe kapacitetit të tij për zbatimin e legjislacionit së BE-së dhe reformave për…

Lexo më Shumë