Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe shefi i SPB-së të Kumanovës, Stojanço Veliçkoviq mbrëmë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë e vizitoi policin që u lëndua në protestën e mbrëmshme në kalimin kufitar Tabanoc. Incidenti ndodhi dje pasdite gjatë protestës së VMRO-DPMNE-së. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Janevski për MIA-n dje deklaroi se në incident është arrestuar një person për sulm të efektivit policor.
Author: Adijat
Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve Qeveria mori vendim për ndryshimin e Dispozitës për vlerën e çmimit të tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë dhe vlerën e shpenzimeve të posaçme për zbatimin e procedurave për tjetërsim dhe dhënien me qira. Me ndryshimet e propozuara kryhet ulja e vlerës së çmimit sipas të cilës tjetërsohet toka ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë me marrëveshje të drejtpërdrejtë për A3 – strehim grupor për rajonin 5 dhe rajonin 6, dhe kjo do të arrijë 70.00 denarë, për dallim nga çmimet e deritanishme, të cilat për këto rajone arrinin 1.600,00…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për dorëzim të Aplikacionit për grant investues për ndërtim të Autostradës A2 Gostivar – Kërçovë aksi Bukojçani – Kërçovë. Është miratuar informata edhe për Aplikacion për grant investues për punime ndërtimore për rehabilitim dhe zgjerim të rrugës shtetërore A2 Kriva Pallankë – Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), si pjesë e Korridorit 8, në kuadër të thirrjes së hapur të Instrumentit për kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) për vitin 2017. Në seancë është miratuar edhe Informata për shpërndarje të mjeteve nga Buxheti i RM-së për vitin…
Një person ka humbur jetën në një nga gjithsej 12 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në njërin aksident janë lënduar rëndë dy persona, ndërsa në pesë me lëndime më të lehta kanë kaluar pesë persona. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 43-të mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare në më shumë konvikte shtetërore që të kompensohen borxhet dhe shpenzimet e tjera deri në fund të vitit. Në seancë është marrë vendim për themelimin e Këshillit për reforma të administratës publike. Për kryetar është emëruar kryeministri Zoran Zaev. Në seancën e 43-të Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e themelimit të Trupit koordinues për ndjekjen e procedurave të arbitrazhit të dala nga marrëveshjet ndërkombëtare. I angazhoi të gjitha organet shtetërore, shoqatat aksionare dhe ndërmarrjet publike në shtet në pronësi shtetërore në…
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev për rastin “Dhunë në Qendër”. Në debatin kryesor gjykatësja Tatjana Mihajllova vendosi për Kërstevin ta ndajë procedurën dhe të gjykohet ndaras. Ai u prononcua se nuk është fajtor dhe në seancën e fundit ka kërkuar gjykimi të shtyhet, sepse nuk ka avokat dhe ka probleme shëndetësore. Në rastin “Dhunë në Qendër” 14 persona janë akuzuar, në mesin e cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRODPMNE-së Daniella Rangellova. Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, faj…
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë për rastin “Sopoti” në të cilin dhjetë persona akuzohen për terrorizëm. Ky rast është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot. Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij vitit ia ka dorëzuar lëndën “Sopot” PSP-së, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur…
Në shkollën e mesme elektro-teknike “Mihajllo Pupin” sot u prezantua klasa e re për paralelen speciale të EVN, e realizuar në kuadër të projektit “20/20/20”. Në prezantim morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska dhe kryetari i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter. Deskoska theksoi se ngjarja është promovim i programit për arsimin e mesëm profesional në të cilin ka lidhje të drejtpërdrejt të shkollave me kompani me përgjegjësi shoqërore. Pret që këtë model ta ndjekin edhe kompani të tjera në Maqedoni. “Këta nxënës fituan mundësi që praktikën ta mësojnë në profesionin e tyre të ardhshëm, t’u…
VMRO-DPMNE paralajmëroi se sot në periudhë prej një ore do ta bllokojë vendkalimin kufitar Tabanoc në Kumanovë. Në kumtesën e partisë thuhet se bllokimi do të fillojë në orën 17, ndërsa do të zgjasë deri në orën 18.
Me ndihmën e aktiviteteve të dizajnuara me kujdes, shembuj konkretdhe praktikë në terren do të punohet në drejtim të menaxhimit më të mirë me rajonet e mbrojtura, porositi sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli në fjalimin në punëtorinë hyrëse me të cilën u shënua fillimi i projektit “Përmirësimi i menaxhimit me rajonet e mbrojtura”. “Me këtë do të fillohet transformimi thelbësor i mënyrës në të cilën shteti menaxhon me resurset e veta natyrore, përmes krijimit të shembujve të cilët vazhdimisht avancohen, mund të zbatohen edhe në vende të tjera dhe e demonstrojnë qartë dobinë shoqërore dhe…
Shtylla e parë e Fondit pensional deri në vitin 2030 nuk do të falimentojë siç parashikon Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN). Ajo do të mund të mirëmbahet vetë dhe të krijojë teprica, kanë treguar rezultatet nga simulimet e bëra që të shihet se si disa vendime, reforma ose gjendje do të ndikonin mbi sistemin pensional, që sot i prezantoi profesori Mirolub Shukarov. Ai në kuadër të prezantimit të analizës së Qendrës për Analiza Ekonomike (QAE) për qëndrueshmërinë e sistemit pensional tha se në qoftë se të gjitha trendet lidhur me punësimin, numrin e pensionistëve, lartësinë e pagave dhe pensioneve, rritjen ekonomike,…
Gjykata Themelore Shkupi 2 ka hedhur poshtë akuzën që kanë ngritur familja Jusufi, 14 vite më parë lidhur me vrasjen e Rami Jusufit në masakrën e Lubotenit në vitin 2001. Refuzimi i kërkesën për dëmshpërblim prej 1 milion euro është bërë nga Gjykata me arsyetimin se nuk dihet se me urdhër të kujt ka vepruar Johan Tarçullovski ditën e sulmit mbi fshatin Luboten. Pala mbrojtëse vendimin e ka quajtur të padrejtë pasi sipas saj të gjitha provat e paraqitura dëshmojnë se Johan Tarçulovski gjatë sulmit të kryer ka qenë I punësuar si pjesëtar i sigurimit në kabinetin e presidentit të…

