Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve Qeveria mori vendim për ndryshimin e Dispozitës për vlerën e çmimit të tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë dhe vlerën e shpenzimeve të posaçme për zbatimin e procedurave për tjetërsim dhe dhënien me qira. Me ndryshimet e propozuara kryhet ulja e vlerës së çmimit sipas të cilës tjetërsohet toka ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë me marrëveshje të drejtpërdrejtë për A3 – strehim grupor për rajonin 5 dhe rajonin 6, dhe kjo do të arrijë 70.00 denarë, për dallim nga çmimet e deritanishme,
të cilat për këto rajone arrinin 1.600,00 deri në 400 denarë për vend të banuar dhe jashtë vendit të banuar, në komuna të ndryshme.
Qëllimi i uljes së çmimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë është që të stimulohet ndërtimi i objekteve për strehim grupor, me komponentë sociale siç janë azilet e pleqve, kopshtet, konviktet e nxënësve dhe studentëve dhe objekte të ngjashme.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Parashikimi i motit
- Gjithnjë e më pak foshnje në Maqedoninë e Veriut, lindshmëria bie në 1,35 fëmijë për grua
- Tentativë për shitblerje droge në Llojan, sulmohet polici dhe një person ia mbath me BMW
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vrasja e tmerrshme që shokoi Pejën
- “Mos i kurseni!”/ BIRN: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve, dyshime për shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare të përdorimit të forcës
- Çfarë fshihet në bazën ushtarake ruse? Imazhet satelitore zbulojnë detaje të reja
- Lufta në Iran godet ekonominë britanike, qeveria jep 100 paund për 20 milionë familje dhe ul taksat për bizneset
- Sazan Guri i kërkon Berishës të largohet nga drejtimi i PD: Tregohu burrë, jep dorëheqjen


