Është shtyer gjykimi i sotëm kundër të akuzuarit Boban Iliq, informuan avokatët e të involvuarve në rast. Seanca e ardhshme në të cilën do të jepen fjalët përfundimtare është caktuar për më 10 janar të vitit të ardhshëm. Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Iliq se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë fëmijën katërvjeçar Almir Aliu, pas zënkës paraprake verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.
I dyshuari, ngarkohet se e ka shkelur Almirin katërvjeçar në rrugën “Boris Kidriç”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë, përndryshe, babai i fëmijës, Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, është parashtruar aktakuzë për vepër të kryer penale “dhunë”.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Parashikimi i motit
- Gjithnjë e më pak foshnje në Maqedoninë e Veriut, lindshmëria bie në 1,35 fëmijë për grua
- Tentativë për shitblerje droge në Llojan, sulmohet polici dhe një person ia mbath me BMW
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vrasja e tmerrshme që shokoi Pejën
- “Mos i kurseni!”/ BIRN: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve, dyshime për shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare të përdorimit të forcës
- Çfarë fshihet në bazën ushtarake ruse? Imazhet satelitore zbulojnë detaje të reja
- Lufta në Iran godet ekonominë britanike, qeveria jep 100 paund për 20 milionë familje dhe ul taksat për bizneset
- Sazan Guri i kërkon Berishës të largohet nga drejtimi i PD: Tregohu burrë, jep dorëheqjen


