Ndryshim i përkohshëm në qarkullim me devijime – kalim nga një korsi në tjetrën do të vendoset prej sot në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçan). Siç kumtuan nga “Rrugët e Maqedonisë”, për vendosjen e ndryshimit tashmë është vendosur sinjalizim përkatës në rrugë. Sipas njoftimit të marrë nga SHA Ilinden Strugë, e cila kryen punimet ndërtimore, ky regjim i trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e tyre.
Author: Adijat
Forum me komunitetin akademik për mundësitë për uljen e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në amvisëritë, do të mbahet sot në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip. Në forum fjalim do të mbajë zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli. Forumi ka për qëllim që përmes bisedës me ekspertë të shkatërrohen mitet rreth ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në amvisëri, të sqarohet roli i shkencës në aksionet e propozuara në Udhërrëfyesin për uljen e ndotjes nga ngrohja 2017-2025 (www.skopjesezagreva.mk) dhe në mënyrë aktive të kyçet komuniteti akademik në ballafaqimin me problemin me ndotjen e ajrit.
Konferencë kushtuar rolit të bashkësive lokale dhe urbane në procesin e decentralizimit në Maqedoni do të mbahet sot në Shkup në kuadër të projektit “Rrjetëzim dhe përfaqësim i bashkësive vendore dhe urbane”. Qëllimi i projektit është avancimi i procesit të decentralizimit me rrjetëzimin dhe përfaqësimin e bashkësive vendore dhe urbane, si dhe përforcim i kapaciteteve të bashkësive lokale dhe urbane në Maqedoni dhe përforcim i ndikimit të tyre me kyçjen e qytetarëve në të gjitha proceset e planifikimit në pushtetet lokale. Në kuadër të projektit janë formuar 16 shoqata të qytetarëve në nivel të pushteteve lokale në Maqedoni, të cilët…
Në Komunën e Likovës sot do të shënohet fillimi i punëve ndërtimore për rregullimin e lumit të Likovës. Në ngjarje fjalime do të mbajnë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton dhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi. Përmes mbështetjes së UNDP-së, ky projekt përfshin vazhdimin e rregullimit të lumit të Likovës në një gjatësi prej rreth 400 metrash, si dhe masë për mbrojtje nga përmbytjet dhe rregullimin e hapësirës në Likovë.
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për sot është caktuar seancë për lëndën e PSP “Toplik” në të cilin dyshohen gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski për shitjen e tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit. Në këtë rast i dyshuari i parë, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike, të cilës i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar Qyteti i diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i…
Me promovimin e e-përmbledhjes “Premin” dhe lexim poetik, sonte nga ora 20:00 në kafe-librarinë “Magor” do të shënohet Dita Internacionale e Unionit Botëror të Poetëve. Ngjarjen e organizon Shoqata për zhvillim të kulturës dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore “Kontekst-Strumica” dhe shkolla për poezi – Delegacioni Maqedoni. Në përmbledhjen “Premin” përfaqësohen 25 autorë me poezi të tyre, si dhe poezia e dy poetëve, mysafirë nga Filipinet dhe Tajvani.
Raport për veprimin e policisë gjatë zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë në vitin 2017 do të prezantohet sot në Shkup nga Forumi për hulumtime të politikave të sigurisë “Sekuritas” Manastir. Hulumtimi është bërë në bazë të analizës së zbatuar sekondare të të dhënave, përmes analizës të tashmë të publikuara dhe raporteve të qasshme publike dhe komunikatave për zgjedhjet lokale nga ana e organeve relevante, institucioneve dhe organizatave, si MPB, KSHZ, OBSE/ODIHR, Asociacioni civil MOST, CIVIL – Qendra për Liri, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe të tjera. Janë zbatuar edhe intervista me përfaqësues të organeve, institucioneve…
Ndërmarrja Publike e Gostivarit “Komunalec” për nesër paralajmëron ndërprerje në furnizimin me ujë për pije përmes ujësjellësit të qytetit. Si shkak theksohet sanimi i defektit në tubacionin kryesor F-500 në afërsi të fshatit Zdunjë. Nga “Komunaleci” i Gostivarit theksojnë se punët për evitimin e defektit do të fillojnë në orën 09:00, por për shkak të natyrës së defektit, nuk mund të saktësohet sa kohë do të nevojitet sanimi dhe kur furnizimi me ujë do të normalizohet.
Të shtëna kallashnikovi janë dëgjuar në Çair, më saktë në rrugën “Xhon Kenedi” përballë shkollës së mesme “Cvetan Dimov”. rreth orës 17:40 minuta. Sipas burimeve të Almakos, nga të shtënat mendohet se ka edhe viktima. Sipas qytetarëve në vendngjarje qëndron i shtrirë një djalë i moshës mes 20-30 vjeç. Nga MPB për Almakos pohojnë se ka pasur prishje të rendit publik përmes të shtënave dhe se në vendngjarje është kërkuar ndihma e shpejtë, por se ende ekipet policore nuk kanë arritur në adresën e sipërpërmendur. Nga momenti pritet të ketë edhe informacione të tjera. E.SH ALMAKOS.COM
Propozim-ligji për amnisti kaloi sot në leximin e parë në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, duke marrë 7 vota “ Pro”, Sipas deputetët e pranishëm në sallë ky ligj është i nevojshëm, por kishte kërkesa që I njejti të përfshijë një numër më të madh të të dënuarve. Rexhail Ismaili kishte një propozim, në mënyrë që ligji të jetë pak më liberal, duke kërkuar që në leximin e radhës të ndërhyhet në këtë propozim-ligj përmes amendamenteve. “Mendoj se do të ishte ide e mirë nëse do të ndryshonim pjesën kur përcaktohet se ligji vlen për ata që…
Deputeti Rexhail Ismaili, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, tha se ligji për përdorimin e gjuhëve do të jetë në Kuvend pas vitit të ri, konkretisht në janar të vitit 2018. Sipas tij kështu shpresojnë që vitin e ri ta fillojNë me këmbë të mbarë. “ Më pyesin gazetarët se a do të përfundojë procedura e propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve para vitit të ri. Do ta them këtë edhe për sqarim.Dy seacna janë caktuar nga kryetari i Kuvendit, por sa i takon ligjit për përdorimin e gjuhëve them se do të ishte më mirë ta lëmë për pas vitit…
Katër shtetas maqedonas, të cilët kanë qëndruar dhe punuar pa leje përkatëse të rregullta në Bad Neustadt të Gjermanisë, janë arrestuar në Bad Bocklet. Mëngjesin e së hënës, inspektorati policor në Bad Kissingen kishte pranuar një informatë se në një institucion në Bad Bocklet janë duke qëndruar disa punëtorë ilegalë. Policia gjermane ka hasur në katër shtetas maqedonas. Identifikimi i tyre ka dëshmuar se ata për rreth dy javë kanë qenë duke punuar për një shtetas bullgar me vendbanim në Gjermani, shkruan „m.mainpost“, përcjellë „Shtegu.com“. Shtetasit maqedonas kanë qenë të angazhuar në punë ndërtimore të ndryshme në një klinikë në…