Author: Adijat

Qytetarët e Maqedonisë, të organizuar nëpër sheshet e qyteteve të tyre, nëpër qendra turistike, në kafene, restorante,… apo në atmosferë shtëpiake e përcjellën vitin 2017 dhe e pritën Vitin e Ri 2018. Festim të Vitit të Ri në Shkup organizoi Komuna Qendër në sheshin “Jadran” ku interpretuan muzikantë të njohur nga Maqedonia. Festimi pati karakter humanitar dhe mjetet do të dedikohen për djaloshin 16-vjeçar të cilit i nevojitet operacion urgjent për transplantim të palcës kurrizore në Itlai. Qyteti i Shkupit e anuloi festimin tradicional të Vitit të Ri që duhej të mbahej në sheshin “Maqedonia” dhe mjetet të cilat ishin…

Lexo më Shumë

Viti i ri u prit në një atmosferë të gëzuar në sheshin e “Jeruzalem”, Ohër, me mysafirët nga vendet e Ballkanit dhe Maqedonia, 2018.Përkundër temperaturave të ulëta, mbremha filloi në kohë  duke ofruar për të rinjët një program të larmishëm dhe të veçantë. Mbrëmja vazhdoi me një repertory të pasur muzikor, ku të pranishmit I argëtoi, Daniel Kajmakoski, Anita Micova, ansambli “ Viljana”,  Irma Gogova dhe Ivana Koskoska nga Orditsuperstar  dhe DJ Rexhi Ruls. Për vizitorët e Ohrit të cilët ishin me vetura, polcia ndau fletushka ku ishte porosia që ata të vozitnin me kujdes dhe të mos konsumojnë alkool…

Lexo më Shumë

Prej sot deri në muajin mars të këtij viti, Qyteti i Shkupit ndalon dorëzimin e mallrave në zonën e qytetit në periudhën kohor prej orës 7:30 deri në ora 18:00. Kjo është një nga 15 masat urgjente për zvogëlimin e ndotjes së ajrit nga ana e Qytetit të Shkupit. Vendimi i referohet ndalimit të dërgesës së mallrave në periudhën e caktuar kohore dhe nuk ka të bëj me lëvizjen e automjeteve që bëjnë dorëzim të mallit. Përveç kësaj, ky ndalim nuk vlen për kompanitë që kanë vendin e tyre të dorëzimit të mallrave, por vetëm për ata që për shërbimin…

Lexo më Shumë

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carvoska, e kaloi natën e vitit të ri sëbashku me fëmijët në qendrat sociale. Ajo I vizitoi fëmijet në qendrat sociale dhe ju ndau atyre dhuratat simbolike, duke ju uruar atyre më të mirën për vitin 2018. “ Viti I ri është kohë kur jemi nën shoqërinë e më të afërmve, por gjithashtu  është kohë kur duhet të kujtojmë edhe ata të cilët shoqëria I ka harruar. Këtë vit vendosa të vizitoj 130 fëmijë të vendosur nëpër shtëpitë  në Shkup. Mesazhi im pë rata është se do ta kenë kujdesin tonë gjatë tërë…

Lexo më Shumë

Bullgaria mori sot presidencën e radhës të BE-së, hera e parë që një vend ballkanik e merr një gjë të tillë. Me moton kombëtare “Të bashkuar jemi të fortë”, pritet që presidenca bullgare të fokusohet në bashkimin e unionit mbi reformën e politikave migratore dhe çështje të tjera. Liderët e BE-së ranë dakord dhjetorin e kaluar që të gjejnë një marrëveshje kompromisi mbi mënyrën e reformimit të sistemit të azilit në union. Bullgaria ka synim edhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor. Më 17 maj, liderët e BE-së do të takohen me homologët e…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi kryesisht të thata, ndërsa në vendet më të larta malore vërehen rrugë të lagura.Intenziteti i komunikacionit jashtë mjedisit të qyteteve është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe përshtatje të shpejtësis

Lexo më Shumë

Ish ministri i brendshëm, Pavle Trajanov, thotë se ligjet në Maqedoni lejojnë përgjimin masiv të qytetarëve duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. “Te ne u zgjerua dhe thellua mundësia për përgjim, për shumë vepra të lehta penale. Nëse bashkohen 3 persona për të vjedhur pula, ata mund të përgjohen sepse kjo vepër mund të cilësohet si ndërmarrje kriminale. Gjithçka përfshihet në ndërmarrje kriminale”, thotë Trajanov në intervistën ekskluzive për Almakos. Ai sugjeron që në Ligjin për procedurë penale të shkurtohet nevoja për përdorimin e sistemeve të përgjimit. “Duhet të dihet saktë se për cilat vepra të rënda…

Lexo më Shumë

Një shtetase holandeze e cila për një vit e gjysmë është duke jetuar në Maqedoni, ka shkruar një artikull interesant në mediat holandeze. Në te ajo rrëfen: „Pasi këtu jam duke jetuar tash një vit e gjysmë dhe pasi për më tepër se pesë vite i njohë maqedonasit, dua t`ju them sinçerisht se ekzistojnë disa gjera që janë komike për mua. Në të vërtetë, unë jam mësuar me këtë fenomen dhe disa gjera nuk më habisin më“. Kështu fillon artikulli i holandezes e cila jeton në Shkup, përderisa mirëmban edhe një faqe interneti me titull „Të jetosh jashtë vendlindjes“. Holandezja…

Lexo më Shumë

Për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe mundësinë për ta ndihmuar plakun 66 vjeçar që të shëroj birin e tijë më posht i keni të dhënat bankare dhe numrin e telefonit. Kontakt: 077/757-240 Emina Memeti Rruga: 101 BB – Fshati Trebosh Iban Code: MK07500080013662182 Swift: STBBMK2222 Bank Name: Stopanska Banka a.d. Bitola Xhirollogaria në DENAR: 500800018772397

Lexo më Shumë

Të paraburgosurit për ngjarjet e 27 prillit duket se festat e fundvitit do i kalojnë në burg edhe pse vijon afati për vendim pas ankesave të tyre, transmeton Zhurnal.mk Një pjesë e avokatëve të të burgosurve kanë dorëzuar ankesa deri tek gjykata e apelit ndërsa afati për vendim në gjykatën e shkallës së dytë po vazhdon ndërsa 48 orët e parapara me ligj tejkalojnë nesër. Për disa nga të paraburgosurit vendimi për vazhdim të paraburgimit nga gjykata penale ka arritur deri tek avokatët e tyre, nga apeli nuk janë të disponueshëm nëse do të presin gjithë ankesat e më pas…

Lexo më Shumë

Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, mollë dhe shalqi janë ndër produktet që konsumohen më tepër në shkallë vjetore nga qytetarët në Maqedoni. Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni ha 70 kilogramë bukë, 29.9 kg patate, 9 kilogramë mish pule, 7.3 kg oriz, 13.1 kilogramë mollë, 10.5 kilogramë shalqi, 11.5 kilogramë lakër, 19, 7 kg speca dhe 14 kg domate. Qytetarët e Maqedonisë, sipas anketës, kanë ngrënë hëngrën 5.4 kg makarona dhe 182 vezë në vit. Nga prodhime e detit më tepër konsumohet merluci 4.3 kg, peshku i ujërave të ëmbla, troftë e freskët 0.6, dhe krap…

Lexo më Shumë