Në Klinikën universitare për Traumatologji, Ortopedi, Anestesiologji, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendrën Urgjente në Shkup gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës ndihmë mjekësore kërkuan 63 pacientë. Prej tyre, shtatë janë hospitalizuar dhe atë katër në neurokirurgji dhe nga një pacient në traumatologji, kirurgji plastike dhe kirurgji digjestive. Drejtori i TOARMIQZ, doktor Ilir Hasani deklaroi se pacienti i parnuar në traumatologji ka thyerje të ashtit të kofshës, shkaktuar në një aksident rrugor komunikacioni në Veles. Ai është pranuar sot në mëngjes dhe ndaj tij po kryhet ndërhyrja operative. Nga fatkeqësia e njëjtë është lënduar edhe një pacient i cili është…
Author: Adijat
Viti 2018 në Tetovë ka nisur me bereqet. Natën e Vitit të ri kanë lindur 3 fëmijë i pari ka qenë djalë. Siç mëson TetovaSot të gjithë fëmijët kanë lindur shëndosh e mirë. Djali i parë që ka lindur ka lindur me peshë 4.50 kg. Më pas ka lindur një vajzë dhe në fund një djalë tjetër.
Tre vetë u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi herët në mëngjes rreth orës katër pranë Bibliotekës së Qytetit në Veles. Tre këmbësorë morën lëndime të rënda trupore pasi u goditën nga një Fiat Punto. Shoferi fillimisht goditi këmbësorët dhe pastaj u përplas me murin. Zyra e Prokurorit Publik njoftoi sot se një ekip i zyrës së prokurorit publik nga Velesi zhvilloi një hetim në vendin e ngjarjes dhe u lëshuan edhe urdhëresa për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes dhe kryerjen e analizës së gjakut dhe urinës së shoferit. Dy nga të lënduarit u transferuan në Klinikën…
Komisari evropian për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim, Johaness Hahn, ka shkruar një urim në Twitter, adresuar vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Viti 2018 do të jetë vit vendimtar për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një mundësi për të përmbyllur bashkëpunimin me të gjithë partnerët për të tejkaluar sfidat e përbashkëta. Uroj që të gjithë partnerët tanë, aktorët politik dhe qytetarët për një vit të ri paqësor e prosperues. Le të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët, për të rinjtë tanë, ka shkruar Hahn. /SHENJA/
Komandanti i Policisë së Gostivarit, Gazi Abdurrahmani është prononcuar rreth akuzave të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari të bëra ndaj punës së tij, njofton Flaka. “Në aspektin e deklaratës së Kryetarit të Komunës së Gostivarit, ne i jemi përgjigjur zyrtarisht. Kemi dërguar shkresë zyrtare deri te Komuna e Gostivarit. Sa u përket bastoreve ilegale, Policia e Gostivarit vazhdimisht ka marrë mase edhe në të ardhmen do të merren. Mediat i kanë informatat për masat e ndërmarra, dhe me përkrahjen e zëvendësministrit, zëvendësdrejtorit dhe drejtuesve të tjerë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të vazhdojmë të marrim masa…
Natën e Vitit të Ri ka pasur 9 paraqitje për vepra penale dhe 8 shkelje me crast është konstatuar se krimi natën e nderimit të motmoteve në krahasim me 2016-ën është ulur, tha ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, përcjell Aktuale.mk. Spasovski deklaroi se është ulur edhe përdorimi i mjeteve piroteknik
Takimi i këshillit ministror, mbledhje me grupin parlamentar të SYRIZA-s dhe takim tet-a-tet Cipras-Kamenos, janë disa nga hapat e ardhshëm të mundshëm të kryeministrit bgrek lidhur me çështjen për emrin, sipas mediumeve greke, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina. Konfirmim zyrtar nuk ka, megjithatë gjatë ditëve të kaluara, pasi që kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë u bë temë kryesore tek fqinji jugor, gazetarët dolën me analiza të ndryshme, në të cilat, mes të tjerash, i përmendin edhe skenarët që të mbahet mbledhje qeveritare me të gjithë ministrat e Qeverisë dhe ata nga SYRIZA, si dhe ata nga Grekët e Pavarur,…
Natë relativisht të qetë të Vitit të Ri patën ekipet kujdestare në spitalet e Shkupit. Më i riu që kërkoi ndihmë në Klinikën për toksikologji ka 16 vjet, ndërsa për dallim nga vitet e kaluara, nuk ka pasur pacientë të mbidozuar me substanca subtropike. Në Klinikën e Toksikologjisë pranë Qendrës urgjente “Nëna Terezë” gjatë natës së Vitit të Ri janë pranuar 27 pacientë prej të cilëve më i riu është 16-vjeçar, ndërsa më i vjetri 48-vjeçar. “Kryesisht bëhej fjalë për grup të pacientëve mes 20 dhe 25 vjeç dhe posaçërist jemi të kënaqur dhe të lumtur që pas shumë viteve…
Maqedoninë më vitin 2017, në fushën e dukurive soiale devijuese e karakterizuan ngjarje të shumta. Si fillim gjuha e urrejtjes ishte shumë e pranishme nga udhëheqësit partiak gjë e cila rezultoi edhe me terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Çairin e Shkupit me vrasjet e shumta e shndërroi në Teksas e ndërsa Reçica e Vogël, me laboratorin e drogës e solli Kolumbinë në Maqedoni, shkruan Portalb.mk. Në vazhdën e kronikave të fundvitit, njohësit e çështjeve sociale vlerësuan se që të eliminohen këto dukuri më vitin 2018 duhet që institucionet shtetërore të mobilizohen më shumë në praktikë, në të kundërtën…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka ftuar në takim të gjithë mërgimtarët e Gostivarit, në një bashkëbisedim nga afër me njëri tjetrin për të ndarë urimet e një Viti të Ri, shkruan Fol. Në ftesën e publikuar nga Taravari thuhet se: “Është i priviligjuar të takohem me ju. Ju pres në sallën e Komunës sot në ora 17:00. Me respket, Arben Taravari” Poashtu kujtojmë që ditë më parë kryetari Taravari hapi një zyrë të veçantë për mërgimtarët në Komunën e Gostivarit, ku nga kjo zyrë do të ndihmohen të gjithë mërgimtarët e ardhur për pushime, në nxjerrjen…
Foshnja e parë e lindur në vitin 2018 në Shkup sot u bë me librezë kursimi me 20 mijë denarë. Beben dhe nënën në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës i vizituan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe kryebashkiaku i Shkupit , Petre Shilegov. Kryebashkiaku Shilegov deklaroi se tradicionalisht shkupjanes më të vogël, Teodorës i dhuruam një arush dhe një librezë kursimi. “Jam krenar që mund t’ua uroj prindërve ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë”, theksoi Shilegov. Mistri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se prindërve të lumtur ia uroi ardhjen…
Gjatë mbrëmjes së ndërimit të mot moteve, 27 persona vizituan Klinikën e Toksikologjisë në Qendrën Klinike të Qytetit. Personi më i ri ishte 16 vjeç, njoftoi drejtori i Toksikologjisë, Niko Beqarovski. Ai tha gjithashtu se nuk kishte persona me mbi dozim me substanca psiko-aktive. Ndërsa Qendrën urgjente në spitalin “8 shtatori” e vizituan 38 vetë, 4 prej të cilëve kishin forma të lehta të lëndimeve për shkak të zënkave fizike. Në kirurgjia gjithashtu janë pranuar 4 persona me djegie në duar nga fishekzjarret, por pa lëndime serioze ndërsa dy pacientë me plagë sipërfaqësore të qafës nga plumbat e armëve të…