Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) i dënon 69 deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të cilët votuan ligjin për gjuhët. Sipas tyre Ligji nuk është vërtetuar nga Komisioni i Venedikut dhe rrezikon unitaritetin territorial të Maqedonisë. “Ligji nuk është vërtetuar nga Komisioni Venedikut, në Këshillin e Europës dhe e dërgon shtetin në një hap më afër federalizimit, duke e rrezikuar unitaritetin territorial të Maqedonisë. Nuk ka bazë historike ose demorafike që Maqedonia të ketë identitet dy etnik si Belgjika”, thuhet në njoftimin e DBM. DBM-ja e fton presidentin Gjorgje Ivanov që të mos e nënshkruajë ligjin , kurse SHBA dhe BE-ja menjëherë të…
Author: Adijat
Ligji për përdorimin e gjuhëve sot mori mbështetjen e të gjithë 69 deputetëve të pranishëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pa asnjë votë “ kundër” apo “ të përmbajtur”. Menjëherë pasuan reagimet e partive politike shqiptare. Deputeti I BDI-së, Artan Grubi, tha se sot është rrumbullakosur plotësisht Marrëveshja e Ohrit. “Pas disa viteve të nënshkrimit të Marrëveshjes paqësore së Ohrit e njëjta u rrumbullakosua plotësisht, kjo është një ditë e rëndësishme i uroj të gjithë qytetarët po edhe të gjithë deputetët që votuan po edhe atyre që nuk kundërshtuan fundja ligji kaloj pa asnjë votë kundër”, deklaroi Grubi I…
Juristi Osman Kadriu, u zgjodh gjykatës i Gjykatës Kushtetuese me 68 vota “ pro”, asnjë “ kundër “ apo “ “të përmbajtur”, ndërsa për post të njejtë u votua edhe kolegu i tij Darko Kostadinovski, por ky i fundit mori dy vota më pak se Kadriu, pra 66 vota “ Pro”. Pasi dhanë betimin para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, dy gjykatësit dolën para mediave ku edhe thanë se punën e tyre do ta realizojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm. “ Posti si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese është një privilegj, por ky post në brendin e tij ka edhe shumë përgjegjësi…
Kryeministri Zoran Zaev me takimin e djeshëm me ish-kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, implikohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë në konfliktin në këtë parti duke i dhënë legjitimitet Kasamit të shkarkuar, I cili nuk kontrollon as partinë e as deputetët e kësaj partie në Parlament. Ky gjest i Kryeministrit mund të interpretohet si përpjekje e pushtetit për të përçarë partinë Besa. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski mohon implikimin e qeverisë në përçarjet në Besa dhe thotë se qeveria nuk ndërhyn në punët statutore apo aspekte të tjera juridike të punës së subjekteve politike. “Takimi mes kryeministtrit Zaev dhe zotit Kasami…
Po zvogëlohet numri i deputetëve nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Pas Çedomir Sazdovskit nga GROM-i dhe Amdi Bajramit nga Lidhja e Romëve, dje edhe deputeti Jusuf Hasani nga Partia Demokratike e Turqve paralajmëroi se nuk është pjesë e koalicionit dhe se do të veprojë si deputet i pavarur. Hasani me shkresë e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë se do të veprojë si deputet i pavarur, e jo si deputet i koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”. Nga ana tjetër lideri i VMRO-DPMNE-së Krisitijan Mickoski mbrëmë deklaroi se opozita nuk do…
Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të punësohen pilotë. Informacioni për nevojën për pranimin në marrëdhënie të rregullt pune të pilotëve në DMSH e miratoi Qeveria në seancën e mbrëmshme. “DMSH dhe Ministria e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme dhe e Financave morën detyrë që të gjejnë zgjidhje të përkohshme për angazhimin e pilotëve në Drejtori”, kumtoi pres shërbimi qeveritar. DMSH i posedon tre fluturake për shuarjen e zjarrit (amfibi) të tipit Er Traktor AT-802A Fajr Bos, me kapacitet prej 3.100 litra ujë. Në mbështetjen e flotës së DMSH-së sipas nevojës kyçet edhe ARM-ja me helikopterë të tipit Mi-8/17…
Shtatë aksidenteve të regjistruara në rajonin e SPB Shkup në 24 orët e kaluara. Dy aksidente janë me dëm të evidentuar material, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Policia e trafikut i ka zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar në shenjat e komunikacionit. Nga komunikacioni janë përjashtuar 16 shoferë, dy për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 14 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Janë sanksionuar edhe katër shoferë për kalimin në udhëkryq në semafor të kuq dhe nga dy për tejkalim…
Mungesa e kuorumit në Kuvend ka lënë pezull propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe atë për zgjedhjen e gjykatësve të Kushtetueses, duke bërë që dita e parë e punës së këtij institucioni për vitin 2018 të mos fillojë mbarë. Edhe pse seanca u thirr për në orën 12 e njëjta filloi pas dy orëve, por edhe atëherë nuk u siguruan numrat e mjaftueshëm për miratimin e ligjit. Informacioneve jo zyrtare flasin se LSDM-ja ka ndryshuar qëndrimin lidhur me miratimnin e ligjit për gjuihën shqipe. Almakos kontaktoi burime brenda partisë në pushtet nga ku kanë përgënjeshtruar informacionet e mësipërme. Sipas tyre…
Në Konferencën e fundit të mbajtur në Strugë në prani të kryetarëve të komunave dhe ministrit të Vetqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, Kryeministri Zoran Zaev ka lënë të hapur mundësinë që kompetencat e pushtetit lokal për menaxhimin e deponive t’i marr përsipër Qeveria, pasi që konsideron se pushteti lokal nuk posedon kapacitet për zgjedhjen e këtij problemi. Edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete, ministri për Vetëqeverisje Lokale Suhejl Fazliu theksoi se mundësia qëndron e hapur dhe se për këtë çështje ende nuk është arritur marrëveshje. ‘’Për këtë çështje kemi biseduar por nuk është asgjë konkrete deri më tani…
Kërcënime me jetë ndaj kryetari të sapo zgjedhur të Lëvizjes BESA, Nexhbedin Kahremani dhe familjës së tij. Kahremani tha sot në konferencë për mediat, se personat që e kanë kërcënuar i njeh dhe se të njejtët i ka paraqitur në polici, mirëpo theksoi se pas tyre është dikush që “e hedh gurin dhe e fsheh dorën”. Kërkesa e kërcënuesve të kryetarit të BESËS, sipas tij, është që të heq dorë nga posti si deputet, por duke mos sqaruar se kush do të vinte në vend të tij. “Pas zgjedhjes time për ushtrues detyre si kryetar i Lëvizjes BESA, nga dita…
Kinoteka e Maqedonisë edhe këtë pushim dimëror për më të vegjlit do ta organizojë programin me filma “Kinemaja e mëngjesit” prej sot e deri më 20 janar. Do të fillojë me filmin “Buburreci” – tregim për 12-vjeçarin Pele i cili pasi pickohet nga buburreci fiton fuqi dhe shndërrohet në Buburrecin superhero. Filmi është me sinkron në gjuhën maqedonase dhe do të shfaqet edhe më 15 janar. Fillimi është me fillim prej orës 12. Nesër dhe më 16 janar në program është filmi i animuar “Me vranësira me mundësi për shi qoftesh”, më 12 dhe 18 janar “Marmadjuk” dhe më 13…
Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopatës së Ohrit z.z Steafan me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe ditës së emrit të tij – festës së Shën Stefanit, sot do të organizojë drekë tradicionale të Krishtlindjeve për kreun shtetëror. Në tryezën e Krishtlindjeve janë ftuar presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Dreka e Krishtlindjeve, tradicionalisht mbahet në rezidencën e kryepeshkopit z.z Steafan.