Author: Adijat

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Artan Grubi, i cili njëherit është kryetar i grupit për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së prej 6 deri më 11 shkurt 2018, do të qëndrojë në vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grubi, vizitën e punës në SHBA do ta shfrytëzojë që të realizojë më shumë takime, ndër të cilat edhe me z. Bred Berkli, drejtor i Këshillit Nacional për Siguri të Evropës në Shtëpinë e Bardhë, znj. Molli Monttomeri, këshilltare speciale e zv. Presidentit të SHBA- së, Majk Pens, gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë, znj. Laura Kuper, zëvendëssekretare shtetërore për Siguri në Pentagon, z Mejtu Pallmer,…

Lexo më Shumë

Familjarët e ngushtë të Komandant Arushës, informojnë se Nazmi Sulejmani nuk është vrarë por ka pësuar një sulm në zemër. Sipas tyre lajmi për ‘vrasje’ nuk është i vërtetë, transmeton Medial.mk. Nazmi Sulejmani ishte luftëtar i UÇK-së gjatë vitit 2001 në Haraçinë. Atë gjatë luftës e njohën me nofkën Komandant Arusha.

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike “Komunalec” këtyre ditëve është duke realizuar një aksion për pastrimin e shtratit të lumit Jahorka në fshatin Forinë. Shtrati i këtij lumi ishte shqetësimi të cilën banorët e këtij fshati ia shpalosën kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari me rastin e vizitës së tij që ia bëri paradokohe këtijfshati. “Për të realizuar këtë aksion kemi angazhuar mekanizimin tonë dhe punonjësit tanë dhe gjithë këtë e bëjmë me mjete vetanake të ndërmarrjes. Ishte kjo kërkesë e banorëve lokalë, që të mundësohet rrjedha e papenguar e ujit, por edhe të shmanget pamja e shëmtuar e këtij lumi i cili…

Lexo më Shumë

Gazetari Zoran Bozhinovski ka bërë të ditur se i burgosuri Mitko Cavkov ish drejtues i Policisë së shtetit , ka përfunduar në izolim për shkak se sic është shprehur ai përmes disa informacioneve jozyrtare në burgun “Skopje” mbrëmë ka ardhë deri te një përplasje fizike midis Cavkovit dhe shokut të tij të qelisë .Më parë ka ardhë deri te një përplasje verbale midis tyre ndërsa më pas edhe deri te përplasja fizike pasi shoku i qelisëe kishte pyetur ish kreun e policisë kush i ka ka shfrytëzuar paratë e vjedhura të popullit .Cavkov nuk ka mundur ta përpijë këtë dhe…

Lexo më Shumë

Diskutim publik rreth propozim ndryshimeve të Ligjit për gjykatat dhe Ligjit për këshill gjyqësor të Republikës së Maqedonisë do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Shoqatës së Gjykatësve të RM-së dhe Ministrisë së Drejtësisë. Diskutimi publik, siç thonë organizatorët, është drejtuar ndaj disa pikave të cilat janë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjeve sistemore lidhur me gjyqësinë, siç janë roli, kompetencat dhe llogaridhënia, avancimi, disiplina dhe mbikëqyrja e punës së gjykatësve nga ana e Këshillit Gjyqësor. Në debat është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e praktikuesve dhe ekspertëve vendorë, të cilët kanë

Lexo më Shumë

Deponia “Drislla” e cila nga ambientalistët konsiderohej si një ndër ndotësit më të madh të ajrit në vend, për minisitrin i Ambientit dhe Planifikimit Jetësor, Sadulla Duraku është ndër deponitë me kushte më të mira. Duraku më tej premton aksion për mbylljen e deponive të egra në të gjithë territorin. Neve me deponitë e egra kemi probleme në tërë territorin e Maqedonisë, kurse Drislla është njëra prej më të avancuarave nga deponitë tjera. Ministria e Ambientit Jetësor është duke punuar me një dinamik shumë të madhe që ne të fillojmë dhe të realizojmë projekte për mbyllje e deponive të egra…

Lexo më Shumë

Feni Industri sh.a. në falimentim nga Kavadari do të fillojë me punë pasi Bordi i kreditorëve solli vendim për arritjen e marrëveshjes për përpunimin e mineralit të nikelit në këtë kombinat me ofruesin e vetëm shoqatën GSOL, për kompensim minimal mujor prej 1.200.000 euro, kumtoi sot Bordi i kreditorëve të Feni Industri sh,a,-në falimentim. Vendimi i Bordit të kreditorëve është sjell njëzëri në seancën e mbajtur më 30 janar. Gjatë sjelljes së vendimit, siç kumtojnë, kanë dhënë llogari për mbrojtjen e interesave të kreditorëve dhe të punësuarve në kombinat në pajtim me Ligjin për falimentim. Kjo, theksojnë, veçanërisht ka të bëjë…

Lexo më Shumë

Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nills Muizhnieks, sot në konferencë për shtyp theksoi se autoritetet e Maqedonisë duhet të zbatojnë politika që nxisin integrim dhe mirëkuptim mes bashkësive etnike dhe të promovojnë kohezion social, njëkohësisht  duke e mbrojtur diversitetin. Muizhnieks, i cili është për vizitë pesëditore në Maqedoni, tha se Marrëveshja e Ohrit i ka dhënë fund konfliktit në vitin 2001 dhe solli deri te ndryshimet në rajone të caktuara, si përfaqësimi juridik i bashkësive, decentralizimi dhe përdorimi i gjuhëve, por, megjithatë kohezioni social nuk është arritur. “Shoqëria e Maqedonisë mbetet thellë e ndarë sipas…

Lexo më Shumë

Një vajzë e re është gjetur e vdekur të enjten në një toalet të qendrës tregtare Skopje City Mall. Jozyrtarisht, shkak për vdkjen është mbidoza e drogës, raporton Veçer. Dëshmitarët okularë kanë thënë se ekipet e MPB-së dhe krim-teknikës menjëherë kanë dalur në teren, transmeton Gazeta Lajm. Me urdhër të prokurorit, trupi ëhstë dorëzuar për obduksion, kurse shkaku për vdekjen zyrtarisht do të bëhet i ditur brenda këtyre ditëve. Në MPB e konfirmojnë rastin por nuk zbulojnë detaje më të hollësishme. Sipas policisë, bëhet fjalë për A.M. 30 vjeçare. Ajo është gjetur në toaletet e katit përdhesë të qendrës tregtare.

Lexo më Shumë

Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nils Muizhnieks sot do t’i prezantojë konkluzionet nga vizita e tij në Maqedoni. Gjatë vizitës, Muizhnieks pati takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrat e Drejtësisë, të Punëve të Jashtme, të Punës dhe Politikës Sociale, Arsimit dhe me ministrin e angazhuar për zbatimin e Strategjisë për romët. Muizhnieks realizoi takime edhe me anëtarët e Kuvendit të Maqedonisë. Në fokus të vizitës së tij ishin çështjet, të lidhura me promovimin e shoqërisë kohezive dhe inkluzive, aspekte të drejtësisë së tranzicionit dhe të drejtat e njeriut të romëve.

Lexo më Shumë

Qeveria ka nisur të shkarkojë funksionarët e ASH-së. Gjatë ditës së djeshme është shkarkuar drejtori i ndërmarrjes publike Agrobursa e Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi. Këshilli drejtues i kësaj ndërmarrje ka bërë shkarkimin e tij. Matoshi është një nga përfaqësuesit e lartë të ASH-së, pjesëmarrës i luftërave të UÇK-së në Kosovë dhe Maqedoni, deputet i PDSH-së që më pas kaloi në ASH. Shkarkimet vijnë vetëm dy ditë pasi që kreu i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se ka një tendencë të paqartë për mos shkarkimin e kuadrove të partisë së tij. “E them shumë haptazi, ne nuk jemi pjesë e qeverisë dhe kryeministri…

Lexo më Shumë

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë. Ajo do të pritet me një ceremoni ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërkaq do të vizitojë edhe qendrën për studime universitare në kazermën “Adem Jashari”. Shekerinska do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Lexo më Shumë