Brigada për mbrojtje nga zjarri e Bashkisë së Shkupit, për herë të parë pas 25 viteve do të bëhen me makina të reja zjarrfikëse me shkallë. Krahas tyre është planifikuar të blehen edhe katër makina tjera zjarrfikëse, që paraqet lëvizje të madhe sa i përket makinave të brigadës. Makinat do të blehen me mjetet e siguruara nga buxheti i Bashkis së Shkupit. Makina e re zjarrikëse me shkallë është paraparë që shkallët t’i ketë me lartësi deri 60 metra. Për momentin Brigada posedon vetëm dy makina të tilla, që i mori si donacion nga një firmë gjermane në vitet e…
Author: Adijat
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të thata, ndërkaq në vendet më të larta rrugët janë të lagështa. Borë po bie në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë, Strazhë, Presekë dhe Gjavatë, por që nuk paraqet problem për qarkullim të automjeteve. Ndalesë për qarkullim është vënë në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër që nga ora 09:00. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje – dalje nga shteti
Proceset gkyqësore kundër eksponentëve kryesor të ish regjimit të VMRO-DPMNE kursesi të marrin rrjedhën normale. Mbrojtja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, të akuzuar për shembjen joligjore të një objekti afarist, po përdorë të gjitha format e mundshme proceduriale për të shtyrë zhvillimin normal të procesit gjuqësorë. Kështu ndodhi edhe sot dhe vazhdimi i seancës është shtyrë për javën e ardhshme. Kërkesën për shtyrjen e gjykimit është bërë për shkak të mosdorëzimit të proçesverbalin dhe të dëshmive nga Prokuroria speciale, njofton Almakos. Edhe pse gjyqëtari Ognen Janevski pa dëshirë pranoi të…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaeri, si përgjegjës për mbarvajtjen e punës së Parlamentit, nuk tregon se si mendon të evitojë bllokadën e opozitës maqedone lidhur me miratimin e Ligjit për gjuhët, pasi kryetari Gjorge Ivanov refuzoi ta dekretojë, njofton Almakos. Kryetari Xhaferi tre ditë me radhë ka injoruar pyetjet e Almakos lidhur me masat që po ndërmerr për të kapërcyer pengesat për miratimin e Ligjit për gjuhët. Kjo nuk është hera e parë që kryetari i Kuvendit injoron pyetjet e mediave shqipe lidhur me punën e Kuvendit duke u arsyetuar me agjendën e ngjeshur. Nga ana tjetër, Xhaferi gjen kohë…
“Arben Taravari ka dashur ta vret Ziadin Selën”, kjo ishte akuza e sotme e ish kryetarit të Komunës së Gostivarit, me rastin e 100 ditëshit të parë të udhëheqësisë së re të komunës, raporton Portalb.mk. Këto akuza, Bejta i ndërlidh, që sipas tij, Taravari, gjatë kohës që ka qenë ministër i Shëndetësisë ka bashkëpunuar me persona të afërt me ish deputetin Kërsto Mukoski, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për shkak të hapjes së dyerve të Kuvendit në natën e përgjakshme të 27 prillit. “Duhet ta dijë opinioni se më 14.09.2017, ndërmarrjes Via Vevçani nga Struga Arben Taravari i ka…
Ngjyrat e flamurit të Maqedonisë, bashkë me flamujt e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 do të ndriçohen në ndërtesën e njohur të Nju Jorkut Empajar Stejt Billding. Ndriçimi është në nder të hapjes së sotme të edicionit të 23-të të Lojërave Olimpike Dimërore të cilat po mbahen në Pjongçang të Koresë Jugore. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndriçimi dhe rrotullimi i ngjyrave të flamujve të vendeve pjesëmarrëse në LOD, do të fillojë sot në orën 23:22 sipas kohës sonë.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot deklaroi se negociatat për autostradat nuk janë të bllokuara dhe se tani për tani nuk ka momente të reja. “Negociatat nuk janë të bllokuara, ndërkaq nuk ka momente të reja. Nga hera e fundit kur dhashë deklaratë, nuk ka momente të reja. Vazhdojmë me negociatat dhe kur do të ketë momente të reja dotë informoheni”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë takimit të sotëm në BNJVL.
Zyra për cështje kriminalistike në Prilep ka paditur Z.R (58), M.A (54), G.A(33), N.M(39), M.K (55) dhe S.K(37) që të gjithë nga Prilepi për keqpërdorimin të detyrës zyrtare, përcjell Aktuale.mk. I akuzuari i parë si drejtor në Ndërmarjen Publike ‘Higjiena Komunale’ në Prilep ka paguar dënim pas shkeljes së kosntatuar nga drejtoria e të Ardhurave Publike, me paratë e komunës edhe pse është deshur që të paguajë nga xhepi i tij. Të akuzuarit e tjerë të punësuar në Ndërmarjen publike e kanë votuar vendimin me të cilin i është lejuar që të bëhet pagesa e dënimin nga paratë e komunës
Shkupi dhe Varshava prej 1 qershorit të këtij viti do të lidhen me linjë të drejtpërdrejtë ajrore, kumtoi sot TAV Maqedoni dhe LOT Polish erllajns. Fluturime të kësaj linje do të ketë pothuajse çdo ditë, përkatësisht gjashtë herë në javë, përveç të dielën, me aeroplanë modernë Embraer. Biletat tashmë janë në shitje, përmes Qendrës së kontaktit të LOT, në faqen e internetit www.lot.com, dhe tek agjentët e shitjes. Embraerët e LOT çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte do të fluturojnë nga aeroporti “Shopen” në Varshavë në orën 10:35 në mënyrë që të arrijnë në Maqedoni në orën 12:40.…
Dy paralele në fshatrat e Gostivarit Forinë dhe Raven do të hapen gjatë këtij viti, informuan nga zyra për zhvillim ekonomik lokal pranë Komunës së Gostivarit. “Komuna e Gostivarit, nga programet e UNICEF-it fitoi grand me vlerë rreth 18 mijë euro për hapjen e dy qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Sipas planit, njëra paralele për fëmijë prej moshës tre deri pesë vjeçare do të hapet në fshatin Forinë, ndërsa tjetra në fshatin Raven, thonë nga Zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve pranë Komunës së Gostivarit. Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim, Komuna e Gostivarit për…
Hyn në procedurë ligji për paraqitje dhe evidentim të obligimeve përmes të cilit do të rregullohet obligimi të gjithë ata që disponojnë me mjete publike, t’i paraqesin borxhet e veta, paralajmëroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski. “Këto ditë në procedurë qeveritare do të hyjë Ligji për paraqitje dhe evidentim të obligimeve. Ky ligj do të mundësojë sigurim të transparencës dhe përforcimit të përgjegjësisë gjatë disponimit me mjete publike përmes evidentimit të plotë të obligimeve të ndërmarra, që u ka kaluar afati dhe nuk janë paguara në sistem adekuat elektronik nga ana e të gjitha organeve të pushtetit, institucioneve publike…
Në kuadër të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari nënshkroi dje Memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesen e UNDP-së, Luiza Vinton dhe me përfaqësuesin e Delegacionit të BE-së, Nikolas Bertolini. Në dy vitet e ardhshme UNDP do t’i ndajë komunës së Gostivarit 120.000 euro grand për projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Komuna e Gostivarit, sipas njoftimit të shërbimit për informim, është një ndër 5 komunat e vetme në Maqedoni që përfitojnë grand të këtillë nga UNDP, ndërsa është përzgjedhur sipas disa kritereve, ndërmjet të cilave…