Në kuadër të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari nënshkroi dje Memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesen e UNDP-së, Luiza Vinton dhe me përfaqësuesin e Delegacionit të
BE-së, Nikolas Bertolini.
Në dy vitet e ardhshme UNDP do t’i ndajë komunës së Gostivarit 120.000 euro grand për projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
Komuna e Gostivarit, sipas njoftimit të shërbimit për informim, është një ndër 5 komunat e vetme në Maqedoni që përfitojnë grand të këtillë nga UNDP, ndërsa është përzgjedhur sipas disa kritereve, ndërmjet të cilave diversiteti gjeografik, mundësia për kofinancim të granteve dhe financim transparent me shoqëritë civile.
Programi i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i kofinancuar nga UNDP dhe komunat, siguron mbështetje për projektet me interes publik dhe përmirësimin e shërbimeve komunale dhe cilësinë e jetës për banorët në komuna.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet projekteve për përfshirje sociale, barazi gjinore, grupeve të cenueshme, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Zelenskyy: Ndajmë të njëjtin synim me Trumpin për përfundimin e luftës
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vendimi i Gjykatës për Jeton Sylajn
- Durmishi: Çdo punëtor meriton kushte të sigurta dhe dinjitoze, siguria në punë është prioriteti ynë
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër
- “Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur
- LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni
- Hakmarrje e Ramës? 2 ditë pasi mbështeti protestat, Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit


