Probleme me komunikimin verbal, izolimi dhe mbyllja në vete, probleme të ndryshme fizike e psikike, janë vetëm disa nga çrregullimet e shumta që vijnë si pasojë e qëndrimit të tepërt të fëmijëve me pajisjet teknologjike. Kështu vlerëson psikologia Zemrijet Bela Veseli e cila kërkon që të bëhet kujdes i veçantë nga prindërit. Prindërit të kenë kujdes se çka sheh fëmija, për atë arsye vjen deri tek mos zhvillimi i komunikimit verbal. Kemi probleme ne paraqitjen e belbëzimit te fëmijët, paraqitjen e problemeve të ndryshme të komunikimit, dëmtimin e syve, obezitetin, etj. Edhe pse kemi rritje të teknologjisë, kemi ngecje tek…
Author: Adijat
Një aksident i rëndë ku ka edhe të lënduar ka nodhur sot rreth orës 15:00 në udhëkryqin midis rrugëve ‘Petar Culev’ dhe bulevardit ‘Arradhat Partizane’, përcjell Aktuale.mk. Sipas informacioneve të Skopjeinfo shkak i aksidentit është mos respektimi i dhënies së përparësisë. Policia po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërkaq qarkullimi i automjeteve po shkon ngadalë vetëm në një korsi./Aktuale.mk/
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 të hënën pritet të fillojë procesi i rigjykimit të rastit “Monstra”, ku nga e para do të shpaloset dosja e vrasjres së pesëfishtë që ndodhi më 12 prill 2012 pranë Liqenit të Smilkovës në periferi të Shkupit, informon INA. Procesi gjyqësor do të jetë në duart e gjykatësit Ognen Stavrev, pasi që Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme aktvendimin gjyqësor të shkallës së parë dhe të dytë, përmes së cilës shtatë shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm u lanë të lirë, por nën mbikqyrje. Të dënuarit janë: Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Haki Aziri,…
Qytetarët sot e vizituan Qendrën për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit në kuadër të ditës së saj të hapur që e organizoi Qyteti i Shkupit në drejtim të rritjes së transparencës së saj. Personat profesionist të punësuar në QMKQ vizitorëve ua shpjeguan kompetencat, mënyrën e funksionimit dhe aktiviteteve të këtij të këtij trupi, ndërsa gjatë vizitës u përgjigjën edhe në të gjitha pyetjet e qytetarëve të ndërlidhura me punën e QMKQ. “Profesionistët tanë që punojnë në QMKQ ua kanë afruar punën dhe u kanë sqaruar se në këtë Qendër është instaluar një sistem modern dhe kompleks për menaxhim me qarkullimin,…
Pala greke në takime ka qenë më e hapur në drejtim të publikimit të bisedimeve, thonë kështu analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend. Është pikërisht ndërmjetësi Nimic ai i cili ka projektuar edhe mënyrën e plasimit të informacioneve, se cila palë do të jetë më transparente,. Pala maqedonase ka një këndvështrim ndryshe ndaj gjithë këtij procesi. Opsionet e publikuara nga Nimic dhe palët kontestuese, sipas Zhidas Daskallovski nga Qendra per Krijimin e Strategjive politike, vështirë se do të mund ta ruajnë indentitetin. “Çfarëdo ndryshimi i emrit ,do të ketë ndikim se si si do të caktohen instiucionet vendore…
Prej orës 13:30, qarkullimi në aksin rrugor Kavadar (Rosoman) – Prilep, rreth 200 metra pas tunelit është normalizuar, kumtoi LAMM. Qarkullimi në këtë aks është zhvilluar në një korsi për shkak të aksidentit mes një automjeti transportues dhe një automjeti udhëtarësh. Në aksident është lënduar një person, i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Prilep.
Reshjet e borës gjatë orëve të fundit kanë rënduar komunikacionin në rrugën Gostivar – Mavrovë. Si pasojë e mbetjeve të borës dhe akullit që ka qenë në orët e mëngjesit, një makinë ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur. MPB ka theksuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e moskujdesit me shpejtësinë. Ndërsa mësohet se udhëtarët janë jashtë rrezikut për jetë. (INA)
Në Ministrinë e Financave sot u prezantua softueri më i ri i Byrosë për furnizime publike, me qëllim të mundësimit të transparencës më të madhe dhe llogaridhënies në procesin e lidhjes së marrëveshjeve për furnizime publike. Risi në sistemin e sendërtuar është publikimi i marrëveshjeve të lidhura, kontrolle falas të dokumentacionit të tenderit, kritereve dhe kushteve dhe për shkak të transparencës së vetë marrëveshjeve, mund të bëhen analiza të mëtutjeshme. Siç deklaroi zëdhënësja e Ministrisë, Jovana Avramovska, sistemi i ri mundëson analiza të personalizuara, që, sipas saj, është në drejtim të hapjes së transparencës, respektivisht dhënies së mundësisë të gazetarët…
Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe “falsifikim të parave”, policia e Strugës ka ngritur padi penale ndaj A.R (69) nga Gjeorgjia. Siç njoftojnë nga MPB, i padituri veprat i ka kryer më 7 nëntor 2017 në këmbimoren në rrugën “Marshall Tito” në Strugë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ai të punësuarit në këmbimore i ka kërkuar të këmbej para në shumë prej 60 mijë eurove. Duke shfrytëzuar këtë, i padituri të punësuarit i ka kthyer kartëmonedhë të falsifikuar prej 500 eurove dhe më pas është larguar”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen…
Për projektin “Dita e drurit” janë harxhuar 15 milionë euro, ndërsa efikasiteti ka qenë rreth 20 për qind. Sipas SDK, për palmat janë harxhuar rreth 500 mijë euro, ndërsa efikasiteti është zero për qind. Qeveria kërkoi raport nga ndërmarrja “Pyjet e Maqedonisë” për suksesin e aksionit të “Ditës së drurit” prej vitit 2008 deri në tetor të vitit 2017 edhe kur u shfuqizua, pasi ishin të pakënaqur nga rezultatet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Burime nga ndërmarrja thonë se komicioni që ka rishikuar efikasitetin e aksioneve dhe projekteve për mbjelljen e drunjve është miratuar, ndërsa para qeverisë do të prezantohet të martën…
15 emigrantë nga Pakistani, Shri Lanka dhe Avganistani, për momentin ndodhen në qendrën tranzite pranuese “Vinojug” në Gjevgjeli, ku janë vendosur pasi u kapën nga policia kufitare duke tentuar të futen në territorin e Maqedonisë. Sipas informacioneve nga policia kufitare, mungojnë 59 emigrantë, ndërsa situatën e cilësojnë si të qetë dhe stabile, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga ana e Njësisë rajonale të Qendrës për Shëndet Publik në Gjevgjeli, pas hetimeve të rregullta në qentrën “Vinojug” është konstatuar se emigrantët janë vendosur në kontejnera për qëndrim. Sipas vlerësimeve, higjiena në qendrën tranzite është në nivel të kënaqshëm i dhe ka mirëmbajtje./Telegrafi/
Bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, kanë shtuar zërat në mesin e shqiptarëve se edhe ata duan të jenë pjesë e mbylljes së këtij problemi, apo që zgjidhja e mundshme të reflektojë karakterin shumetnik të Maqedonisë. Forumi i intelektualëve shqiptarë, vlerëson se çdo zgjidhje që mund arrihet, nuk do të jetë e vlefshme për shqiptarët nëse nuk pasqyron realitetin në Maqedoni, si shtet ku jetojnë dy bashkësi të mëdha etnike, maqedonasit shqiptarët. “Pa një marrëveshje ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, çdo vendim, çdo emërtim i vendit do të jetë i pavlefshëm për arsye se praktika na ka mësuar…