Në Ministrinë e Financave sot u prezantua softueri më i ri i Byrosë për furnizime publike, me qëllim të mundësimit të transparencës më të madhe dhe llogaridhënies në procesin e lidhjes së marrëveshjeve për furnizime publike. Risi në sistemin e sendërtuar është publikimi i marrëveshjeve të lidhura, kontrolle falas të dokumentacionit të tenderit, kritereve dhe kushteve dhe për shkak të transparencës së vetë marrëveshjeve, mund të bëhen analiza të mëtutjeshme. Siç deklaroi zëdhënësja e Ministrisë, Jovana Avramovska, sistemi i ri mundëson analiza të personalizuara, që, sipas saj, është në drejtim të hapjes së transparencës, respektivisht dhënies së mundësisë të gazetarët hulumtues, qytetarët dhe secili që është i interesuar për furnizimet publike mundet vetë të hulumtojë dhe të bëjë analiza të bazuara në të dhënat me të cilat disponon Byroja për furnizime publike.
“Ajo që u bë fillimisht është hapja e marrëveshjeve dhe kjo ndodhi me vendim të seancës qeveritare dhe që nga muaji i kaluar marrëveshjet publikohen”, tha Avramovska dhe shtoi se ky është vetëm fillim i hapjes së transparencës dhe ky softuer në të ardhmen do të avancohet.
Nga ky vit të gjitha furnizimet publike do të kryhen në rrugë elektronike, që sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, është në drejtim të rritjes së transparencës drejt marrëveshjeve që janë lidhur.
Data 28.10.2026
Aktuale
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër
- “Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur
- LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni
- Hakmarrje e Ramës? 2 ditë pasi mbështeti protestat, Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit
- Hoxha promovoi pesë module digjitale nga projekti Kthesa e gjelbër përmes digjitalizimit
- Zajkova: Maqedonia ka nevojë për reforma konkrete, jo për premtime politike
- Qafë Bualli–Martanesh, rruga 22 milionë euro e “Be Is”, ‘Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi” që u shtrua dy herë (me letra) me asfalt dhe projekti ende s’ka përfunduar


