Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 të hënën pritet të fillojë procesi i rigjykimit të rastit “Monstra”, ku nga e para do të shpaloset dosja e vrasjres së pesëfishtë që ndodhi më 12 prill 2012 pranë Liqenit të Smilkovës në periferi të Shkupit, informon INA. Procesi gjyqësor do të jetë në duart e gjykatësit Ognen Stavrev, pasi që Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme aktvendimin gjyqësor të shkallës së parë dhe të dytë, përmes së cilës shtatë shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm u lanë të lirë, por nën mbikqyrje. Të dënuarit janë: Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq tanimë janë në Kosovë dhe se kanë vuajtur një dënim tjetër për posedim armësh ilegale, derisa drejtësia kosovare kishte refuzuar ekstradimin e tyre në mungesë të fakteve. Nga Prokuroria ende nuk kanë zbular se cili prokuror do të përfaqësojë aktakuzën, që ishte përpiluar nga Gordana Geshoska. Avokati Naser Raufi ka kërkuar që të ndryshojë aktakuza, dhe se ka kërkuar që rasti të kthehet nga e para, deri në fazën e hetimeve, pasi që ka pasur shumë lëshime. Më 12 prill të 2012 u vranë pesë të rinj maqedonas dhe një peshkatar, për të cilin thuhet se ka rënë viktimë pasi që kishte parë vrasjen e të rinjve dhe më pas është zbuluar nga vrasësit, të cilët e kanë ekzekutuar. Ky rast është përmendur edhe në aferën e përgjimeve, pasi që vet kryeministri Zoran Zaev kishte theksuar se ka dëshmi në “bombat” e publikuara për involvim të ish-funksionarëve të lartë dhe se zbardhja e tyre mund të nxis tensione në vend. (INA)
Data 28.10.2026
Aktuale
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër
- “Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur
- LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni
- Hakmarrje e Ramës? 2 ditë pasi mbështeti protestat, Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit
- Hoxha promovoi pesë module digjitale nga projekti Kthesa e gjelbër përmes digjitalizimit
- Zajkova: Maqedonia ka nevojë për reforma konkrete, jo për premtime politike
- Qafë Bualli–Martanesh, rruga 22 milionë euro e “Be Is”, ‘Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi” që u shtrua dy herë (me letra) me asfalt dhe projekti ende s’ka përfunduar


