Një shtetas turk dje ka kërkuar azil politik në Republikën e Maqedonisë, pasi që në hyrje të aeroportit “Shkupi” është arrfetsuar me pasaportë të falsifikuar. Siç informon MPB, dje në orën 10:00 në Vendkalimin kufitar – Aeroporti “Shkupi” në hyrje është paraqitur A.M. (25) nga Republika e Turqisë me dikument turk të udhëtimit. Pas kontrollit të kryer të pasaportës është konstatuar se personi është i evidentuar me masë të marrjes së dokumentit të udhëtimit, me kërkesë të Interpolit. Pas kontrollimit të dokumentit turk të udhëtimit dhe letërnjoftimit është konstatuar se janë të falsifikuara, ndërsa në bagazhin e tij është gjetur…
Author: Adijat
Grupi “Teamphamily”, i vetmi ekip shqiptarë që merr pjesë në garën e Red Bull, kundër 9 ekipeve tjera Maqedonase. Gara e Red Bull – Can You Make It, përfshin një udhetim falas, pa celular, por vetëm me kanaçe Red Bull. Udhëtimi i tre të rinjve nga Tetova do të jetë nëpër të gjithë Europën dhe do të mbarojë në Amsterdam. Për tu kualifikuar atyre u duhet vota juaj të cilën mund ta jepni çdo 24 orë, deri sonte në mesnatë. Ky grup i të rinjve Shqiptarë do të përfaqësojë Maqedoninë në këto gara në qoftË se ato dalin nga ky…
Kryetari i ASH, Ziadin Sela, ka mberritur në Gjykatën Themelore –Shkupi 1 për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 27 prillit, kur turmë priotestuesish hyri dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë duke sulmuar gazetarë e deputet, raporton Almakos. Furinë më të madhë të dhunës e përjetoi lideri I ASH, I cili është gjallë vetëm falë faktit se personat që kishin ushtruar dhunë ndaj tij, e mendonin të vdekur. Sot Sela ndodhet përballë në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij, pasi që e nëjta u shty herën e kaluar për ditën e sotme, për shkak të procesit të ngadaltë…
Qëdhënësi i Qeverisë Mile Boshjnakovski mes tjerash është përgjigjur edhe në pyetjen se deri ku janë bisedimet rreth çështjes së emrit dhe negociatat e filluara mes dyja palëve. “Hyjmë në fazë intensive të negociatave. MPJ e Maqedonisë dhe ajo greke dhanë sqarimet për ato takime krejt e krejt të mos dëmtojmë tutje procesin negociator. Çka është në interes të opinionit veçmë është e njohur”, ka thënë Boshnjakovski, raporton Medial.mk.
Ngjarje informative për reformat në furnizimet publike me përqendrim të veçantë në projekt-tekstin të ligjit për furnizime publike, do të mbahet sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Do të prezantohen reformat në furnizimet publike, pas ç’farë do të mbahet diskutim të përfaqësuesve të institucioneve kompetente me komunitetin e biznesit rreth propozimeve të tyre për projekt-tekstin e ligjit të ri për furnizime publike. Ngjarja është pjesë e projektit të USAID-it “Partneritet për rregullim më të mirë të biznesit”, që e zbaton “EPI QENDRA Internacional” me odat ekonomike në shtet, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë dhe Byronë…
Një banor i Berovës B.B.(75) i cili më 10 shkurt ishte paraqitur si i zhdukur, dje në orën 09:00, është gjetur i vdekur në rrugën “Damjan Gruev” në Berovë. Nga MPB kumtuan se është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Trupi i të vdekurit i është dhënë familjes për varrim.
Aparat „Vein Finder“ për gjetjen më të lehtë të venave te fëmijët e vegjël do të dhurohet sot në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve. Bëhet fjalë për donacion të Qendrës për dializë Diamed Maqedoni. Në promovimin e aparatit fjalim do të mbajnë drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve Katarina Stavriq dhe drejtoresha e Qendrës për Dializë, Vera Ivanova.
Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot do të marrin pjesë në krasitjen tradicionale të vreshtave në Kavadar dhe Negotinë. Është planifikuar që kryeministri Zaev të realizojë takime me bujqit e kësaj pjese dhe të takohet me kryetarët e komunës së Kavadarit dhe të Negotinës. Tradicionalisht, vreshtarët në ditën e Shën Trifunit, e cila ditë konsiderohet si mbrojtës i tyre, i krasitin mbjelljet e vreshtave. Shën Trifuni, konsiderohet si mbrojtës i vreshtave dhe frutave. Në këtë ditë, vreshtarët i krasitin degët e reja të vreshtave duke besuar se Shën Trifuni do ta…
Në qafën malore Presekë në orën nëntë të mëngjesit të sotëm është ndërprerë ndalesa për lëvizje për automjetet e rënda transportuese. Paraprakisht, në orën shtatë u hoq ndalesa në Gjavatë, ndërsa ende nuk mund të qarkullojnë kamionët në akset rrugore Strugë – Qafëthanë, pjesa nga Mavrova – Dibra, pjesa nga Strazha – fshati Kollarë dhe anasjelltas, si dhe vendkalimi malor Bukovë. Në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit ka ndalesë për automjete të rënda transportuese.
Anulohet seanca për rastin me gjyshin e Tamarës nga Velesi, Lupço Stojanovski, i cili ngarkohet për tentativë për vrasjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Seanca është anuluar për të mërkurën e ardhshme, sepse lënda ndodhet në Gjykatën e Apelit për shkak të ankesës së mbrojtjes ndaj paraburgimit të të pandehurit. Para Gjykatës duhet të deponohen raporte të reja psikiatrike nga NPSH “Spitali psikiatrik”- Shkup, nga të cilat duhet të vërtetohet nëse i pandehuri ka qenë në gjendje stabile psikike kur e ka kryer veprën penale. Stojanovski më 1 qershor të vitit të kaluar qëlloi në ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla…
Emri i ndërlikuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm dhe ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë është pozita, e cila në mënyrë gjithnjë e më të zhurmshme përmendet në palën greke në negociatat për emrin me Maqedoninë, të cilat edhe më tej janë në fokus të mediave greke. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos e përsëriti pozitën greke – emrin e ndërlikuar, i cili do të vlejë për të gjithë dhe do të jetë për përdorim gjithëpërfshirës. “Kjo do të thotë se nuk mund të jetë më ndryshe nga ndryshimi i emrit kushtetues të fqinjit dhe kjo, mendojmë se është…
Në rrugën Resnjë-Ohër përmes qafës malore Bukovë në orën 9:25 të mëngjesit të sotëm është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Paraprakisht, në orën nëntë u hoq ndalesa për kamionë në Presekë, ndërsa nga ora shtatë në Gjavatë. Në fuqi janë dalesat për qarkullim të kamionëve në akset rrugore Strugë – Qafëthanë, pjesa nga Mavrova – Dibra, pjesa nga Strazha – fshati Kollarë dhe anasjelltas, derisa në Tetovë – Kodra e Diellit ka ndalesë për automjete të rënda transportuese dhe autobusë. Për shkak të ortekut në afërsi të Manastirit të Bigorit…