Ngjarje informative për reformat në furnizimet publike me përqendrim të veçantë në projekt-tekstin të ligjit për furnizime publike, do të mbahet sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Do të prezantohen reformat në furnizimet publike, pas ç’farë do të mbahet diskutim të përfaqësuesve të institucioneve kompetente me komunitetin e biznesit rreth propozimeve të tyre për projekt-tekstin e ligjit të ri për furnizime publike. Ngjarja është pjesë e projektit të USAID-it “Partneritet për rregullim më të mirë të biznesit”, që e zbaton “EPI QENDRA Internacional” me odat ekonomike në shtet, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë dhe Byronë për furnizime pubnlie të RM-së. Janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Financave Dragan Tevdovski, drejtorit të Zyrës për zhvillim të USAID Maqedoni, Eduard Gonzales, ekspertes për direktiva evropiane për furnizime publike, Marian Lemke nga SIGMA dhe ekspertes nga fusha për furnizime publike Aneta Daneva Mostrova.
Data 28.10.2026
Aktuale
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion


