Anulohet seanca për rastin me gjyshin e Tamarës nga Velesi, Lupço Stojanovski, i cili ngarkohet për tentativë për vrasjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Seanca është anuluar për të mërkurën e ardhshme, sepse lënda ndodhet në Gjykatën e Apelit për shkak të ankesës së mbrojtjes ndaj paraburgimit të të pandehurit. Para Gjykatës duhet të deponohen raporte të reja psikiatrike nga NPSH “Spitali psikiatrik”- Shkup, nga të cilat duhet të vërtetohet nëse i pandehuri ka qenë në gjendje stabile psikike kur e ka kryer veprën penale. Stojanovski më 1 qershor të vitit të kaluar qëlloi në ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, pasi që ndërroi jetë mbesa e tij Tamara duke pritur operacion jashtë vendit. Ai akuzohet për tentativë për
vrasje dhe përpunim, armëmbajtje dhe tregtim joligjor të armëve ose materieve shpërthyese. Stojanovski për shkak të ekzistimit të rrezikut nga arratia dhe rreziku nga përsëritja e veprës penale është në paraburgim.
Data 28.10.2026
Aktuale
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion


