Author: Adijat

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 60 metra ka në aksin rrugor Dellçevë-vendkalimi kufitar Dellçevë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të lagështa. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion. Në grykat është e mundur paraqitja e rrëshqitjes së tokës, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë- Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti i…

Lexo më Shumë

Një person humbi jetën, një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë janë më lehtë të lënduar, në dhjetë aksidente trafiku të cilët kanë ndodhur mbrëmë vonë në rajonin e SPB Shkup. Njëzet e dy vozitës janë përjashtuar nga komunikacioni, pesë prej të cilëve kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Nga trafiku janë përjashtuar edhe 12 vozitës të cilët kanë vozitur para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin, ndërsa 29 persona kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Nga trafiku janë përjashtuar edhe 12 vetura të paregjistruara. Për parkim të parregullt janë…

Lexo më Shumë

Lënda për rastin e vrasjes së vogëlushit Almir Aliu do të rikaulifikohet  nga “ Vrasje me paramendim”, në “aksident në komunikacion”. Këtë e tha sot para deputetëtve kryeprokurori publik Lubomir Jovevski. Jovevski tha se vendimi së pari është marrë në Prokurorinë e Publike, para se ai të emërohej në postin  që mban tani. Megjithatë votimi për rikualifikim të lëndës në Prokurorinë Republikane është bërë pas emërimit të Jovevskit si kryerprokurorë Publik, gjë për të cilën është nevojitur edhe vota  e tij. Jovevski e këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, se a është…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës prej dje i ka marrë Komunës së Gostivarit kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve nëpër shkollat fillore nën arsyetimin se kryetari i kësaj komunë Arben Taravari ka shkelur ligjin. Në dokumentin  e Inspektoratit Arsimor Shtetëror, thuhet se Taravari ka shkelur ligjin me shkarkimin e drejtorit të shkollës  fillore “ Faik Konica”  që ndodhet në fshatin Debresh të Komunës së Gostivarit. “Ky proces zgjati pak si gjatë në komunën e Gostivarit, me qëllim që të jepet shans të respektohet Ligji dhe të mos shkohet me masat më radikale. Vendimin tasghmë është marrë, ndërsa sot  është…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare vlerëson se emërimi i deputetit Vesel Memedi për nënkryetarët e Kuvendit është shpërblim nga qeveria aktuale për rolin e tij destruktiv për pengimin e bashkimit të opozitës shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2016. Kryetari i sapo zgjedhur i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një intervistë për Almakos, thotë se për pamundësimin e bashkimit të opozitës, kanë pasur faj të gjithë nga pak, sepse nuk e kanë detektuar në kohë elementin negativ në mënyrë që të njëjtin ta anashkalonin. “ Kryetari i vulave të ndarë të RDK-së, luajti një rol shumë negativ. Arsyeja pse edhe krahu…

Lexo më Shumë

Avokatet e ish- ministrës së kulturës Elizabeta Kanceska Milevska kontestojnë ekspertizën e Prokurorisë speciale për rastin “Tenderet” dhe kërkojnë të veçohet nga dëshmit. Avokatët pohojnë se ekspetiza prej 700 faqesh është përpiluar nga eskpertë të një kompanie të huaj me licenca të skaduara. Ato konsiderojnë se ekepertet pas mbarimit të hetimeve në mënyrë joligjore kanë kërkuar nga Ministria e kulturës dokumente të reja. „ Kemi një situatë kur hetimet kanë mbaruar, është ngritur aktpadia. Do me thënë se ekspertiza është bërë. Por një muaj pas asaj nga ana e ekspertëve paraqitet kërkesa e re për konfirmim të fakteve në Ministrine…

Lexo më Shumë

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ende nuk ka zgjidhje për sistemin e nëpunësve shqiptar në administratën publike. Ministri Damjan Mançevski, thotë se shumë shpejtë do t’i sistemojnë administratorët të cilët me vite qëndrojnë në shtëpi dhe marrin rroga minimale. Mançevski thotëe se për sistematizimin e plotë të këtyre administratorëve duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për nëpunësit shtetëror dhe ligjeve tjera. “Dje në Kuvend ka nisur procedura për ndryshimin e katër ligjeve me propozim të deputetëve. Ata do të sistemohen edhe në shkolla, edhe në qendra rehabilituese, aty ku ka vende të lira në pajtueshmëri me arsimimin e tyre.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot u takua me Ketlin Çaba, ambasadore e posaemëruar të Kanadasë në Republikën e Maqedonisë, me seli në Beograd. Siç kumtoi pres-shërbimi i Kuvendit, gjatë takimit u konstatua se mes dy vendeve miqësore nuk ka asnjë çështje e hapur. U bisedua për mundësitë e përparimit të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë, si edhe për intensifikimin e kontakteve në nivel parlamentar, me ç’rast kryetari Xhaferi drejtoi ftesë të hapur ndaj kryetarit të parlamentit kanadez. Në këtë kontekst, kryetari i Kuvendit shprehu shpresë se së shpejti do të vijë…

Lexo më Shumë

Gjykata kushtetuese në seancën e sotme e vlerësoi kushtetutshmërinë e dispozitave nga Ligji për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë. Me këtë rast, Gjykata inicioi procedurë dhe shfaqi dyshime për kushtetutshmërinë e nenit 2 paragrafi 1 në pjesën “efekt i përmbushur i normuar” dhe paragrafët 2, 3, dhe 4 dhe nenin 7-6 paragrafët 1 dhe 3 nga Ligji për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë. Gjykata shfaqi dyshim në këto dispozita ligjore nga aspekti i qeverisjes së të drejtës. Parashtrues i iniciativës është Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) të përfaqësuar nga avokati Dimitar Petrovski. Ata konsiderojnë se “efekti i…

Lexo më Shumë

Seriozisht është shkelur pavarësia e Komisionit Rregullator për Energjetikë, i cili nuk i ka respektuar afatet për përcaktimin e çmimit të ujit, deklaroi në konferencë për shtyp zëdhënësi Mile Boshnjakovski. Vendimet janë marrë pas zgjedhjeve lokale në vitin 2017, sipas tij, kjo duhej të ndodhë në tetor të vitit 2016. Informacioni për detyrimet dhe afatet të cilat dalin nga Ligji për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të ujit është shqyrtuar në seancën e mbrëmshme qveritare. Nga analiza, siç ishte bërë e ditur, del se Komisionit Rregullator për Energjetikë nuk i respekton afatet e përcaktuara konform Ligjit për përcaktimin e çmimeve…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit është përzgjedhur si një nga pilot-komunat ku fillon të implementohet projekti i UNDP – Programi Regjional për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor. Në saje të aktiviteteve të parapara të projektit, OJQ dhe komuna do të mbindërtojnë njohuritë themelore rreth modelit transparent të financimit të OJQ si dhe do të krijohet metodologji për financimin e OJQ-ve nga buxheti komunal. Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti të hënën (26.02.2018) me fillim në ora 13:30, në sallën e Këshillit rinor pranë Komunës së Gostivarit, do të mbahet debat publik. “Ftojmë organizatat joqeveritare për pjesëmarrje në debatin publik në të…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar dokumentacioni dhe projekti për tenderin për ndërtimin e aksit të tretë hekurudhor në hekurudhën drejt Bullgarisë, në shtegun nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair, në gjatësi prej 23,4 kilometrave. Ndërtimi do të kushtojë mbi 350 milionë euro dhe sipas vlerësimeve të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve duhet të fillojë në vitin 2021, ndërsa të përfundojë në vitin 2025. Përmes hekurudhës brenda një dite duhet të transitojnë rreth 2.000 udhëtarë dhe 12 transhe ngarkesa, tregon fizibiliti studimi i përpunuar me projektin me të cilin u hartua dokumentacioni, i financuar me 3,4 milionë euro nga BE-ja. Në…

Lexo më Shumë